AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Ndotja e ajrit kërcënon shëndetin e banorëve të kryeqytetit

Trafiku i rënduar i automjeteve, sanksionet e ulta ndaj ndotësve dhe norma e lartë e ndërtimeve të reja fajësohen nga ekspertët e mjedisit dhe organizatat e shoqërisë civile për ndotjen e ajrit në kryeqytet.

Armand KullaungaArmand Kullau
3 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Betoniere gjate punes per ndertimin e nje godine prane Rruges Mine Peza, ne Tirane.

Ndotja e ajrit konsiderohet si kërcënimi më i mprehtë për kohën ndaj shëndetit publik në botë. Sipas programit të Mjedisit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, OKB ndotja e ajrit shkakton 1,532 vdekje të parakohshme çdo vit në Shqipëri.

Monitorimet e kryera në qytetin e Tiranës nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit, AKM dhe disa organizata të shoqërisë civile nëpërmjet projektit ‘Green-AL, tregojnë se parametrat për një numër ndotësish janë më të larta se normat e lejuara nga Bashkimi Europian.

Sipas ekspertit të mjedisit, Ahmet Ahmeti ndotja e ajrit në Tiranë vjen nga mungesa e sundimit të ligjit dhe veprimeve të plogështa të institucioneve kundër subjekteve ndotëse.

“Shkaqet madhore për nivelet e larta të ndotjes janë korrupsioni i institucioneve ligjzbatuese, sanksionet e ulta ndaj ndotësve, mungesa në kuadrin ligjor e nënligjor dhe institucionet me personel të pakët, të pamotivuar dhe pa mjete dhe infrastrukturë të përshtatshme për punë cilësore”, tha eksperti Ahmeti për BIRN.

Të dhënat e bashkisë së Tiranës tregojnë se ajo vendos mesatarisht 45 masa administrative për ndotje të hapësirave publike çdo tremujor.

E pyetur nga BIRN mbi raportet e monitorimit, Bashkia e Tiranës nuk dha asnjë koment deri në publikimin e këtij shkrimi.

Sipas OKB-së ndotja e ajrit fajësohet për 7 milionë vdekje të parakohshme në të gjithë botën çdo vit. Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se ekspozimi mesatar i një personi në Shqipëri ndaj grimcave të imta është 3.8 herë më i lartë se norma e rekomanduar.

Ndotja e grimcave të imta është një faktor i rëndësishëm në vdekjet e shkaktuara nga diabeti i tipit 2, sëmundjet pulmonare, kanceri i trakesë, bronkeve dhe mushkërive, goditjet në tru, sëmundjet ishemike të zemrës, infeksionet e rrugëve të poshtme të frymëmarrjes dhe çrregullimet neonatale.

Për të ulur ndotjen e ajrit, në fillim të vitit 2022 Bashkia e Tiranës mori masa për të ndaluar qarkullimin gjatë ditës të mjeteve të tonazhit të rëndë në Tiranë, deri në orën 20.00 të mbrëmjes, masë e cila solli reduktimin e trafikut. Vendimi i bashkisë u kundërshtua nga Shoqata e Ndërtuesve.

Në kryeqytetin e Shqipërisë në Tiranë, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, AKM zotëron dy stacione monitorimi, një stacion statik të vendosur në Institutin e Higjenës në Rrugën e Elbasanit dhe një stacion lëvizës të vendosur në Sauk.

Gjatë vitit 2021 dhe 2022, këto stacione nuk kanë kryer matje për shkak të problemeve me mirëmbajtjen, e cila nuk është realizuar e plotë për gjatë gjithë vitit dhe kjo ka sjellë probleme në modulet e pajisjeve të ajrit urban.

Ndërkohë për periudhën Janar- Maj 2023, AKM-ja shprehet se janë tejkaluar normat për ndotjen e ajrit për dy tregues.

“Nga rezultatet e mësipërme  të monitorimit të kryera nga AKM rezulton që në qytetin e Tiranës kemi tejkalim të standarteve për PM10 dhe NO2, të dy tregues që vijnë nga djegia e lëndëve fosile (qymyri,nafta ,benzina etj në temperatura të larta) dhe trafiku,” tha AKM në një përgjigje nëpërmjet postës elektronike.

Ndotja e ajrit në qytetin e Tiranës është monitoruar gjatë vjeshtës dhe dimrit të vitit 2022 edhe nga një grup organizatash të shoqërisë civile si pjesë e projektit “Green-AL” nëpërmjet 400 pikave të monitorimit.

“Për parametrat CO2, NO2, PM10 dhe PM2.5 është vërejtur se vlerat e dala nga matjet e kryera janë më të larta se normat e vendosura nga Bashkimi Europian,” thuhet në një raport të botuar prej tyre në qershor 2023, të titulluar “Raporti mbi cilësinë e ajrit urban.”

“Lënda e grimcuar PM10 si edhe ajo pezull depozitohen në rrugët e frymëmarrjes dhe dëmtojnë mushkëritë deri në shkaktimin e kancerit”, shprehet eksperti i mjedisit Ahmet Ahmeti.

Ai pohon se substancat NO2 dhe SO2 përveç rrezikut mbi shëndetin e njerëzve sjellin dëme mbi ndërtesat dhe monumentet e kulturës duke ulur gradualisht cilësinë dhe fortësinë e tyre.

Raporti thekson se qyteti i Tiranës është një vend tepër i ndotur, mbi normat e lejuara. Kjo ndotje sjell në probleme shëndetësore të banorëve dhe ul ndjeshëm mirëqenien e tyre, duke i privuar qytetarët nga e drejta e tyre për të jetuar në një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm.

Për të ulur ndotjen e ajrit, eksperti i mjedisit Ahmeti sugjeron reduktimin e lëvizjeve të panevojshme të tepruara me makina/lëvizjet parazitare, ndalimin e personave që djegin mbetjet urbane ose bujqësore dhe strukturave shtetërore që lejojnë importimin e teknologjive të vjetëruara.

Eksperti i mjedisit tha se komuniteti duhet t’u kërkojë firmave të ndërtimit, largimin e mbetjeve, si dhe rregullimin dhe pastrimin e hapësirave ku kryhen këto ndërtime.

“Individi dhe komuniteti duhet të njohë efektet e dëmshme të ndotjes në shëndet, të reagojë në përmirësimin e gjendjes, si dhe të kërkojë të rriten sipërfaqet e gjelbëra të qytetit”, përfundoi Ahmeti.

Etiketa: AdministrativeAgjencia Kombetare e MjedisitAhmet AhmetiAKMBanorëBashkiaBashkia e TiranesBashkimi EuropianBIRNCO2DiabetiGreen-ALKorrupsioniligjzbatueseMakinaMASMasaMbetjet urbaneMjedisMjedisitMonitorimiMonumentet e KulturësnaftaNdotjaNdotja e ajritndotjeNO2OKBOrganizata Botërore e ShëndetësisëOrganizata e Kombeve te BashkuaraPM10PM2.5raportRaportet e monitorimitRaportiSHShoqata e NdërtuesveshqipShqipëriSO2TiranëtrafikuvdekjeVendimi
Tjetri
Gjyqtari Ervin Pollozhani jep shpjegime për burimet e apartamentit të bashkëshortes

Gjyqtari Ervin Pollozhani jep shpjegime për burimet e apartamentit të bashkëshortes

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.