AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Kryeministri vendos kufizime për pyetjet në konferencat për shtyp

Gazetarët kufizohen të bëjnë vetëm pyetje për tema të paracaktuara në konferencat për shtyp të kryeministrit Edi Rama, duke u penguar kështu të kryejnë punën e tyre dhe të mos marrin përgjigje për çështje dhe ngjarje që përbëjnë interes publik.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
3 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama duke folur në një konferencë për shtyp në Tiranë, më 13 qershor 2023. Foto: LSA

Të martën pasdite kryeministria njoftoi për një konferencë për shtyp të kryeministrit Edi Rama fill pas mbarimit të një takimi informal me homologët e tij të Ballkanit Perëndimor. Që në çelje të konferencës Rama u tha gazetarëve të pranishëm se priste pyetje lidhur me këtë takim.

Ai refuzoi të përgjigjej kur gazetarja Ambrozia Meta e Syri Tv kërkoi një qëndrim mbi kërkesën e SPAK-ut për arrestimin e ish-zvkryeministrit Arben Ahmetaj dhe nëse qeveria do të rishikonte kontratat e inceneratorëve.

“Në faqen time në facebook e ke përgjigjen në mesazhin që u kam drejtuar shqiptarëve”- tha Rama, duke ripërsëritur të njëjtën gjë dhe kur Meta e pyeti për përfshirjen e familjarëve të afërt të deputetit socialist Rrahman Rraja në një sulm të dhunshëm ndaj qytetarëve.

Ky nuk ishte rasti i parë që Rama refuzon llogaridhënien në daljet e tij për mediat, duke kërkuar që pyetjet e gazetarëve të jenë vetëm për temën që ai zgjedh të flasë, duke refuzuar kështu të japë përgjigje për ngjarje të tjera që përbëjnë interes për publikun.

Gazetarët që ndjekin punën e qeverisë e shohin këtë praktikë si mungesë transparence të qeverisë dhe pengesë për punën e tyre të përditshme për informimin e publikut.

“Jo vetëm e pengon, por e bën thuajse të pamundur”- i tha BIRN-it, gazetarja Ambrozia Meta, pasi sipas saj, kryeministri nuk ka një komunikim javor me mediat, por edhe atëherë kur del u shmanget pyetjeve për aktualitetin politik.

“Që prej momentit kur nisën tensionet në veri të Kosovës dhe pas turit në Ballkan, Rama ka shmangur çdo pyetje që lidhet me zhvillimet në vendin tonë”- tha ajo duke e parë këtë sjellje të Ramës si shmangie nga përgjegjësitë e tij direkte për ngjarjet e fundit.

Ndërsa për gazetaren e A2CNN, Fiorela Beleshi refuzimi i Ramës për t’u përgjigjur për tema të nxehta politike nuk ka pse të ndikojë në profesionalizmin dhe punën e gazetarëve.

“Sigurisht që si gazetare do te donim që jo vetëm Kryeministri, por kushdo tjetër të na përgjigjej për pyetjet që ne mendojmë se janë me interes”- i tha ajo BIRN-it, ndërsa shtoi se, -“nuk imponojmë dot askënd sa pyetje apo çfarë pyetjesh të pranojë”.

Sipas Beleshit, më shumë se sa një koment i Ramës, – “transparenca e institucioneve qeveritare, që jo rrallë injorohet, do të ishte me më shumë vlerë”.

Agjencia për Media dhe Informim pranë kryeministrisë që organizon konferencat për shtyp të kryeministrit nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN-it se ku e bazonin këtë praktikë pune.

Ndërkaq, ekspertët e fushës e shohin këtë praktikë si një mekanizëm që cënon lirinë e medias dhe dëmton punën e gazetarëve.

Elvin Luku, pedagog pranë Departamentit të Gazetarisë në Universitetin e Tiranës, thotë se agjenda e qeverisë nuk mund të jetë edhe agjenda e medias dhe kjo gjë e dëmton dhe pengon punën e gazetarëve.

“Çdo përpjekje për të drejtuar, kufizuar apo për të përcaktuar se cilat do të jenë fushat mbi të cilat duhet të pyesin gazetarët, janë mekanizma që e kufizojnë lirinë e tyre”- komentoi Luku për BIRN.

Megjithëse daljet e planifikuara të kryeministrit mund të jenë për tema të caktuara, sipas Lukut, – “do ishte tërësisht joprofesionale për gazetarët e pranishëm, që në hapësirën e pyetjeve, të mos i drejtohen kryeministrit për problematika të rënda korrupsioni dhe abuzimi me detyrën, siç është afera e inceneratorëve”.

Luku i inkurajon gazetarët që të mos intimidohen nga “këto forma kontrolli”, por të insistojnë tek ato pyetje ku refuzohet dhënia e një përgjigje.

“Kreu i qeverisë dhe zyra e tij e PR-it do vijojnë përpjekjen për të dominuar agjendën e medias”, por sipas Lukut, – “mediat dhe gazetarët duhet të vijojnë me pyetje për temat apo investigimet që po zhvillojnë apo dhe çështje të tjera të rëndësishme të aktualitetit ditor”.

Si kufizim të punës së gazetarëve e përkufizon këtë praktikë edhe Edlira Gjoni, eksperte e komunikimit.

“Roli i gazetarëve është të gërmojë, të verifikojë dhe të kërkojë informacion nga burimi parësor, e jo duke u mjaftuar siç ju sugjerohet, “të lexojnë Facebook-un e politikanëve”- tha ajo për BIRN-in duke iu referuar konferencës së fundit të Ramës.

Gjoni shton se pyetjet e gazetarëve janë instrumente kyçe në kontrollin demokratik të qeverisjes dhe në sigurimin e llogaridhënies së përgjegjësive që duhen artikuluar. “Prandaj kufizimi i pyetjeve të gazetarëve në konferencat për shtyp të kryeministrit ka pasojë të dukshme”- thekson ajo, duke shtuar se,- “kështu injorohen, izolohen dhe tjetërsohen çështje madhore “jo-kryeministrore” që kanë të bëjnë me interesin publik”.

Sipas Gjonit, praktika që po ndjek Rama e kufizon lirinë e shtypit sepse frenon informacionin që mund të arrijë te publiku nga burimi parësor dhe – “kufizon aftësinë e gazetarëve për të bërë atë duhet të bëjnë: të detyrojë politikën ta ketë zët llogaridhënien dhe përgjegjësinë e pushtetit, ama të mos i largohet asaj”.

Gazetarja Anbrosia Meta beson se kjo teknikë nuk do t’i funksionojë gjatë nëse ajo dhe kolegët e saj nuk do t’i binden kërkesës së kryeministrit për të bërë pyetje vetëm brenda temës së paracaktuar.

“Nisur nga konferenca e fundit, të cilën Rama, e mbylli për pak minuta, i gjendur në kushtet kur askush nuk po e pyeste për temën që ai dëshironte, mendoj se kjo teknikë, nuk do t’i shërbejë për shumë gjatë Kryeministrit”- përfundoi ajo.

Etiketa: A2CNNAgjencia për Media dhe InformimAhmetajAMAAmbrozia MetaArben AhmetajBallkanBIRNEdi RamaEdlira GjoniElvin LukuFacebookgazetargazetareInceneratorKEKontrolliKorrupsioniKosovëKryeministriakufizimeMediaMetaPRPunëQeveriaRamaRefuzimiRrahman RrajaSHSPAKSulmSyri TVTiranëTransparenca
Tjetri
Artur Cara

Prokurori Artur Cara kundërshton barrat e provës për pasurinë

meta

Si u nda Gjykata Kushtetuese për mënyrën e arrestimit të Ilir Metës

10:16 | 15/06/2026
protest 2 e1781101587638

“Revolucioni i Flamingove” shkon përtej Kushnerit dhe zogjve

09:31 | 15/06/2026
Saga e ‘seancës paraprake’ për çështjen Veliaj, 4 muaj jashtë afatit

Lobimi i Erion Veliajt fokusohet tek institucionet që mbështesin SPAK në SHBA

09:28 | 15/06/2026
marjana koceku

Deputetja braktis PS-në ndërsa protestat kundër qeverisë zmadhohen

19:52 | 14/06/2026
Lufta për tregun e kokainës hedh dritë mbi lidhjet e krimit shqiptar në Suedi

Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës

10:44 | 14/06/2026
Nërtime, Tiranë, beton, pallate

Drogë – Beton: Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës

10:26 | 13/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.