AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPA

KPA rrëzon kërkesën e prokurorit Kujtim Luli për pavlefshmëri të ankimit të komisionerit publik

Prokurori Kujtim Luli pretendoi se Komisioneri Publik ka qenë në kushtet e konfliktit të interesit në çastin që ka kryer ankimimin ndaj vendimit të konfirmimit dhe për rrjedhojë, ankimimi është “absolutisht i pavlefshëm.” Kolegji i Posaçëm i Apelimit hodhi poshtë kërkesën dhe vijoi me pretendimet e palëve.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
16:35 | 25/07/2023
në KPA, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurori Kujtim Luli në seancën dëgjimore në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.

Kërkesa e prokurorit Kujtim Luli për të mbyllur proceduralisht ankimin ndaj vendimit të konfirmimit të tij në detyrë përmes pretendimit se një prej komisionerëve publikë ka qenë në kushtet e konfliktit të interesit në çastin e ankimimit, u hodh poshtë nga trupa gjykuese e KPA-së të martën, duke vijuar për rrjedhojë me pretendimet e palëve. Një pretendim i dytë i Lulit kundër Komisionerit Publik për mosndarje të analizës financiare me të, u hodh gjithashtu poshtë, ndërsa gjykata vendosi t’i lërë kohë Lulit për të hartuar kundërshtimet e tij duke lënë seancën e radhës më 18 shtator 2023.

Luli ka punuar në Prokurorinë e Përgjithshme, pasi e ka nisur karrierën në vitin 1992 si prokuror ushtarak. Ai përballet me pikëpyetje për një kredi të butë që ka përfituar në vitin 2003, me të cilën ka blerë një banesë në Tiranë. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vërejti se përfitimi i kredisë së plotë me vlerë 5 milionë lekë ngre shqetësime pasi Luli kishte një shtëpi më parë dhe sipas kritereve të kredisë së butë, atij dukej se i përkiste një kredi e pjesshme dhe jo e plotë. Pavarësisht kësaj, KPK nuk e konsideroi shkak për shkarkim këtë situatë dhe vendosi me shumicë votash konfirmimin e tij në detyrë në dhjetor 2020.

Komisioneri Publik, Florian Ballhysa kërkoi në apel shkarkimin e tij për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë. Sipas ankimit, Luli ka bërë  deklarimin e pasaktë dhe të pamjaftueshëm për shpenzimet e shkollimit të dy fëmijëve në SHBA, kishte pamjaftueshmëri burimesh për të përballuar shpenzimet, kishte deklarim të pasaktë të cash-it dhe likujditeve në bankë dhe kishte përfituar në mënyrë të padrejtë një kredi lehtësuese për apartamentin 105 metra në Tiranë.

Gjatë seancës së të martës u mësua se Luli fillimisht kërkoi përjashtimin e Ballhysës nga procesi i apelimit duke pretenduar se ai gjendej në kushtet e konfliktit të interesit, shkaktuar kjo nga një hetim penal i mëparshëm. Kërkesa e tij u mor në shqyrtim nga ish-komisioneri tjetër, Dariel Sina, i cili, e hodhi poshtë të pabazuar në ligj e në prova.

Në seancën e së martës, Luli ngriti sërish të njëjtin pretendim, kësaj here para trupës gjykuese, e cila përbëhej nga Natasha Mulaj, kryetare, Sokol Çomo, relator, dhe Albana Shtylla, Ina Rama, Rezarta Schuetz, anëtarë. Trupi gjykues e hodhi poshtë ankesën pasi dëgjoi Komisionerin Publik, i cili e konsideroi deklaratën e Lulit si “të pasaktë”.

Për rrjedhojë, procesi vijoi me pretendimet e komisionerit publik, i cili vuri sërish në dukje pikëpyetjet mbi deklaratën e pasurisë së Lulit. Sipas komisionerit, duke qenë se Luli kishte një apartament të përfituar nga procesi i privatizimit, ai nuk ishte i pastrehë dhe nuk mund të përfitonte kredi të butë të plotë, e cila, në atë kohë, jepej me interesa të mbuluara nga taksapaguesit për zyrtarët e lartë publikë. Sipas vendimit të qeverisë së kohës që i hapi rrugën këtyre kredive, në kushtet kur ai kishte një shtëpi por kishte nevojë për zgjerim, mund të përfitonte vetëm një kredi të pjesshme me interesa të subvencionuara nga taksapaguesit.

Ky i fundit bëri një kërkesë të re, duke argumentuar se analiza financiare e komisionerit publik nuk i ishte dorëzuar paraprakisht. Komisioneri vërejti se ai nuk bën analizë të re financiare, por bën interpretim ligjor të analizës së kryer më parë nga KPA.

Një vendim i dytë i ndërmjetëm e rrëzoi pretendimin e Lulit, ndërsa gjykata caktoi datën 16 shtator 2023 për të dëgjuar pretendimet e tij finale.

Etiketa: Albana ShtyllaAnaliza financiareAnalizëApelDariel SinaFlorianFlorian BallhysaGjykataHetimIna RamaKolegji i Posaçëm i ApelimitkomisionerKomisioneriKomisioneri PublikKomisioni i Pavarur i KualifikimitKPAKPKkrediKujtim LuliLigjLuliNatasha MulajParaprokurorProkuroreProkuroria e PërgjithshmeRamaRezarta  SchuetzSHBAShkarkimshtatorSokol ÇomoVendimzgjerim
I mëparshmi

‘Rruga e korrupsionit’: Prokuroria dremiti mbi dosjen e fondeve të BE për bujqësinë

Tjetri

Gjyqtari Erarbër Madhi kërkon t’i hiqet barra e provës për pasurinë e trashëguar nga prindërit

Tjetri
Kolegji riçel hetimin për çështjen ndaj Erarbër Madhit

Gjyqtari Erarbër Madhi kërkon t’i hiqet barra e provës për pasurinë e trashëguar nga prindërit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.