AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Problemi i ri ekonomik i vendit, qeveria e paaftë për të shpenzuar

Gjatë javëve të fundit, sektorë të ndryshëm të biznesit i kanë bërë thirrje Bankës së Shqipërisë të ndërhyjë për të ndalur forcimin e lekut në kursin e këmbimit, gjë që është refuzuar. Nga ana tjetër, qeveria ka në dorë ta zbusë situatën me një punë më pak të komplikuar se sa ndërhyrja në treg: duke zbatuar programin e vet të investimeve dhe duke shmangur akumulimin e panevojshëm të lekëve në llogarinë e saj në bankën qendrore.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
3 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gent Sejko, (djathtas), guvernator i Bankës së Shqipërisë, dhe Delina Ibrahimaj, Ministre e Financave, në një konferencë për shtyp. Foto: LSA

Shqipëria po përballet këtë vit me një fenomen që, ndonëse jo i pazakontë, duket se është më i theksuar dhe me më shumë pasoja: konkretisht, vendi po vuan nga akumulimi krejtësisht i panevojshëm i fondeve të konsiderueshme në llogarinë e qeverisë në bankën qendrore, për shkak të moszbatimit të planit të shpenzimeve buxhetore nga ana e ministrive të linjës. Problemi nuk qëndron vetëm në faktin që investimet e planifikuara nuk po kryhen, duke i hequr ekonomisë qarkullimin e një shume të majme parash, por edhe te fakti që suficiti buxhetor duket se ka një ndikim në kursin e këmbimit, duke mbajtur lekë jashtë tregut dhe duke shkaktuar forcim të lekut përballë euros.

Ministria e Financave njoftoi të hënën rezultatet paraprake të të ardhurave dhe shpenzimeve të buxhetit të shtetit për gjashtëmujorin e parë të këtij viti. [Link] Ministria raportoi një tejkalimi të parashikimit në të ardhura dhe mosrealizim të planit në shpenzime dhe në deficitin buxhetor. Sipas të dhënave, plani i realizua 105%, kryesisht për shkak të taksës së jashtëzakonshme mbi kompanitë e prodhimit të energjisë elektrike, ndërsa shpenzimet u realizuan në masën 91%.

“Niveli i sufiçitit për periudhën 5 mujore të vitit 2023 rezultoi në rreth 36.2 miliardë LEK nga rreth 6.3 miliardë LEK suficit i planifikuar,” shkruhet në deklaratë. Me pak fjalë, qeveria nuk ka shpenzuar afro 29 miliardë lekë, ose, me kursin aktual, gati 290 milionë euro, nga plani i fillimit të vitit. Ky mosrealizim i planit ka gjasa që është përgjegjës pjesërisht i forcimit të lekut në nivele të paarsyeshme dhe dëmtuese.

Lekët që qeveria nuk i shpenzon i mban në një llogari të vetën në Bankën e Shqipërisë, rrjedhimisht duke i hequr nga tregu dhe nga qarkullimi normal ekonomik.

Suficiti tejet i lartë buxhetor vjen si çudi edhe për faktin se këtë vit ka pasur zgjedhje, gjë që zakoninisht sjell nxitje për të shpenzuar paratë e buxhetit për asfalt elektoral e të tjera si këto.

Etiketa: Banka e ShqipërisëEuroMASMinistria e FinancavendikimpasojaQeveriashpenzimeshqipShqipëriaTreguzgjedhje
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar –Artur Cara– Prokuroria e Fierit

Skeda e pasurisë së deklaruar –Artur Cara– Prokuroria e Fierit

fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.