AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Çudia shqiptare: Turizmi rritet, konsumi i energjisë elektrike bie

Gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti, vendi përjetoi sipas INSTAT një rritje të jashtëzakonshme të numrit të turistëve të huaj. Por të dhënat bien në kontrast me një tjetër raport, ku shënohet rënie e konsumit të energjisë elektrike me 6.7%.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
3 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Turistë duke vizituar muzeun e Krujës këtë verë. Foto: LSA

Të dhënat e Institutit të Statistikave në dy raporte, Raporti i Strukturave Akomoduese, e cila pasqyron vlerësimin për ecurinë e sektorit të turizmit, dhe Bilanci i Energjisë Elektrike, shfaqin një kontradiktë të pazakontë për gjashtëmujorin e parë të këtij viti. Në raportin e parë, shënohet një rritje e jashtëzakonshme në numrin e turistëve vendës e të huaj, si dhe të netëqëndrimeve në krahasim me vitin 2022. Por në raportin tjetër, atë të bilancit të energjisë elektrike, këtij malli kyç, pa të cilin nuk funksionojnë kondicionerët dhe as nuk ndizen dritat e hoteleve dhe as nuk u shërbehet dot turistëve një kafe, ka pësuar rënie.

Raporti i Strukturave Akomoduese përgatitet nga INSTAT përmes një anketimi të kryer me operatorët e tregut dhe në vlerësim përfshihen vetëm operatorët e regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Sipas raportit të fundit, [link], për gjashtëmujorin e parë janë shënuar 1.1 milionë netë turistike nga shtetas të huaj dhe gati 600 mijë nga shtetas shqiptarë. Sektori i turizmit formal ka pësuar rritje prej 44%, sipas shifrave të INSTAT, ku netët turistike të kaluara nga të huajt janë rritur me 51%, ndërsa ato të shqiptarëve me 33%. Rritja e vizitorëve, e matur nga numri i hyrjeve dhe daljeve në kufi të shtetasve të huaj, sugjeron një rritje gjithashtu të lartë prej 33% në periudhën janar-qershor. Sipas të dhënave të INSTAT, gjashtëmujorin e parë të këtij viti në Shqipëri hynë 3.97 milionë shtetas të huaj, nga 2.55 milionë në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Konsumi energjetik

Në raportin e strukturave akomoduese, INSTAT thekson se shifrat e tij mbartin të dhëna vetëm për sektorin formal, ndërsa turistët që akomodohen në struktura të paregjistruara në tatime, nuk përfshihen. Ky numër mundet vetëm të hamendësohet, për shkak se tregu joformal është vështirë të matet saktë. Por ekonomistët përdorin një mënyrë indirekte për të matur ekonominë informale dhe rritjen ekonomike reale, në kushtet kur një pjesë e aktivitetit kryhet jashtë regjistrave tatimorë. Kjo metodë llogarit intensitetin energjetik të ekonomisë (energji e konsumuar për çdo dollar vlerë të shtuar të krijuar në ekonomi) si dhe ndjek ecurinë e konsumit energjetik në kohë.

Rritja në turizmin zyrtar të vlerësuar nga anketa e INSTAT dhe rritja e supozuar në tregun informal, llogaritet në këtë mënyrë duke parë energjinë e konsumuar, pasi asgjë nuk realizohet dot pa lënë gjurmë në konsumin energjetik. Vetëm se në këtë pikë, llogaria ngec. Të dhënat e INSTAT mbi konsumin e energjisë elektrike tregojnë një situatë krejt të kundërt. Sipas tyre [link], Shqipëria konsumoi 3.97 milionë kWh energji elektrike në gjashtëmujorin e parë 2023, me rënie 6.7% me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Të dhënat tregojnë gjithashtu se rënia më e madhe shënohet në konsumatorët e kategorisë jofamiljare, ku përfshihen kompanitë private dhe njësitë e qeverisjes. Në këtë segment, konsumi ka rënë me plot 10%.

Rritja e supozuar e konsumit të shkaktuar nga bumi i turizmit në fakt nuk vërehet as në të dhëna të tjera indirekte. Për shembull, sipas të dhënave të volumit të tregtisë së jashtme, importet dhe eksportet kanë pësuar rënie, ndërsa të dhënat e importit të mallrave kyçë, të tillë si nafta, kafeja apo duhani, nuk shënojnë bumin që duhej të shoqëronte shifrat e raportuara në turizëm.

Etiketa: AnketaekonomiEkonomiaenergji elektrikeenergjia elektrikeImportetINSTATKonsumiKufinaftaQendrën Kombëtare të BiznesitRaportiSHshqipShqipëriShqipëriashqiptareTatimeTreguturistTurizmi
Tjetri
KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren Lindita Hoxha

KPK u nda në rivlerësimin e ish-gjyqtares Lindita Hoxha

Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.