AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Protesta e qytetarëve të Divjakës konfirmon problemet në ‘incineratorin’ e Fierit

Pas publikimit të një video - regjistrimi në të cilën dëgjohet kryetari i Bashkisë Divjakë duke ofenduar banorët që protestojnë ndaj mënyrës së trajtimit të mbetjeve urbane, i zgjedhuri më 14 maj, Josif Gorrea sqaron se për disa probleme në incineratorin e Fierit e kanë pasur të pamundur të shkarkojnë atje dy kamionë me plehra, që i kanë kthyer dhe derdhur në një venddepozitim të hershëm të mbetjeve urbane të njësisë vendore që ai drejton.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
3 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme, Mjedisi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Fusha e mbetjeve dhe inceneratori i Fierit që po shërben vetëm si venddepozitimi. Foto:Valbona Davidhi

Një video e regjistruar nga banorë të Bashkisë Divjakë teksa ata diskutonin nëpërmjet telefonit me kryetarin e kësaj njësie vendore, Josif Gorrea lidhur me mënyrën e trajtimit të mbetjeve urbane pranë banesave të tyre, shfaq një komunikim jo etik të kryetarit të zgjedhur më 14 maj, si dhe problemet që ka incineratori i Fierit në funksionimin e tij.

“Këta kanë pretendime që mos të derdhen më. Le të mbulohen thonë. Po vetëm të mos derdhen më”, dëgjohet t’i komunikojë Gorresë kërkesat e banorëve, një prej personave që ndodhet mes tyre.

Në atë moment, dëgjohet kryetari i Bashkisë Divjakë, i cili me ton të lartë ofendon një prej protestuesve.

“Protestat t’i kishte bërë 10 vite më parë ai Like k…va aty. Para 10 vjetësh ti kishte bërë. Sot ai nuk më bënë dot mua p..dhë, thuaji atij Likes”, dëgjohet të shprehet Gorrea.

I pyetur nga BIRN se si po vepron Bashkia Divjakë në menaxhmin e mbetjeve urbane, kur kjo njësi vendore është përcaktuar që në këtë drejtim të mbulohet nga Incineratori i Fierit, Gorrea tha se janë duke u dërguar tek djegësi. Sipas tij, video është regjistruar para rreth 15 ditëve dhe në atë moment djegësi i Fierit kishte pasur probleme dhe për këtë arsye kishin shkarkuar në një vendgrumbullimi mbetjesh urbane të mëparshme në territorin e Bashkisë Divjakë.

“Aty atë ditë janë hedhur dy kamionë më mbetje pasi ka pasur raste që djegësi i Fierit nuk ka punuar. Kishte probleme ato ditë dhe i shkarkuam aty dy kamionë dhe po i mbulonim”, pohoi Gorrea dhe sqaroi se atë ditë nuk kishte pasur mundësi t’i shkarkonin në landfillin e incineratorit e për këtë arsye ishin kthyer dy kamionë prapa. Por, ai këmbënguli se kishin filluar t’i mbulonin menjëherë mbetjet e depozituara në vendgrumbullimin e vjetër.

Sipas Gorresë, aktualisht nuk ka pasur më probleme në incineratorin e Fierit dhe po vijojnë t’i shkarkojnë atje.

“Video ka 15 ditë që është bërë. Ata janë ish-punonjës të Bashkisë Divjakë. Ne shkuam dhe i mbuluam. Ajo është një pikë grumbullimi prej 15 vjetësh. Ajo situatë ka ndodhur për shkak të qefmbetjeve si pasojë e riorganizimit të organikës së bashkisë. Nuk janë banorë, por punonjës dhe ish-punonjës. Është prerja e fijeve të abuzimeve me detyrën, pasi rrinin kot”, pohoi Gorrea gjatë një komunikimi telefonik.

Ai pranoi se kishte tejkaluar normalitetin lidhur me fjalorin e përdorur. “Edhe njeriu ka momente dhe ai ka qenë një moment i keq. Ndodhi pasi u provokua nga një punonjës bashkie që i ka hedhur mbetjet urbane atje për dhjetë vjet dhe merret tani me mua që kam rreth një muaj në drejtim të bashkisë. Unë me atë isha i nxehur se më ka provokuar dy tre herë më parë”, tha Gorrea.

Skandali i incineratorëve nisi në vitin 2014 me një vendim të qeverisë për të shpallur një emergjencë mjedisiore, si justifikim për të dhënë koncesionin e incineratorit të Elbasanit. I njëjti grup kompanish mori më pas koncesion për incineratorin e Fierit dhe atë të Tiranës. Dy koncesionet e para janë konfiskuar nga prokurorët, ndërsa dy javë më parëu vendos edhe sekuestrimi i kompanisë që operon kontratën e incineratorit të Tiranës. Prokuroria e Posaçme njoftoi se hetimi paraprak ka zbuluar se Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë pronarët e vërtetë të projektit dhe se kompania ka lëshuar miliona euro fatura të falsifikuara, të paguara nga taksapaguesit e Tiranës, Durrësit e bashkive fqinje me të.

Të dhënat e bilancit të kompanisë të publikuara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, si dhe të dhënat e pagesave të thesarit të buxhetit të shtetit tregojnë se, deri në kohën e sekuestrimit në gusht 2023, fusha e mbetjeve të Tiranës duket se u ka kushtuar taksapaguesve minimalisht 100 milionë euro. Incineratorët e Fierit dhe Elbasanit i kanë kushtuar buxhetit të shtetit rreth 50 milionë euro të tjera.

Etiketa: BanorëBashkiaBashkia DivjakëBIRNEuroFierFushaIncineratorIncineratoretJosif GorreaKlodian ZotoKoncesionKoncesionetmbetjeMbetjet urbaneMirel MertiriMjedisiParaprokurorProkuroriaProkuroria e PosaçmeProtestaProtestatQendrën Kombëtare të BiznesitSHTiranëVendimvideo
Tjetri
shpronesimet

Trajtimi i mbetjeve në landfillin e Sharrës, korrupsion dhe paligjshmëri

sandra

“Korporata Aruba”: SPAK godet skemën e miliardave të drogës dhe kullave në Tiranë

16:55 | 12/06/2026
shqiperia 1

Po ja iku ky, kush do të vijë?!

10:50 | 12/06/2026
laguna

SPAK: Skema e dyshuar e pastrimit të parave pas shitjes së tokave në Zvërnec

09:05 | 12/06/2026
SPAK heton kontratën e lobimit të PD-së në SHBA

Shtetet e Bashkuara heqin sanksionin ‘non grata’ ndaj Sali Berishës

19:58 | 11/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Katërmbëdhjetë të akuzuar si pjesë e ISIS dënohen me 112 vjet burg

15:50 | 11/06/2026
640 0 1737360265xkushi 919

Ishulli si magjepsje

15:00 | 11/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.