AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Sali Hasa shkarkohet për së dyti nga detyra

Pas vendimmarrjes së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin nga detyra të ish-prokurorit të Sarandës Sali Hasa, Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për shkarkimin e këtij magjistrati për shkelje të rënda, për shkak se është dënuar me vendim të formës së prerë për korrupsion e fshehje pasurie.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
15:57 | 17/07/2023
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Këshilli i Lartë i Prokurorisë gjatë mbledhjes së të hënës. Foto: Edmond Hoxhaj.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP vendosi të hënë më 17 korrik të pranojë kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ILD për caktimin e masës disiplinore “shkarkim nga detyra” ndaj ish-prokurorit të Sarandës, Sali Hasa, për shkak të dënimit të tij me formë të prerë për korrupsion dhe fshehje pasurie, pas hetimeve të SPAK ndaj një grupi të trafikut të drogës, që e çuan në pranga më 19 qershor 2021.

Afro dy vjet më parë, më 3 shtator 2021, Hasa u shkarkua nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, pasi u konkludua se kishte kryer deklarime të pasakta dhe kontradiktore për pasurinë, se kishte mungesë të burimeve, si dhe ishte përpjekur t’i fshehë ato. Pranimi i një sipërfaqe toke në bregdet dhe i favoreve të tjera u konsideruan në cënim të besimit të publikut tek drejtësia nga ana e KPK.

Gjatë seancës dëgjimore në KLP më 3 korrik, përfaqësuesit e ILD-së sqaruan se ndaj Hasës ishte filluar hetimi disiplinor me iniciativë, pas dënimit me formë të prerë nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me 2 vjet e 4 muaj heqje lirie për korrupsion dhe fshehje pasurie. Duke sjellë në vëmendje se dënimi penal i formës së prerë cilësohet si shkelje e rëndë disiplinore, ILD shkarkimin e Hasës nga detyra.

Përfaqësuesi ligjor i Hasës, avokati Ermir Dobjani kërkoi pezullimin e procedurës me argumentin se kishin depozituar rekurs në Gjykatën e Lartë dhe se duhej të pritej kjo vendimarrje. Ai u ndal gjatë në themelin e çështjes për të cilën është dënuar Hasa, duke pretenduar se i përfaqësuari prej tij është i pafajshëm. Por, KLP ka gjetur të drejtë kërkimin e ILD-së duke vendosur shkarkimin e Hasës.

 

Etiketa: bregdetDrejtësiaErmir DobjaniFshehje pasurieGjykataGjykata e PosaçmeGjykata e Posaçme e ApelitGjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e OrganizuarGjykatëhasILDInspektori i Larte i DrejtesiseKeshilli i Larte i ProkuroriseKLPKorrupsionKorrupsioni pasivKPKMASSali HasaSarandëShkarkimshkarkim nga detyrashtatorSPAK
I mëparshmi

‘Zhdukuni nga këtu’: Gazetarja e “Syri” përballet me presion në Rrogozhinë

Tjetri

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Agim Dalipaj

Tjetri
Prokurori Agim Dalipaj përballet me probleme të pasurisë dhe profesionalizmit

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Agim Dalipaj

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.