AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Avokatët e Fatmir Mediut kërkojnë gjykim të zakonshëm për Gërdecin

Pasi gjykata rrëzoi si të padrejtë dhe pa lidhje me procesin e ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu për çështjen e Gërdecit, një kërkesë të përfaqësuesve ligjorë të tij për të pritur shqyrtimin e një rekursi të familjarëve të viktimave në Gjykatën e Lartë për rifillimin e hetimit ndaj të pandehurit – një kërkesë e dytë për kalimin në gjykim të shkurtuar dhe marrjen e provave të reja solli shtyrjen e seancës për herën e gjashtë.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
3 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Fatmir Mediu në SPAK | Foto: LSA

Procesi gjyqësor për ish-ministrin e Mbrojtes, Fatmir Mediu lidhur me përgjegjësinë e tij në ngjarjen tragjike të vitit 2008 në Gërdec, ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën qindra të tjerë, u shty për të gjashtën herë të martën më 18 korrik. Shtyrja erdhi pas kërkesës së avokatëve të tij mbrojtës për revokimin e gjykimit të shkurtuar.

Në seancën e të martës kur pritej që të paraqiteshin konkluzionet përfundimtare, çështja mori rrjedhë krejt tjetër duke i hapur rrugë mundësisë për ndryshimin e mënyrës së gjykimit, nga ai i shkurtuar, në të zakonshëm.

Fillimisht u prezantuan disa prej të dëmtuarve dhe trashëgimtarëve ligjorë të viktimave të tragjedisë së Gërdecit të cilët kërkuan të jenë palë në gjykim. Ata u shprehën kundër akuzës së ngritur nga prokuroria ndaj Fatmir Mediut për “shpërdorim detyre” duke kërkuar që të shtohet edhe akuza e vrasjes, ose të shtohet pasoja e humbjes së jetës së të ndjerëve.

Përfaqësuesi ligjor i Mediut, avokati Henrik Ligori, megjithëse shprehu respektin e tij për ndjenjat e familjarëve të viktimave, kërkoi që gjykimi të vijonte sipas procedurave ligjore. Ai theksoi se akuza është tagër i prokurorisë.

Në vijim, avokati tjetër iu Mediut, Ardian Visha solli në vëmendje të gjykatës së në Gjykatën e Lartë pritet që në shtator të shqyrtohet një rekurs i ushtruar nga familjarët e viktimave ndaj vendimit të pushimit të çështjes së Mediut. Ai kërkoi që seanca të shtyhej deri në shpalljen e vendimit nga Gjykata e Lartë.

Ndërsa përfaqësuesi ligjor i viktimave dhe familjarëve të tyre e cilësoi pa lidhje atë çështje me gjykimin që po zhvillohet. Ai sqaroi se seanca për shqyrtimin e rekursit do të shqyrtohej me përparësi për shkak të heqjes dorë si pasojë e arritjes së qëllimit për fillimin e procesit penal ndaj Mediut.

Po ashtu, prokurori Klodian Braho u shpreh se vendimmarrja për rekursin nuk ka lidhje me procesin që po zhvillohet ndaj mediut, duke argumentuar se tashmë ishte shprehur dhe Gjykata Kushtetuese për fillimin e procedimit ndaj të pandehurit.

Pasi dëgjoi palët, gjyqtarja Irena Gjoka e cilësoi kërkesën të padrejtë. Ajo argumentoi se rekursi në Gjykatën e Lartë nuk ka asnjë lidhje me gjykimin dhe e rrëzoi kërkesën për shtyrjen e seancës.

Menjëherë, avokati Henrik Ligori pretendoi se bazuar në qëndrimet e gjykatës dukej se gjykimi i shkurtuar nuk po jepte garanci për një proces të rregullt ligjor e të drejtë. Ligori parashtroi një kërkesë të dytë, për revokimin e vendimit për shqyrtimin e çështjes me gjykim të shkurtuar, duke kërkuar që të merren në shqyrtim prova të reja dhe të pyeten dëshmitarë, që sipas tij do të vërtetonin se pafajësinë e Mediut.

Prokurori Klodian Braho solli në vëmendje se procesi është në fazën e diskutimit përfundimtar dhe se revokimi i gjykimit të shkurtuar bëhet kur ka pavlefshmëri apo papërdorshmëri të akteve e provave.

Avokati Ardian visha deklaroi se kërkonte që të pyeteshin subjekte që nuk janë pyetur më parë të cilët jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Itali. Ai theksoi se kontestonin aktin e ekspertimit lidhur me shkakun e zjarrvënies që shkaktoi shpërthimin. Madje, Visha u shpreh se nuk mund të besonin se gjithcka kishte ndodhur në mënyrë aksidentale. Ai pohoi se ishte I dyshimtë fakti se si diksuh me kamer me stativ kishte qëndruar përballë vendit të ngjarjes në Vorë dhe po filmonte pikërisht në momentin kur ndodhi ngjarja.

Duke i cilësuar hetimet e prokurorisë të dobëta, ai këmbënguli se ishte e nevojshme që të pyetej gazetari që kishte siguruar pamjet dhe të deklaronte se nga kush i kishte marrë.

Pasi u tërhoq në dhomë këshillimi, gjyqtarja Gjoka u shpreh se është e drejtë ekskluzive e të pandehurit që të heq dorë nga gjykimi i shkurtuar. Ajo konstatoi se sipas prokurorës së posaçme që Mediu ka lëshuar për mbrojtësit e tij, ata duhet ta përfaqësojnë në prani dhe në mungesë gjatë gjykimit të shkrtuar. Gjoka theksoi se për këtë kërkesë ose duhet të paraqitet personalisht i pandehuri, ose ai duhet të lëshojë një prokurë të posaçme për përfaqësuesit e tij lidhur me kërkesën për gjykimin e zakonshëm.

Megjithëse gjykata nuk i legjitimoi avokatët e Mediut në kryerjen e kësaj kërkese, ajo u kërkoi atyre që të paraqesin në mënyrë të detajuar provat e reja që duan të marrin, dëshmitarët që do të pyeten si dhe se çfarë mund të vërtetojnë me provat e reja. Duke sqaruar se gjyqësori merr ne gusht lejen vjetore, Gjoka e shtyu seancën e radhës për më datë 8 shtator, në orën 10:00.

 

Etiketa: AkuzaArdian VishadëshmitarëFamiljarët e viktimaveFatmir MediuGërdecGjokaGjykataGjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarGjykata KushtetueseGjykatëGjykatësgjykimGjyqHenrik LigoriHetimetIrena GjokaItaliKlodian BrahokushtetuesepasojaProkurprokurorProkuroriProkuroriaSeancaShpërdorim detyreshtatorShtetet e BashkuaraShtetet e Bashkuara të AmerikësSPAK
Tjetri
Shqipëria duhet të marrë masa ndaj forcimit të lekut

Problemi i ri ekonomik i vendit, qeveria e paaftë për të shpenzuar

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.