AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Pas inceneratorëve, qeveria projekton edhe 113 milionë euro për plehrat në Elbasan dhe Fier

Një draft-dokument i “Politikave Prioritare” zbulon se qeveria po planifikon të shpenzojë edhe 113 milionë euro për menaxhimin e mbetjeve në Elbasan dhe në Fier për t’u rikthyer te strategjia e riciklimit – e braktisur në vitin 2014 me koncesionet korruptive për ndërtim inceneratorësh.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
14:07 | 23/08/2023
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së qeverisë më 29 mars 2023. Foto: LSA

Qeveria shqiptare po planifikon të shpenzojë për dy vitet e ardhshme edhe 113 milionë euro për menaxhimin e mbetjeve për qarkun e Fierit dhe Elbasanit, pavarësisht se koncesionet e mëparshme prej 50 milionë eurosh për ndërtim inceneratorësh janë nën gjykim për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Një draft-dokument i qeverisë shqiptare i “Politikave Prioritare” për periudhën 2024-2026, që BIRN disponon, rendit si projekte “Unike me rëndësi kombëtare” të investimeve publike edhe krijimin e zonave funksionale për mbetjet në Elbasan dhe Fier.

Për Elbasanin parashikohet një investim i ri prej 50.1 milionë eurosh, ndërsa për Fierin 63 milionë euro.

Të dy projektet janë kategorizuar si të maturuara, çka nënkupton se është kryer studimi i fizibilitetit dhe janë në fazë të avancuar të përpilimit të dokumenteve teknike.

Kryeministri Edi Rama refuzoi gjatë një konference për shtyp të mërkurën të dëgjonte pyetjen e BIRN dhe t’i përgjigjej asaj për paratë shtesë të planifikuara, edhe pas skandalit të korrupsionit me inceneratorët, duke sugjeruar që pyetja t’i dërgohej me shkrim. Një kërkesë për koment dërguar nga BIRN në zyrën e shtypit të Ramës ka mbetur pa përgjigje prej 48 orësh.

Draft-Dokumenti, i cili pritet të miratohet nga Këshilli i Ministrave, është përgatitur nga Agjencia Shteterore e Programimit Strategjik dhe koordinimit te Ndihmës (SASPAC), në varësi direkte të Kryeministrit, që drejtohet nga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Vetë Beqaj është në hetim nga Prokuroria e Posaçme për kontratën e partneritetit publik privat për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale.

Edhe pse në këtë dokument nuk jepen arsye për nevojën e investimeve të reja në menaxhim mbetjesh në këto dy zona, burime pranë qeverisë thanë se ato janë bazuar mbi një studim fizibiliteti të hartuar nga ekspertë të huaj dhe vendas me financim nga fondet IPA të Bashkimit Europian.

BIRN arriti të sigurojë studimin e bërë për qarkun Fier, ku parashikohen investime në infrastrukturën e menaxhimit të mbetjeve për t’u rikthyer në strategjinë e mëparshme që stimulon riciklimin – strategji e cila u braktis nga qeveria “Rama” me vendimet për të shpenzuar qindramilionë euro për incenerim.

Gjithashtu, studimi parashikon mbyllje të disa landfilleve të vjetra dhe zgjerim të atyre ekzistuese, si dhe investime rajonale; ndërtim objektesh për riciklim, stacione transferimi, objekte kompostimi dhe landfill për inertet, me një prioritet të qartë drejt riciklimit dhe jo djegies.

Sipas ekspertëve hartues, inceneratori i Fierit nëse vihet në punë do të ketë një jetë funksionale 15-25 vjet dhe “prioritizimi i riciklimit do të nënkuptojë drejtpërdrejt një ulje të konsiderueshme të nevojës për djegie”.

Sipas skenarit të menaxhimit që propozon ky studimi kostot e investimeve për qarkun Fier kapin shifrën e  60.4 milionë euro (60,403,480)  të shtrirë në një periudhë 20-vjeçare. Inceneratori i Fierit u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë rreth 32 milionë euro, por nuk është vënë asnjë ditë në punë dhe ende nuk djeg mbetje.

Studimi sjell dhe një analizë të politikave të menaxhimit të mbetejeve që ka ndjekur qeveria shqiptare duke theksuar se incenerimi, jo vetëm nuk parashikohet të zgjidhë problemin me mbetjet, por shkel dhe direktivat europiane për ekonominë qarkulluese, pasi nuk është zbatuar hirearkia e menaxhimit të mbetjeve, ku djegia është në fund të piramidës.

Incenerimi u mbrojt fort nga kryeministri Edi Rama, si një zgjidhje përfundimtare e problemit me plehrat duke dhënë në një hark kohor të pak viteve 3 kontrata koncensionare qindra-miliona euro për ndërtim inceneratorësh në Elbasan, Fier dhe Tiranë.

Të tre këto objekte janë sot nën sekuestro shtetërore me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), hetimet e së cilës kanë ngritur akuzua për një dyzinë zyrtarësh shtetërorë me akuzat e korrupsionit, pastrim të parave dhe shpërdorimit të detyrës, ndër ta dhe ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj dhe ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka.

Hartimi i draft-planit të qeverisë për projektet me rëndësi kombëtare, sipas agjencisë,  është bërë në bazë të vendimeve dhe udhëzimeve të qeverisë për menaxhimit e investimeve publike dhe prioriteve të qeverisë në projekte konkrete në nivel kombëtar dhe rajonal.

“Kjo listë shërben si referencë për ministrinë përgjegjëse për financat dhe njësitë e qeverisjes qendrore, në kuadër të përfshirjes së projekteve të investimeve publike në Programin Buxhetor Afatmesëm (PBA) apo buxhetin vjetor,” thuhet në dokumentin e SASPAC.

Sipas argumentimit të përdorur në dokument, kur projektet janë mbi vlerën kufi të vendosur me udhëzimin e Ministrit të Financave dhe ato do të klasifikohen si projekte investimi me rëndësi kombëtare dhe i nënshtrohen procesit të vlerësimit për përfshirjen e tyre në Listën Unike të Projekteve me Rëndësi Kombëtare.

“Këto projekte investimi përfshihen në PBA-në apo buxhetin vjetor në përputhje me hapësirën fiskale, vetëm pasi të jenë bërë pjesë e listës unike të projekteve me rëndësi kombëtare, të rankuar dhe të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave. “

Në këtë listë, projektet e kategorizuara me status të “maturuar” janë 62 projekte në instrastrukë, dixhitalizim, mjedis, etj., me një vlerë totale prej afro 8 miliardë euro.

Vetëm për sektorin e Mjedisit parashikohen të hidhen 388 milionë euro në total, duke përfshirë në këtë sektor investimet në ujësjellës-kanalizime dhe menaxhim mbetjesh, landfillet.

Etiketa: Afera e inceneratoreveAgjencia Shteterore e Programimit Strategjik dhe koordinimit te NdihmësAhmetajArben AhmetajBIRNEdi RamaelbasanEuroFierFinancatfinancimgjykimHetimHetimetIlir BeqajInceneratorinceneratoriInceneratori i ElbasanitInceneratori i FieritinvestimeKëshillit të MinistraveKoncesionetkonferenceKryeministri Edi RamaKufilandfillLefter KokambetjeMenaxhimi i mbetjeveMjedisMjedisitPartneritetit Publik PrivatProkuroriaProkuroria e PosaçmeQeveriaQeveria shqiptareRamariciklimSASPACSHshqiptareSPAKUjësjellësuljeVendimVendimetzgjerim
I mëparshmi

Thirrja e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për punonjës socialë në qendrat shëndetësore: Shumë e nevojshme, por aspak premtuese

Tjetri

Aksioni i qeverisë për konfiskimin e pallateve pa leje kthehet në një flluskë

Tjetri
Kullë

Aksioni i qeverisë për konfiskimin e pallateve pa leje kthehet në një flluskë

meta

Fillon gjykimi ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

22:10 | 05/06/2026
681275693 17981136906111696 1088567703946545566 n

Biznesmeni i lidhur me projektin e Zvërnecit fiton koncesionin Milot-Balldren

18:04 | 05/06/2026
foto kuvendi

“Nën presion financiar”, RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend

16:53 | 05/06/2026
photo 2026 06 04 20 03 26

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?

12:59 | 05/06/2026
Me 82 vota kundër, Partia Socialiste mbron Ballukun nga masa e arrestit

Nga duart e Ramës tek ministritë, 16 institucione ndryshojnë varësinë

08:33 | 05/06/2026
photo 2026 06 04 20 03 04 (1)

Si të bësh një protestë të suksesshme

08:28 | 05/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.