AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Beteja për mbrojtjen e lagunës së Nartës mbërrin edhe në Gjermani

Organizatat mjedisore me qendër në Gjermani, EuroNatur dhe BUND, u bëjnë thirrje autoriteteve gjermane që të anulojnë mandatin e konsulencës për aeroportin e Vlorës nga aeroporti i Mynihut, për shkak të kërcënimeve ndaj mjedisit.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
15:02 | 16/08/2023
në Artikull kryesor, Lajme, Mjedisi
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Drejtori ekzekutiv i EuroNatur, Gabriel Schwaderer dhe kryetari Rajonal i BUND, Richard Mergner në kantierin e ndërtimit të aeroportit të Vlorës. Foto kortezi: Richard Mergner.

Mergner in front of construction site poster at Vlora Airport

Organizatat EuroNatur dhe BUND me qendër në Gjermani, në një deklaratë të përbashkët për shtyp të mërkurën, kërkuan tërheqjen e Aeroportit të Mynihut (MAI) nga projekti për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, për shkak të dëmit që parashikohet të sjellë në mjedis.

Ndërtimi po bëhet afër lagunës së Nartës, një zonë e mbrojtur me rëndësi të veçantë për migrimin ndërkombëtar të shpendëve në Shqipëri, pavarësisht kundërshtimit të fortë nga organizatat mjedisore vendase dhe ato ndërkombëtare.

Pas një ekspedite në zonë, drejtori ekzekutiv i EuroNatur, Gabriel Schwaderer dhe kryetari Rajonal i BUND, Richard Mergner, paraqitën para mediave problematikat që mbart ky projekt.

“Ne kemi parë tufat e flamingove që jetojnë atje në Lagunën e Nartës – aeroplanët do të fluturojnë pikërisht në këtë zonë të mbrojtur,” apeloi Mergner.

“I bëjmë thirrje qeverisë bavareze, qeverisë federale dhe qytetit të Mynihut si aksionarë të MAI-t të sigurojnë që mandati i konsulencës për Aeroportin e Vlorës të anulohet dhe MAI të tërhiqet nga projekti,” shtoi ai.

Ndërsa Schwaderer, drejtori ekzekutiv i EuroNatur, e quajti të “paimagjinueshme” ndërtimin e një  aeroporti në mes të një zone të mbrojtur.  “Edhe Parlamenti Europian dhe Komisioni Europian kanë kritikuar ashpër ndërtimin e aeroportit dhe kanë bërë thirrje qeverisë shqiptare të ndalojë këtë projekt, i cili është i dëmshëm për natyrën,” tha ai duke kërkuar që gjatë negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë të mos injoroheshin apelet e BE-së.

Në mars të vitit 2022, kryeministri Edi Rama tha se aeroporti i Mynihut do të ishte operator i Aeroportit të Vlorës dhe përdori emrin e tij si një garanci për standardet e projektit të qeverisë.Por sipas organizatave mjedisore, Aeroporti i Mynihut, një kompani me aksione shtetërore dhe Ministria bavareze e Financave e kanë mohuar këtë.

“MAI thotë se po vepron në një rol këshillues,” thuhet në deklaratën e dy organizatave,  të cilat kanë ngritur shqetësimin për projektin e qeverisë shqiptare pranë autoriteteve gjermane.

“EuroNatur ka kritikuar ndërtimin e aeroportit në një letër drejtuar kryeministrit (Bavarisë) Markus Söder më 9 shkurt, ku gjithashtu ka vënë në dukje përfshirjen e MAI,” thuhet më tej në deklaratë.

Organizata ndërkombëtare EuroNatur ka qenë aktive për ruajtjen e natyrës në Shqipëri dhe mbështet partnerët e saj vendas të projektit, PPNEA dhe AOS, në përpjekjet e tyre kundër aeroportit.

Organizatat PPNEA dhe AOS nisën një betejë ligjore në nëntor të vitit që shkoi për të ndaluar ecurinë e ndërtimit të këtij aeroporti, duke dorëzuar një padi në Gjykatën Administrative kundër parregullsive dhe shkeljeve ligjore në projektin e qeverisë.

Laguna e Nartës ndodhet në deltën e lumit Vjosa, pikërisht në një nga pjesët e fundit të paprekura të bregdetit shqiptar të Adriatikut. Vjosa ka fituar famë të madhe këtë vit: pas dhjetë vitesh fushatë nga EuroNatur dhe organizatat partnere të saj Riverëatch dhe EcoAlbania, lumi u shpall Parku i parë Kombëtar i Lumit të Egër në Evropë dhe u vu nën mbrojtje nga qeveria shqiptare.

Aeroporti i Mynihut është një degë në pronësi të plotë të Flughafen München GmbH (FMG) me aksionerë shtetin e Bavarisë me 51 për qind, Republikën Federale të Gjermanisë me 26 për qind dhe qytetin e Mynihut me 23 për qind.

 

Etiketa: AdministrativeAeroporti i MynihutAeroporti i VlorësAOSBEBUNDEcoAlbaniaEdi RamaEuroNaturGabriel SchwadererGjermaniGjykatëKomisioni EuropianKryeministri Edi RamaLaguna e NartëslagunëLumiMarkus SödermbrojtjeMITMjedisMjedisinartëNdikimi në mjedisOrganizatat mjedisorepadiParaParlamenti EuropianPPNEAQeveriaQeveria shqiptareRamaRichard MergnershqipShqipërishqiptareVjosaVlorë
I mëparshmi

6 të arrestuar pas aksionit antidrogë në det

Tjetri

Ish-ministrat Beqja dhe Cani, nën hetim për koncesionin e sterilizimit

Tjetri
Ish-ministrat Beqja dhe Cani, nën hetim për koncesionin e sterilizimit

Ish-ministrat Beqja dhe Cani, nën hetim për koncesionin e sterilizimit

Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.