AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Presidenti kalon në heshtje ligjet e kontestuara të qeverisë

Presidenti Bajram Begaj nuk ushtroi të drejtën për dekret për ligjet e diskutueshme të qeverisë për mjekët e rinj si dhe për legalizimin e kanabisit mjekësor, ndërsa ligji për Akademinë e Shkencave ka sipas Presidencës afat deri në mesnatë.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
15:14 | 15/08/2023
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dhe kryeministri Edi Rama pas një takimi. Foto: LSA.

Presidenti Bajram Begaj ka kaluar në heshtje, pa dekret, dy ligjet e fundit të qeverisë për masat ndaluese për mjekët e rinj dhe legalizimin e kanabisit mjekësor – nisma ligjore këto që u kundërshtuan respektivisht nga studentët e Mjekësisë dhe nga opozita.

Një ligj i tretë për Akademinë e Shkencave, që i jep mundësinë kryetarit Skënder Gjinushi që të kandidojë për një mandat të dytë, nuk është dekretuar gjithashtu nga Begaj, por sipas zyrës së shtypit të Presidencës, afati për dekret skadon mesnatën e së martës.

Të tre ligjet u miratuan në seancën e fundit të parlamentit në të gdhirë të datës 21 korrik, pavarësisht kontestimeve nga opozita dhe shoqëria civile.

Ligji për mjekët e rinj i detyron studentët e Mjekësisë që të punojnë deri në pesë vite në Shqipëri, përpara se të marrin diplomën, ose në të kundërt do të duhet të paguajnë tarifat e studimeve. Përmes një vale protestash, studentët e Mjekësisë e kundërshtuan këtë ligj si diskriminues dhe të pakonsultuar.

Me kërkesën që të mos dekretonte ligjin, studentët u pritën më 25 korrik në një seancë dëgjimore nga presidenti Begaj, i cili, sipas zyrës së shtypit, “dëgjoi me vëmendje shqetësimet dhe sugjerimet e tyre”.

“Presidenti siguroi përfaqësuesit e studentëve se do të shqyrtojë me seriozitet të gjitha argumentet e paraqitura prej tyre, si dhe argumentet e relatuara nga ligji para se të veprojë sipas kompetencës dhe procedurës kushtetuese,” njoftoi pas takimit zyra e shtypit.

Të martën, Presidenca i tha BIRN se kreu i shtetit ka vepruar në përputhje me nenin 84/2 të Kushtetutës. Sipas këtij neni, ligji quhet i shpallur në qoftë se presidenti nuk ushtron të drejtën e dekretit.

Ligji me të cilin qeveria pretendon se do të ndalojë eksodin e mjekëve për punësim në vendet e BE-së, kryesisht në Gjermani, u fut me procedurë të përshpejtuar në parlament. Duke përdorur terminologjinë “Trajtimi i veçantë” dhe “Punësim me prioritet”, qeveria parashikon klauzola detyruese për gjithë studentët e rinj dhe për ata që janë aktualisht duke ndjekur studimet.

Edhe ligji për legalizimin e kanabisit mjekësor, një tjetër projekt i debatueshëm i qeverisë, ka kaluar në heshtje nga presidenti, ndërsa pritet qëndrimi që do të mbajë për ligjin për Akademinë e Shkencave, i cili u miratua nëpërmjet një procedure të kontestuar fort nga opozita.

Sipas Kushtetutës, Presidenti është hallka e fundit e procesit të miratimit të një ligji të ri. Ai ka të drejtë t’i kthejë ligjet për diskutim në parlament, kur ka argumente ligjore kundër tyre,  ose të dekretojë shpalljen e tyre që i paraprin si akt ligjor hyrjes në fuqi.

Që nga zgjedhja e tij si president para një viti, presidenti Begaj ka kthyer vetëm një ligj të qeverisë në Kuvend, atë për dekoratat, ku prekeshin drejtpërdrejt kompetencat e tij në dhënien e dekoratave.

 

Etiketa: Akademia e ShkencaveBajramBajram BegajBEBIRNEdi RamaEksodi i mjekëveGjermanikushtetueseKuvendKuvendi i ShqiperiseLegalizimi i kanabisitLigjMjekmjekënismaOpozitaParaparlamentPresidencaPresidenca e ShqiperisepresidentProjektligji per mjeket e rinjPunëQeveriashqipShqipëriSkënder Gjinushistudent
I mëparshmi

Koncesioni i Rinasit; terminal i mbingarkuar, çmime të kripura dhe fitime marramendëse

Tjetri

Argumentet e KPA për lënien në fuqi të konfirmimit të Elona Toros

Tjetri
Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e gjyqtares Elona Toro

Argumentet e KPA për lënien në fuqi të konfirmimit të Elona Toros

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.