AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPK

KPK largon nga detyra gjyqtarin e Durrësit, Vladimir Skënderi

Komisioni vendosi të shkarkojë nga detyra gjyqtarin e Durrësit, Vladimir Skënderi, pas konstatimit të një bilanci negativ në vlerë të madhe.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
11:40 | 24/07/2023
në KPK, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjyqtari Vladimir Skënderi pas vendimit të shkarkimit. Foto: Edmond Hoxhaj.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të hënën më 24 korrik vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Durrësit, Vladimir Skënderi. Vendimi nga trupa e KPK e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relator Roland Ilian dhe anëtare Pamela Qirkon.

Kur relatorja Bekteshi nisi të shpallte vendimin, gjyqtari Skënderi u shpreh se po paraqiste një kërkesë për riçelje të hetimit, por kryesuesja e trupës së KPK i solli në vëmendje se ishte momenti i dhënies së verdiktit për vetingun e zhvilluar ndaj tij dhe vijoi me paraqitjen e konkluzionit përfundimtar për këtë subjekt rivlerësimi, atë të shkarkimit nga detyra.

Gjatë seancës dëgjimore më 20 korrik, Skënderi u përball me një bilanc negativ në vlerën totale 23 milionë lekë për krijimin e pasurive dhe mbulimin e shpenzimeve. Ai kërkoi që në analizën financiare të përfshiheshin të ardhurat nga bujqësia e blegtoria; si dhe të ardhurat nga një lavazh dhe qiradhënia e një objekti, duke pretenduar se ato kishin qenë faktike, megjithëse nuk kishte paguar detyrimet tatimore për shkak se gjendeshin në një zonë informale, në Kamëz.

Vladimir Skënderi e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë si gjyqtar në Gjykatën e Vlorës ku punoi deri në vitin 2010. Ai e ushtroi funksionin në Gjykatën e Durrësit prej më shumë se një dekade, deri në momentin e shkarkimit.

Etiketa: AnalizëBlegtoriaBrunilda BekteshiGjykata e Rrethit DurrësGjykatëgjyqtarGjyqtarehetimi pasurorKamëzKomisioni i Pavarur i KualifikimitKPKPamela QirkorivlerësimiRoland IliaVendimiVladimir SkënderiVlorë
I mëparshmi

Gjyqtari Ervin Pollozhani konfirmohet në detyrë

Tjetri

Memolla i PS fiton zgjedhjet e përsëritura në Rrogozhinë

Tjetri
Memolla i PS fiton zgjedhjet e përsëritura në Rrogozhinë

Memolla i PS fiton zgjedhjet e përsëritura në Rrogozhinë

Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.