AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPA

Gjyqtari Erarbër Madhi kërkon t’i hiqet barra e provës për pasurinë e trashëguar nga prindërit

Madhi pretendoi se të ardhurat e të atit nga dietat e udhëtimeve janë mbajtur cash nga prindërit, të cilët i kanë përdorur këto të ardhura për blerjen e një apartamenti dhe për rrjedhojë, pasuria e krijuar nga trashëgimia nuk duhej të shtrohej për verifikim duke qenë se ai ishte në kushtet e pamundësisë për të verifikuar ligjshmërinë e të ardhurave të trashëgimlënësve.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
16:46 | 25/07/2023
në KPA, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjyqtari Erarbër Madhi dhe avokati i tij, Julian Mërtiri pas seancës në KPA. Foto: Vladimir Karaj.

Gjyqtari Erarbër Madhi kërkoi konfirmim në detyrë para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të martën, ndërsa avokati i tij e cilësoi atë “një aset për sistemin gjyqësor” dhe “një intelektual që mund të kontribuojë” për sistemin. Procesi i apelimit për këtë subjekt të rivlerësimit u mbyll në këtë  mënyrë me pretendimet përfundimtare të subjektit ndërsa trupi gjykues u tërhoq për vendim dhe njoftoi se vendimi do të shpallet të enjten.

Madhi ka punuar prej 19 vjetësh në sistemin gjyqësor në Fier, Vlorë dhe në Gjykatën Administrative të Tiranës që nga viti 2013. Ai u konfirmua në shkurt të këtij viti nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit me shumicë votash, ndërsa një prej anëtareve në opionin pakice deklaroi se mendonte se ai duhej shkarkuar, pasi pasuri me vlerë totale prej 20.7 milionë lekësh të trashëguar nga prindërit, duhej të ishin pasuri e fshehur e tij.

Në pretendimet përfundimtare, Madhi i qëndroi linjës së mbrojtjes në KPK duke pretenduar se i ati kishte vënë mënjanë paratë përmes punës së tij si ekspert i armëve kimike në shërbim të organizmave ndërkombëtare, si NATO, ndërsa ai gjendej në pamundësinë objektive për vërtetimin e ligjshmërisë së këtyre të ardhurave për shkak se NATO nuk ka kthyer përgjigje.

Avokati i tij theksoi gjithashtu se Madhit nuk mund t’i kërkohet barrë prove për vërtetimin e burimit të prindërve për shkak se këta të fundit janë ndarë nga jeta dhe nuk mund të konsiderohen persona të lidhur me të. Avokati Julian Mërtiri argumentoi se, nëse e ëma e subjektit nuk do të ishte ndarë nga jeta deri pas procesit të rivlerësimit, subjektit nuk do t’i dilte nevoja që të shpjegonte origjinën e këtyre pasurive dhe po kështu do të kishte ndodhur në rast se Madhi do të kishte kërkuar çeljen e trashëgimisë ligjore në përfundim të procesit të rivlerësimit dhe jo para tij.

Sipas Madhit, i ati numëron rreth 800 ditë pune udhëtimi, dietat për të cilat janë paguar cash. Nga këto para, ai pretendon se kanë lindur pasuritë, ndërsa thekson se paratë janë ruajtur cash në shtëpi për shkak se prindërit nuk kishin besim te sistemi bankar.

Argumentet e tij, të dhëna fillimisht në KPK, nuk e bindën Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit, i cili kërkoi apelim dhe shkarkim, dhe as komisionerin publik.

Në një seancë të mëparshme, vëzhguesi ndërkombëtar Steven Kessler pyeti nëse Madhe e dinte se në cilin vend në shtëpi ruheshin shumat e pretenduara cash, afërsisht 350 mijë dollarë.

“A mos ishin në një kuti këpucësh?” pyeti ai dukshëm me ironi.

Trupa e Kolegjit që ka marrë në shqyrtim çështjen e kryesuar nga Rezarta Schuetz, me anëtare Ina Rama, Albana Shtylla, Natasha Mulaj dhe Mimoza Tasi.

 

Etiketa: AdministrativeAlbana ShtyllaApelimArmëbesimErarbër MadhiFierFlorian BallhysaGjykata Administrative e TiranësGjykatëGjyqGjyqtareIna RamaJulian MërtiriKolegji i Posaçëm i ApelimitKomisioni i Pavarur i KualifikimitkonfirmimKPKMimoza TasiNatasha MulajNATOParaPunëRamaRezarta  SchuetzSHShkarkimSistemi bankarSteven KesslerTiranëVendimVendimi
I mëparshmi

KPA rrëzon kërkesën e prokurorit Kujtim Luli për pavlefshmëri të ankimit të komisionerit publik

Tjetri

Prokurorja Merita Selimi jep shpjegime për pasurinë dhe profesionalizmin

Tjetri
Prokurorja Merita Selimi jep shpjegime për pasurinë dhe profesionalizmin

Prokurorja Merita Selimi jep shpjegime për pasurinë dhe profesionalizmin

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.