AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Kryeministri Rama ndryshon kabinetin qeveritar

Rama largoi ministren e Jashtme, Olta Xhaçka, atë të Bujqësisë, Frida Krifca dhe ministren e Arsimit, Evis Kushi – ndërsa përsëriti premtimin se ai nuk do të mbrojë asnjë pushtetar që do të përballet me drejtësinë.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
19:32 | 04/09/2023
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama duke hyrë në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste. Foto: LSA.

Pas një fjalimi të gjatë në Asamblenë e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama vendosi të largojë pesë ministre nga kabineti i tij qeveritar, ndërsa përsëriti premtimin se ai dhe Partia Socialiste nuk do të mbronin asnjë pushtetar që do të përballet me drejtësinë.

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, ajo e Bujqësisë, Frida Krifca, ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen, Edona Bilali si dhe ministrja e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet, Milva Ikonomi nuk do të jenë më pjesë e Këshillit të Ministrave.

Xhaçka ka shërbyer në qeveri prej vitit 2017, si ministre e Mirëqenies Sociale, e Mbrojtjes dhe së fundmi në krye të diplomacisë.

Vitin e fundit, Xhaçka po përballet me kërkesën e opozitës për heqjen e mandatit të deputetit pasi bashkëshorti i saj, Artan Gaçi, u shpall investitor strategjik nga qeveria. Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme do të drejtohet nga Igli Hasani, një diplomat karriere, ish-ambasador, aktualisht koordinator i OSBE-së për ekonominë dhe klimën.

Edhe Frida Krifca ikën nga Bujqësia pak muaj pasi Bashkimi Europian njoftoi pezullimin e fondeve IPARD në bazë të dyshimeve për korrupsion nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, AZHBR, e drejtuar më parë prej saj.

Në vend të Krifcës, Rama rikthen në kabinet deputeten Anila Denaj, që më herët ka drejtuar ministrinë e Financave dhe Ekonomisë.

Rama njoftoi gjithashtu se kishte zhvendosur Olgerta Manastirliun nga Ministria e Shëndetësisë në atë të Arsimit. Manastirliu e drejtonte këtë dikaster që nga vitit 2017, ndërkohë që do të zëvendësohet nga Albana Koçiu, drejtoresha e Departamentit të Administratës Publike.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj shkarkohet nga kjo detyrë për t’iu  besuar një ministri më e vogël dhe pa portofol, si ajo e Sipërmarrjes. Në krye të Financave, Rama emëroi Ervin Meten, ish-zëvendësministër në këtë dikaster, që mbante aktualisht postin e drejtorit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

Kryeministri njoftoi krijimin e një ministrie të re pa portofol, që sipas tij do të koordinojë punën mes pushtetit qendror dhe atij vendor, duke marrë në kabinet për këtë detyrë nënkryetarin e bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku.

Ndryshimet vijnë në një moment kur në mandatin e tretë qeverisës, PS po përballet me skandale korrupsioni dhe me dosje hetimore që përfshijnë ministra apo ish-ministra.

Në fjalimin e gjatë para socialistëve, Rama nuk dha arsyet që e çuan drejt këtyre ndryshimeve, por pranoi se partia që ai drejton ndodhet përpara një sprove të vështirë, atë të përballjes me drejtësinë, të cilën tha se do ta kalojë “gjallë, a vdekur”.

Ai tha se nuk i kishte asnjë borxh askujt që futej në borxh me këtë drejtësi, pavarësisht se sipas tij, edhe ajo ishte e gabueshme.

Rama po ashtu propozoi emrat për sekretariatin e ri të partisë, pasi shkarkoi pak javë më parë sekretarin e përgjithshëm, Damian Gjiknuri.

Ardian Çela, Eduart Ndreca, Evis Kushi, Etjen Xhafa, Romina Kuko dhe Milva Ikonomi janë emrat që do të drejtojnë sekretariatet e PS-së, pasi të votëbesohen në Kongresin e Jashtëzakonshëm, të cilin Rama e njoftoi për në muajin tetor.

Etiketa: Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe RuralAlbana KoçiuambasadorAnila DenajArbian MaznikuArbjan MaznikuArdian ÇelaArtan GaçiAsambleja e Partisë SocialisteAZHBRBashkëshortiBashkimi EuropianBilaliDamian GjiknuriDelina IbrahimajdiplomatdosjeEdi RamaEdona BilaliEduart NdrecaErvin MeteEvis KushiFrida KrifcaIgli HasaniInvestitor strategjikKëshillit të MinistraveKorrupsionKorrupsioniKryeministri Edi RamaMilva IkonomiMinistria për Europën dhe Punët e JashtmeOgerta ManastirliuOlta XhaçkaOSBEParaPartiaPartia SocialistePartisë SocialistePSPunëQeveriaRamaSHTiranëzhvillim
I mëparshmi

ONM rekomandon ankimimin e vendimit për prokurorin Artur Ismajlukaj

Tjetri

Hashim Thaçi jep intervistën e parë nga paraburgimi në Hagë

Tjetri
Protesta dhe emocione të forta në fillimin e gjyqit ndaj liderëve të UÇK-së në Hagë

Hashim Thaçi jep intervistën e parë nga paraburgimi në Hagë

prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
nje protestues i ri mban ne dore nje pankarte kunder regjimit te 36 viteve dhe revolucionit te flamingove. foto nensi bogdani

Një kulturë e re: Si po i sfidon “Revolucioni i Flamingove” protestat partiake

08:32 | 12/07/2026
33ecbf65 71e6 4369 8d03 0721f7c1af69

Lindja e populizmit të shëndetshëm

08:51 | 11/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.