AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Goditet skema mashtruese, u zhvati 4.7 milionë euro qytetarëve italianë

Një hetim i përbashkët i prokurorisë italiane dhe SPAK ka zbuluar një grup të mirëstrukturuar që nëpërmjet mashtrimit me call center me aktivitet në Shqipëri, u ka zhvatur qindra shtetasve italianë rreth 4.7 milionë euro, para që pasi konvertoheshin në kriptovalutë përfundonin në llogari të huaja të pagjurmueshme në Letoni dhe Lituani.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
14:44 | 27/07/2023
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurori i SPAK, Ened Nakuçi dhe homologët italianë gjatë një konference për shtyp. Foto: LSA.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të enjten më 27 korrik se së bashku me prokurorinë e Pordenones në Itali kishte goditur një skemë tjetër mashtruese me call- center, e cila akuzohet se u ka zhvatur 4.7 milionë euro qytetarëve italianë.

Hetimet kanë nisur mbi bazën e një denoncimi të kryer në Policinë Postare në Pordenone të Italisë, ku nga verifikimet është zbuluar një skemë mashtrimi komplekse.

“Viktimat kontaktoheshin nëpërmjet telefonit dhe bindeshin nga mashtruesit për të investuar fillimisht shifra shumë të vogla, të cilat në dukje çonin në fitime stratosferike. Disa viktima në fakt, shihnin se si trefishohej investimi i tyre në pak ditë, duke i parë fitimet nëpërmjet platformave të falsifikuara dhe të konfiguruara enkas për to nga organizata kriminale me qëllimin për ta bërë sa më të besueshëm fitimin,” thuhet në njoftimin e SPAK.

Në kuadër të këtij hetimi është bërë e mundur të caktohen 14 masa sigurie “arrest në burg” dhe “arrest shtëpie” ndaj shtetasve shqiptarë, pjesëtarë të këtij grupi të strukturuar kriminal.

Prokurori i çështjes, Ened Nakuçi shpjegoi gjatë një konference për mediat se, nga përgjimet ka rezultuar se mashtruesit ishin mjaft të aftë në përdorimin e teknikave reale bindëse, aq sa kishin arritur të bindnin qytetarët e pafajshëm të investonin gjatë kësaj kohe qindra mijëra euro në llogari rrjedhëse jashtë shtetit. Sipas tij, në çdo transferim në hyrje rezultonte dhënia e një sasie BitCoin në favor të një ‘Portofoli’ të panjohur, duke humbur në këtë mënyrë gjurmët e parave.

Nga hetimet ka rezultuar se grupi i strukturuar kriminal kishte ngritur një call center të vërtetë, me role të ndryshme në brendësinë të tij – ku kishte operatorë të cilët merreshin me kontaktet e para me klientët duke verifikuar mundësinë e tyre për investim si dhe kishte konsulentë të cilët i ndiqnin hap pas hapi viktimat drejt investimeve me më shumë përfitim për ta.

Sipas SPAK, grupi funksiononte sipas skemave shumë të sakta, ku operatorët e call center, të cilët merrnin një pagë mujore, përfitonin bonus sa herë që përmbyllnin një investim, të ndarë sipas grupeve. Në krye të secilit grup ishte një drejtues i cili përveç se merrte një përqindje për investimet e realizuara, merrte edhe një bonus për mashtrimet e kryera nga operatorët e grupit të tij. Çdo drejtues nga ana tjetër i përgjigjej një administratori i quajtur supervizor, i cili përveç se merrte pagesën mujore më të lartë, merrte dhe përfitime të rëndësishme nga mashtrimet e realizuara nga të gjithë pjestarët e grupit kriminal. Përveç kësaj, ishin parashikuar edhe sanksione dhe dënime për ata që nuk do të arrinin të përmbyllnin kontratat.

“Bëhet fjalë për një sistem që i bënte operatorët ‘të mos kishin besim’ tek njëri-tjetri dhe të ishin në garë se kush ishte më i zoti për të përmbyllur kontrata dhe për të sjellë fitime; e gjitha kjo në dëm të qytetarëve të pafajshëm, viktima të kësaj gare absurd”, u shpreh Nakuçi.

Ai shtoi se nga hetimet janë identifikuar dhe përcaktuar teknikët përgjegjës të grupit të cilët administronin jo vetëm të gjithë infrastrukturën informatike të call center-it të ngritur, por dhe kujdeseshin për të fshehur dhe penguar hetimet ndaj tyre dhe identifikimit të call center-it në fjalë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në 12 banesa janë sekuestruar pajisje të ndryshme kompjuterike, si telefona, laptopë, USB dhe pajisje për prodhimin e Bitcoin.

. Në gjurimimin e destinacionit të parave janë përfshirë disa shtete anëtare të Bashkimit Europian ndër to Qipro, Lituania, Estonia, Hollanda dhe Gjermania. Sipas Nakuçit, më së shumti paratë i kanë humbur gjurmët në në llogari të huaja të kriptovalutës në Letoni dhe Lituani.

Në një investigim të mëparshëm, BIRN zbuloi se kompanitë e call center-ave të lidhura me një ish-zyrtar të lartë politik shqiptar, u bën ështylla operative e një rrjeti kriminal ndërkombëtar, i cili mashtroi gjatë pesë viteve qindramijëra viktima në të gjithë Evropën, duke u zhvatur miliarda euro.

SPAK u bënë thirrje punonjësve në këto call center-a që të ndërgjegjësohen dhe të mos bëhen pjesë e veprimtarive të paligjshme, por të punojnë ndërshmërisht në ato kompani të cilat nuk kanë aktivitet mashtrimin on line.

 

Etiketa: Arrestarrest shtëpieBashkimi EuropianBashkimit EuropianbesimBIRNBitcoinBurgCall centerEned NakuçiEstoniaEuroGjermaniGjermaniaGjurmëtHetimetHolandëInvestigimItalikonferenceLetoniLituaniMasaMjaftOrganizata kriminaleParaProkuroriProkuroriaProkuroria e PosaçmeProkuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarProkuroria italianeQiprosanksioneSkema mashtrueseSPAKviktima
I mëparshmi

Rama, ‘katharsis teatral’ me ndryshimet në Partinë Socialiste

Tjetri

Ish-anëtari i burgosur i Agimit të Artë do të kandidojë për Athinën

Tjetri
Ish-anëtari i burgosur i Agimit të Artë do të kandidojë për Athinën

Ish-anëtari i burgosur i Agimit të Artë do të kandidojë për Athinën

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.