AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Reportazhe

Mbetjet në liqenin e Komanit dëmtojnë turizmin në Alpe

Dhjetra fshatra përreth liqenit të Komanit i derdhin mbetjet në natyrë në mungesë të shërbimeve, ndërsa bashkitë shpallin pamundësinë për pastrimin e liqenit dhe kërkojnë ndihmën e ushtrisë.

Bashkim ShalangaBashkim Shala
12:37 | 29/07/2023
në Artikull kryesor, Mjedisi, Reportazhe
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjatë një aksioni pastrimi në liqenin e Komanit. Foto: Facebook.

Grykëderdhja e lumit të Shalës në liqenin e Komanit është një nga destinacionet më tërheqëse të Alpeve shqiptare gjatë viteve të fundit. Por imazhi i virgjër i zonës në skajin verior të Shqipërisë cënohet nga tonelatat e mbetjeve që notojnë në liqenin e Komanit.

Në bujtinën “Blini i Gurit t’Lekës” – që e ka marrë emrin nga një gojëdhënë për Lekë Dukagjinin, pronari Paulin Qeta thotë se hedhja e mbeturinave në liqenin e Komanit po e dëmton së tepërmi zhvillimin e turizmit në këtë zonë.

“Unë vetë personalisht në fillim të sezonit bëj dy-tre pastrime të liqenit të Komanit me varka që kanë fshatarët, duke i paguar ata, por prapë nuk e pastroj aq sa duhet,” tha ai për BIRN.

Liqeni i Komanit është një rezervuar mbi lumin Drin, i rrethuar nga kodra të pyllëzuara, shpate vertikale dhe gryka të thella. Rreth 90% e mbetjeve në liqen vijnë nga Fierza si dhe fshatrat e zonës së Fushë- Arrëzit dhe Tropojës.

Qeta fajëson për ndotjen si njësitë e pushtetit vendor, ashtu edhe banorët.

“Pushteti vendor nuk i mbledh mbeturinat, ndaj ata i hedhin këtu,” thotë ai.

Edhe Entela Kola, përgjegjëse e turizmit në bashkinë e Vaut të Dejës thotë se 12 fshatrat e njësisë administrative Temal ndikojnë në ndotjen e liqenit të Komanit. Shumë prej këtyre fshatrave janë braktisur nga banorët e tyre, por një pjesë kthehen gjatë sezonit të verës.

“Ne jemi si të thuash pika e fundit ku grumbullohen këto plehra të nisura nga vende të ndryshme. Kjo e penalizon liqenin e Komanit,” tha Kola.

Kompleksi turistik “Blini i Gurit t’Lekës” në lumin e Shalës. Foto: Bashkim Shala.

Njëherazi aktiviste në mbrojtjen e mjedisit, Entela Kola thotë se ka ndërmarrë aksione vullnetare pastrimi në liqen, por kjo është sipas saj e pamjaftueshme.

“Bashkia e Vaut të Dejës në bashkëpunim me shoqërinë civile dhe me disa të rinj, ku u bëmë 20 lundra bashkë,  kemi mbedhë gati 200 thasë me mbetje, por edhe kjo sasi është minore në krahasim me plehrat që vijnë në liqenin e Komanit,” shtoi ajo.

Kryetari i bashkisë Fushë-Arrëz, Hilë Curri i tha BIRN se janë 36 fshatra në territorin e bashkisë së tij që ndikojnë në ndotjen e liqenit, por ai shtoi se bashkia nuk i ka mundësitë financiare që të ofrojë shërbimin e pastrimit në secilin prej tyre.

“Ne si bashki e kemi të pamundur financiarisht të ofrojmë shërbimin e pastrimit për fshtatrat e kësaj bashkie ku përfshihen edhe 36 fshatrat që në mënyrë të drejpërdrejtë apo të terthortë ndotin liqenet e Komanit dhe të Fierzës,” tha Curri.

Bashkia e Fushë-Arrëzit ka shërbim pastrimi vetëm për qytetin e Fushë-Arrëzit dhe fshatin Kryezi, i përzgjedhur në projektin “100 fshatrat”. Sipas Currit, pjesa tjetër i hedh mbetjet në përrenj dhe lumenj, të cilët derdhen më pas në liqenin e Komanit.

Eksperti i qeverisjes vendore, Fatlum Nurja, i cili ka punuar dikur edhe si drejtor i HEC-it të Vaut të Dejës fajëson mungesën e shërbimeve të pastrimit nga ana e bashkive, po aq sa edhe banorët për situatën e krijuar. Nurja thekson gjithashtu se një tjetër faktor i ndotjes së liqenit vjen nga kalbja e drurëve – të cilët nuk pastrohen siç duhet nga shërbimi i Pyjores.

“Mbetjet plastike dhe kanaçet që hidhen nga dora e njeriut kanë të bëjnë me ndërgjegjësimin e njerëzve, por edhe me mungesën e shërbimeve nëpër njësitë administrative dhe fshatrave në zonën e liqenit,“ tha Nurja.

“Janë edhe ndotje tjera, që vijnë nga kalbja e drurëve në kurorën e liqenit,” shtoi ai, ndërsa theksoi se drurët e kalbur mund të dëmtojnë edhe agregatet e hidrocentraleve.

Fenomeni i kalbjes së drurëve e ka zanafillën para vitit 1985, kohë kur nisi puna për ndërtimin e turbinës së parë të liqenit të Komanit. Ndryshe nga liqeni i Fierzës, në Koman nuk u pastrua kurora e liqenit.

Korrikun e kaluar, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe ajo e Mjedisit, Mirela Kumbaro deklaruan nga Komani se Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, KESH do të realizonte mbledhjen dhe ndarjen e mbetjeve në liqen përmes një anijeje në dispozicion.

Por Paulin Qeta thotë se anija qëndron e ankoruar në breg dhe nuk u vu asnjëherë në funksion.

“Nuk ka hy asnjëherë me pastru liqenin. E kemi ngritë problemin disa herë si në ministrinë e Mjedisit e Turizmit, në media etj,” tha ai.

Si pjesë e grupit të punës për menaxhimin e sezonit turistik në qarkun e Shkodrës, Entela Kola i tha BIRN se kishte kërkuar me forcë “futjen e forcave të ushtrisë për pastrimin e liqenit të Komanit”.

Megjithatë, zgjidhjen afatgjatë ajo e sheh te ndërgjegjësimi i komunitetit.

“Nuk bëhet kjo ‘hajde marrim thasët e zinj dhe të pastrojmë liqenin. Kërkohet edhe ndërgjegjësim dhe kulturë në këtë drejtim,” përfundoi Kola.

Bashkia e Vaut të Dejës. Foto: Bashkim Shala,.

 

Etiketa: AdministrativeBanorëbashkiBashkiaBashkia Fushë-ArrëzBelinda BallukuBIRNEntela KolaFatlum NurjaFierzaHECHilë CurriKESHKorporata Elektroenergjetike ShqiptareKumbaroLekë DukagjiniLiqeni i FierzësLiqeni i KomanitLumi i ShalësmbetjeMediaMirela KumbaroMjedisiMjedisitNdotja e mjedisitndotjeParaPaulin QetaplastikePunaPunëPushteti vendorSHShalëshqipshqiptare
I mëparshmi

“Metamorfoza”: Investitori strategjik arrestohet për vrasje dhe organizatë kriminale

Tjetri

Anijet shqiptare ngecin në “listën e zezë’ të performancës

Tjetri
Zbulohen 14 pako të dyshuara me kokainë në Portin e Durrësit

Anijet shqiptare ngecin në “listën e zezë’ të performancës

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.