AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

KPK: Arsyet e shkarkimit të gjyqtarit Lazër Sallaku

Vendimi i arsyetuar i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit tregon se gjyqtari i Tiranës, Lazër Sallaku dështoi të provonte ligjshmërinë e një vlerë 40 mijë euro të deklaruar se i ishte dhuruar ish-bashkëshortes nga nëna e saj – shumë e cila shërbeu si burim për blerjen e një apartamenti dhe garazhi.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
18:15 | 31/07/2023
në Analiza, KPK
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjyqtari Lazer Sallaku pas seancës dëgjimore në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.

Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkarkua nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit më 26 maj 2023 pasi u konkludua se nuk kishte pasur burime të ligjshme për të justifikuar krijimin e pasurive. Ndërkohë, ai mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës ndërsa për profesionalizmin u çmua se kishte arritur nivel kualifikues, pasi nuk gjetur shkelje procedurale apo mosrespektim i të drejtave të palëve.

Vendimi për shkarkimin e Sallakut u morr nga trupa e KPK e kryesuar Pamela Qirko, me relatore Brunilda Bekteshin dhe anëtare Roland Ilian.

Lazër Sallaku ka punuar si avokat përpara se të niste karrierën në sistemin e drejtësisë dhe më vonë si inspektor i Këshillit të Lartë të Drejtësisë në vitin 2007. Ai u emërua gjyqtar në vitin 2010 dhe e ushtroi fillimisht funksionin në Gjykatën e Durrësit. Prej vitit 2013 e deri në shkarkimin nga detyra ai punoi si gjyqtar në Tiranë.

Pamundësia më e madhe financiare e Sallakut ka ardhur si pasojë e mosjustifikimit të ligjshmërisë së burimit të një vlere 40 mijë euro e deklaruar si e dhuruar ish-bashkëshortes nga nëna e saj, shumë që ka shërbyer për blerjen e një apartamenti dhe një garazhi në Tiranë.

Sipas vendimit të KPK-së, Sallaku ka dështuar të bindë trupën, si me arsyetimin ligjor, ashtu dhe me provat dhe argumentet e paraqitura.

Si burime krijimi për apartamentin me sipërfaqe 86.3 m2 dhe të një garazhi me sipërfaqe 22.9 m2 në kryeqytet, subjekti ka deklaruar të ardhurat nga pagat e tij, të ardhurat nga pagat e ish-bashkëshortes; dhurata e bërë ish-bashkëshortes nga nëna e saj; si dhe pjesa e trashëgimisë së ish-bashkëshortes nga babai i saj. Ai ka shënuar në deklaratën “veting” se vlera e kësaj pasurie është 46 mijë e 332 euro dhe se zotëron 50% të pjesës takuese.

Ndërkohë, ka rezultuar se pas dorëzimit të deklaratës veting, kjo pasuri është regjistruar në emër të gjyqtarit Sallaku. Po ashtu, ka rezultuar se ai ka marrë një kredi në nëntor të 2017-ës në shumën 36 mijë euro, me qëllim kompensim për pjesëtim pasurie bashkëshortore, blerje e pjesës takuese të ish-bashkëshortes në këtë apartament, pasuri që është vendosur si garanci hipotekore.

Komisioni konstaton se ndryshimi i pronësisë së apartamentit, duke u regjistruar vetëm në emër të subjektit ka ardhur për shkak të divorcit dhe dakordësisë së shprehur mes tij dhe ish-bashkëshortes në marrëveshjen e pjesëtimit të pasurisë.

Sipas marrëveshjes, është dakordësuar mes palëve që pasuria apartament + garazh të kalojë në emër të subjektit të rivlerësimit, me kushtin që ai do të duhet t’i paguajë ish-bashkëshortes A.S shumën 45 mijë euro.

Në vitin 2017, Sallaku ka deklaruar pagesën e shumës 45 mijë euro, me burim krijimi hua 11 mijë euro dhe kredi në shumën 36 mijë euro, pësr të cilat nuk janë gjetur probleme.

Por, sipas Komisionit, subjekti nuk ka provuar ligjshmërinë e burimeve të krijimit të këtyre pasurive. Në vendim thuhet se pagat e subjektit dhe të ish-bashkëshortes, si dy prej burimeve të deklaruara, janë të konfirmuara.

Për dhuratën e bërë ndaj ish-bashkëshortes nga nëna e saj në shumën 40 mijë euro, rezulton se Sallaku e ka deklaruar këtë rrethanë në vitin 2012. Gjatë një procesverbali të mbajtur në vitin 2014 në ILDKPKI, subjekti ka deklaruar se si burim i kësaj shume janë pjesa e dhënë nga vëllezërit e ish-bashkëshotes nga pronat të cilat i kanë pasur në qytetin e Durrësit.

Ai ka dorëzuar si provë një mandatpagesë të vitit 2004, ku saktësohet tërheqja e bërë nga nëna e ish-bashkëshortes e një shume prej 46 mijë e 200 euro. Ndërkohë, ka sqaruar se nuk disponon dokumentacion për pasuritë e shitura në Durrës.

Kur është pyetur nga Komisioni, Sallaku ka ritheksuar se kjo shumë është dhuruar nga nëna e ish-bashkëshortes së tij, e cila e ka disponuar shumë kohë përpara martesës me vajzën e saj dhe shumë kohë përpara se ata të kishin krijuar lidhje.

Ai ka pohuar se nuk ka komunikim me ish-bashkëshorten e cila sipas tij ka krijuar një familje tjetër në Itali, atje ku edhe nëna e saj ka ndërruar jetë. Subjekti ka theksuar se mandati për shumën e tërhequr në vitin 2004, provon burimin e ligjshëm të dhurimit.

Por, KPK ka konstatuar se nëna e ish-bashkëshortes nuk ka pasur ndonjë pasuri në emër të saj. “Dokumentacioni i depozituar nga subjekti si në procesverbalin e mbajtur në ILDKPKI në vitin 2014 , edhe gjatë hetimit administrativ, për të provuar burimin e ligjshëm të shumës së dhuruar prej 40.000 euro, është i pamjaftueshëm dhe, në këto kushte, duket se nuk provohet burimi i krijimit”, citohet në rezultatet e hetimit paraprak të KPK-së.

Duke mos e konsideruar në analizë shumën e dhuruar nga nëna e ish-bashkëshortes, Sallaku ka rezultuar me bilanc negativ në vlerën 4.8 milionë lekë në vitin 2012 për krijimin e gjendjes cash 40 mijë euro dhe mbulimin e shpenzimeve. Nga analiza financiare paraprake janë gjetur balanca negative për kursimet edhe në vitet 2010 e 2011, përkatësisht në shumat 167 mijë lekë dhe 1.1 milion lekë. Për rrjedhojë, gjatë periudhës 2010-2012 është konstatuar një bilanc negativ në shumën totale 6.1 milionë lekë, duke rezultuar në pamundësi për blerjen e apartamentit dhe garazhit, gjetje për të cilat Sallakut i është kaluar barra e provës.

Ai ka këmbëngulur që të mos i kalohet barrë prove për shumën që ish-bashkëshortes i është dhuruar nga nëna e saj, duke argumentuar se ajo vlerë është krijuar shumë kohë para martesës dhe njohjes mes tyre e për rrjedhojë nuk ka lidhje me procesin e rivlerësimit.

KPK i ka rrëzuar argumentet e subjektit për të shmangur nga rivlerësimi shumën që i është dhuruar ish-bashkëshortes. “[…]Trupi gjykues çmon se rrethanat mbi të cilat ngrihet ky pretendim i nënshtrohen detyrimit ligjor që kanë subjektet e rivlerësimit, sipas nenit D, pika 3 e Aneksit të Kushtetutës dhe nenit 30 të ligjit nr. 84/2016, në raport me situatën faktike të kësaj çështjeje dhe pasojat që ka passjellë mosprovueshmëria e kësaj të ardhure në procesin e rivlerësimit të tij”, shprehet Komisioni dhe vlerëson se ligji për vetingun e ngarkon subjektin dhe personin tjetër të lidhur që, në kuadër të marrëdhënies së dhurimit të konfirmuar, të justifikojnë ligjshmërinë e burimit të krijimit të shumës në fjalë, që ka shërbyer për krijimin e pasurisë që subjekti ka përfituar.

KPK vëren se apartamenti është përfituar kur subjekti ka qenë në martesë dhe në detyrë, kur fillimisht Sallaku dhe ish-bashkëshortja kanë qenë blerës, ndërsa aktualisht ai rezulton si pronari i vetëm.

Po ashtu, konstatohet se subjekti e ka poseduar në mënyrë të vazhdueshme këtë pasuri, duke nisur që prej vitit 2012 kur ka jetuar me qira.

“Subjekti ka kontribut në këtë pasuri, e cila është derivat i kursimeve bashkëshortore në cash, përfshirë edhe dhurimin prej vitit 2012 e deri në vitin 2014 kur janë kryer pagesat, kohë kur subjekti po ashtu ka qenë në detyrë”, citohet në vendim dhe shtohet fakti se është një pasuri e shënuar në deklaratën “veting” e për rrrjedhojë subjekti ka pasur detyrimin ligjor që të shpjegojë bindshëm burimin e krijimit të saj.

Në vendim thuhet se institucioni i ASHK-së në asnjë rast nuk konfirmoi pasuri në emër e llogari të vjehrrës së subjektit, në çfarëdolloj mënyre fitimi. Ky fakt ka mbetur i pandryshuar edhe kur subjekti ka paraqitur shpjegime në funksion të barrës së provës.

“Pavarësisht qëndrimit të subjektit në seancë dëgjimore se ai është i pamundur të gjejë dokumentacion për shkak të divorcit e rrethanave të tjera, trupi gjykues konstaton se nga ana e subjektit gjatë këtij procesi nuk rezulton asnjë përpjekje për të provuar burimin e ligjshëm të shumës së dhuruar”, citohet në vendim ku sqarohet se ky vlerësim bazohet në faktin se Sallaku nuk ka bërë asnjë përpjekje të disponojë dokumentacionin e kërkuar në kohën kur ka qenë në martesë dhe bashkëjetonte edhe me vjehrrën e tij, sikurse ka deklaruar.

Lidhur me diferencat negative në vitet 2010 dhe 2011, subjekti ka pretenduar se ato janë konstatuar si rrjedhojë e mosllogaritjes së shumave të përfituara nga shitja e një automjeti të llojit “Mitsubishi” dhe një skafi të vogël.

Duke iu referuar jurispudencës së KPA-së, Komisioni vlerëson se këto shuma nuk mund të llogariten përderisa nuk janë deklaruar nga ana e subjektit si gjendje cash, fakt që është pranuar dhe prej tij.

Përfundimet e hetimit paraprak të Komisionit lidhur me balancat negative kanë mbetur të pandryshuara, që janë konsideruar rrethana të mjaftueshme për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Lazër Sallaku.

Etiketa: Analiza financiareASHKblerjeBrunilda BekteshiDurrësEuroFamiljeGjykata e Rrethit TiranëGjykatëGjykatësgjyqtarGjyqtarehetimi pasurorhuaILDKPKIInspektorItaliKomisioni i Pavarur i KualifikimitkompensimKPAKPKkrediLazer SallakuPagatPamela QirkoParapasuriaraportrivlerësimiRoland IliaSHTiranëVendimVendimiVendimi i arsyetuarVeting
I mëparshmi

Shqipëria arreston ish-luftëtarin e UÇK-së për ta ekstraduar në Hagë

Tjetri

Gjykata e Lezhës dënoi dy të akuzuar për dhunën ndaj gazetarit Elvis Hila

Tjetri
Akuzohen se përdhunuan një 15-vjeçare gjykata lë në burg 5 të arrestuarit

Gjykata e Lezhës dënoi dy të akuzuar për dhunën ndaj gazetarit Elvis Hila

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.