AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KP

ONM rekomandon ankimimin e vendimit për prokurorin Artur Ismajlukaj

Vëzhguesit ndërkombëtarë e cilësojnë të kotë vendimarjen e Komisionit për transferimin pranë Inspektorit të Lartë Drejtësisë për verifikim të disa të dhënave mbi udhëtimet e prokurorit Artur Ismajlukaj me persona me precedentë penalë dhe i rekomandojnë Komisionerëve Publike të ankimojnë çështjen në Kolegj.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
18:49 | 04/09/2023
në KP, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurori i Elbasanit, Artur Ismajlukaj pas konfirmimit. Foto:Vladimir Karaj/BIRN

Komisioneri Publik njoftoi të hënën më 4 shtator se Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, ONM ka rekomanduar ankimimin e vendimarrjes së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Elbasanit, Artur Ismajlukaj.

Prokurori Ismajlukaj u konfirmua në detyrë më 7 korrik 2023 pasi u përball me dy seanca dëgjimore në të cilat kryesisht u diskutua mbi udhëtimet e tij në makina me persona me precedentë penalë, në një rast me makinën e një personi të dënuar për krim të organizuar në Rimini të Italisë. Për pasurinë dhe profesionalizmin nuk u evidentuan probleme domethënëse.

Ismajluakaj deklaroi se udhëtimet kishin qenë të rastësishme, me qëllim që të mbërrinte pranë familjes ose në vendin e punës. Subjekti i rivlerësimit mohoi të kishte pasur njohje me shtetasin e dënuar në Itali, duke shpjeguar se mjeti i tij përdorej nga një funksionar policie në momentin kur kishte udhëtuar.

Në përfundim, Komisioni vendosi që t’i përcjellë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë të dhënat mbi udhëtimet e Ismajlukajt me persona me precedentë, me qëllim që të hetohet në drejtim të shkeljeve disiplinore.

Artur Ismajlukaj e nisi karrierën si oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë e Tropojës në vitin 2005. Ai u emërua prokuror në vitin 2014 dhe e ushtroi funksionin fillimisht pranë Prokurorisë së Tropojës dhe më pas në Prokurorinë e Elbasanit.

ONM shprehet në fillim të rekomandimit se sygjerojnë ankimin në Kolegj në lidhje me etikën dhe kontaktet e subjektit me persona, që sipas opinionit të vëzhguesve ndërkombëtarë, cënojnë besimin e publikut tek drejtësia.

Sipas ONM, nëse çështjet do të ishtin vlerësuar drejtë, atëherë situatat e konstatuar nuk do të garantonin përshtatshmërinë e këtij subjekti rivlerësimi për të qenë pjesë e sistemit të drejtësisë.

Në vijim, ONM e cilëson të kot kalimin e çështjeve për verifikim pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, duke argumentuar se legjislacioni parashikon shqyrtimin nga ai institucion të situatave që kanë ndodhur gjatë 5 viteve të fundit, pasi përcaktohet se afati i parashkrimit të masave disiplinore për sjellje të pahijshme është pesë vjet.

Sipas ONM, shkeljet etike nuk kryhen vetëm gjatë ushtrimit të detyrës, por edhe në jetën private dhe në aktivitetet e përditshme.

Në përfundim, ONM shprehet se subjekti rezulton të ketë pasur kontakte direkte dhe indirekte me individë të përfshirë në aktivitete kriminale. Sipas ONM, kjo situatë është në shkelje të etikës që kërkohet të ketë një magjistat për të kaluar procesin e rivlerësimit. “Në mënyrë kumulative ose alternative, subjekti ka cënuar besimin e publikut në sistemin e drejtësisë, të cilin procesi i rivlerësimit synon të rivendosë”, citohet ndër të tjera në rekomandim.

Duke ju referuar jurispudencës së KPA-së lidhur me mënyrën e ankimit të vendimeve të Komisionit , ONM sugjeron Komisionerët Publikë që të vlerësojnë ata nëse do të kryejnë ankim vetëm bazuar mbi rekomandimin, apo do të ngrenë shkaqe ndaj vendimarrjes së Komisionit në vlerësimin tërësor të çështjes.

Etiketa: AnkimArtur IsmajlukajDrejtësiaGjyqItaliKolegjkomisionerKomisioneriKomisioneri PublikKPAKPKKrimMakinaONMoperacioniOperacioni Ndërkombëtar i MonitorimitprokurorProkuroreProkuroriProkuroria e Rrethit ElbasanPunërivlerësimiSeancashtatorverifikim
I mëparshmi

Përplasja për kreun e grupit të PD fut në ngërç juridik Kuvendin

Tjetri

Kryeministri Rama ndryshon kabinetin qeveritar

Tjetri
Kryeministri Rama ndryshon kabinetin qeveritar

Kryeministri Rama ndryshon kabinetin qeveritar

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.