AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Koncesioni i Rinasit; terminal i mbingarkuar, çmime të kripura dhe fitime marramendëse

Aeroporti ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’ në Rinas, koncesioni që u zgjat me 13 vjet pa garë nga qeveria e kryeministrit Edi Rama, njoftoi pak ditë më parë udhëtarët që të paraqiten në terminal tre orë para fluturimit. Por ndërsa qytetarët udhëtojnë në mjedise të mbingarkuara, kompania koncesionare depozitoi raportin vjetor financiar në QKB, ku tregohet se fitimet neto të saj arritën në shifrën marramendëse prej 31 milionë eurosh, gati tre herë më shumë se sa kapitali aksioner.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
3 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Aeroporti
Kryeministri Edi Rama, Zv/kryeministrja dhe ministrja e infrastrukturës dhe energjisë, Belinda Balluku dhe Presidenti i Kastrati Group, Shefqet Kastrati duke ecur në katin e dytë të Aeroportit “Nënë Terezaë në Rinas, | Foto: LSA

‘Tirana International Airport’ Sh.p.k, kompania koncesionare që menaxhon aeroportin ndërkombëtar të Tiranës, rriti të ardhurat e veta në nivelin rekord prej 8.3 miliardë lekësh ndërsa realizoi fitime neto prej 3.1 miliardë lekësh gjatë vitit 2022, bëhet e ditur nga të dhënat financiare të kompanisë të depozituara në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Sipas të dhënave, kompania rriti të ardhurat me 48% duke përfituar nga shtimi i volumit të fluturimeve ndërsa fitimet u rritën me 87%. Sipas vendimit të aksionerit të vetëm, Shefqet Kastrati, 27 milionë euro nga fitimet neto të vitit 2022 kalojnë si divident për pronarin ndërsa 2.4 milionë i lihen kompanisë.

Të dhënat historike financiare të kompanisë tregojnë se shqiptarët kanë paguar mes viteve 2009 dhe 2022 mbi 600 milionë euro për menaxhimin e aeroportit ndërsa aksionerët e ndryshëm të kompanisë kanë fituar gjatë kësaj periudhe gati 190 milionë euro.

Shefqet Kastrati është pronari i shumë kompanive me aktivitete në fusha të ndryshme, nga tregtia e karburantit te turizmi apo ndërtimi. Përveç koncesionit të aeroportit të Rinasit ai kontrollon dhe kontratëm e koncesioneve të të autostradës Rrëshen-Kalimash, si dhë është i lidhur me kompaninë që ka marrë në koncesion aeroportin e Kukësit.

Çmime të larta, shërbim i mbingarkuar

Qeveria socialiste e ish-kryeministrit Fatos Nano nënshkroi kontratën e parë koncesionare të aeroportit me një konsorcium të përbërë nga dy kompani gjermane dhe Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndërmarrjeve. Kompania u shit disa herë dhe aksionerët e saj dolën vazhdimisht me fitime të stërmëdha, pasi investuan një kapital themeltar minimal prej më pak se 10 milionë eurosh, ndërsa paguan me kredi dhe me të ardhurat investimet për ndërtimin e një terminali të ri.

Të ardhurat dhe fitimet e kompanisë u rritën në mënyrë progresive ndërsa shqiptarët fituan të drejtën për të lëvizur pa viza në zonën Shengen dhe numri i turistëve të huaj u rrit gradualisht. Në vitin 2010, të ardhurat e kompanisë ishin 4.1 miliardë lekë ndërsa fitimet ishin 1.2 miliardë. Në vitinn 2015, të ardhurat u rritën në 4.9 miliardë ndërsa fitimet arritën në 1.6 miliardë.

Kompania nuk pësoi vit me humbje as në vitin 2020, vit kur për pjesën më të madhe të kohës, fluturimet ajrore u pezulluan për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri. Sipas të dhënave financiare, aeroporti i Rinasit pati 3.2 miliardë lekë të ardhura dhe 529 milionë lekë fitime.

Në të njëjtën kohë, një kompani kineze që e kishte blerë aeroportin më parë, vendosi ta shesë atë të kompania Kastrati për 70 milionë euro. Blerja shkaktoi çudi për shkak se kontrata koncesionare mbaronte në vitin 2027, sipas një shtese kontrate të bërë nga qeveria “Rama”.

Por menjëherë pas blerjes, qeveria “Rama” propozoi në Kuvendin e Shqipërisë zgjatjen e kontratës së koncesionit në 35 vjet, zgjatje kjo që u bë pa garë dhe në dëm të interesave të qytetarëve, të cilët janë teorikisht pronarë fundorë të aeroportit.

Ndërsa numri i udhëtarëve u rrit, kompania koncesionare duket se ka bërë investime të pamjaftueshme për të përballuar fluksin shtesë ndërsa pak ditë më parë, njoftoi udhëtarët se duhej të paraqiteshin tre orë para fluturimit, nga dy orë që është standardi normal kudo nëpër botë.

Koncesioni aktual skadon në vitin 2039. Sipas normës aktuale të fitimeve, shtesa e kontratës së miratuar nga maxhoranca socialiste do t’i kushtojë shqiptarëve edhe minimalisht 500 milionë euro të tjera.

Etiketa: Aeroporti i RinasitautostradEuroFatos NanoFushainvestimeKastratiKoncesionKoncesioniKontrata koncesionarekrediKuvendiMaxhorancaNene TerezaParaQendrën Kombëtare të BiznesitQeveriaRamaRinasSHShefqet KastratiShengenshqipTIATiranaTirana International AirportTiranëturistTurizmiviza
Tjetri
‘Cenon të drejtat e Presidentit’: Begaj kthen ligjin e qeverisë për dekoratat

Presidenti kalon në heshtje ligjet e kontestuara të qeverisë

gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.