AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Deputetët e opozitës ndërmarrin një hap drejt bashkimit

Pas dy vitesh përplasje të brendshme, mbështetësit e Berishës dhe grupimi që përfaqësohet nga kreu aktual i grupit parlamentar, Gazmend Bardhi u takuan për të unifikuar aksionin opozitar në parlament.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
15:56 | 05/09/2023
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kreu aktual i grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi dhe ish-kryeministri Sali Berisha gjatë takimit të së martës. Foto: LSA.

Dy vjet pas përçarjes së Partisë Demokratike, përfaqësues të dy grupimeve brenda saj kanë ndërmarrë të martën një hap bashkimi për të unifikuar aksionin opozitar në parlament.

Në tryezën e thirrur nga kreu i grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi morën pjesë ish-kryeministri Sali Berisha dhe deputetët që e mbështesin, së bashku me deputetë të partive aleate që kanë dalë nga lista e PD-së në zgjedhjet e vitit 2021.

Organizatorët shpërndanë një listë me 43 deputetë të pranishëm në mbledhje, ku mungonin deputetët mbështetës të Lulzim Bashës, franksioni i të cilit vijon të mbajë de jure siglën dhe vulën zyrtare të partisë.

Tryeza u drejtua nga Bardhi, i cili arsyetoi bashkimin me nevojën për një opozitë të fortë kundër qeverisjes pavarësisht divergjencave brenda vetes.

“Ndasitë në mendime dhe qëndrime brenda partisë tonë nuk do të na pengojnë që sot të unifikojmë një qëndrim të aksionit tonë opozitar kundër keqqeverisjes së Edi Ramës, duke e nisur me një agjendë të përbashkët parlamentare,” tha Bardhi.

Sipas tij, aksioni opozitar do të nisë me rikonceptimin e komisionit për reformën zgjedhore dhe me kërkesën për ngritjen e 3 komisioneve hetimore parlamentare.

Këto komisione, sipas Bardhit, do të fokusohen tek hetimi i kontratave koncensionare në shëndetësi, dyshimet për ndërhyrje në sistemin TIMS si dhe korrupsioni i qeverisjes.

Ish-kryeministri Sali Berisha e cilësoi takimin si mesazhin e duhur për votuesit e opozitës dhe dosmosdoshmëri për t’u përballur me qeverinë.

“Duhet të bëjmë gjithçka për një bashkërendim, dhe për të shfrytëzuar çdo hapësirë për të nxjerrë në shesh të vërtetën e këtij regjimi,” tha Berisha.

Berisha shtoi gjithashtu se takime të tilla do të vijojnë dhe ftoi publikisht që t’u bashkohen edhe deputetët e Partisë së Lirisë që drejtohet nga aleati  i tij, Ilir Meta, si dhe partia për Integrim dhe Unitet e drejtuar nga Shpëtim Idrizi.

Partia Demokratike nisi përplasjet brenda saj në shtator 2021, kur kryetari i atëhershëm, Lulzim Basha vendoi të përjashtojë nga grupi parlamentar Berishën, pas ai u shpall ‘non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por Berisha në aleancë me partinë e Metës treguan se kishin më shumë mbështetës që i votonin në zgjedhjet e pjesshme të marsit 2022. Basha u largua nën presionin e të vetëve për reformim të partisë, por ai u rikthye sërish në parti këtë verë edhe pse PD-ja që ai trashëgoi doli për herë të parë parti e tretë në rezultatet zgjedhore të 14 majit.

Të hënën në parlament, Basha tentoi të merrte edhe drejtimin e grupit parlamentar, ku ka humbur tashmë mbështetjen e shumicës së deputetëve.

Etiketa: Aksioni opozitarBashadeputetEdi RamGazmend BardhiIlir MetaIntegrim dhe UnitetKorrupsioniLulzim BashaMbledhjeMetanon grataparlamentPartiaPartia DemokratikePartisë DemokratikePDReformimSali BerishaSHShpëtim IdrizishtatorShtetet e BashkuaraShtetet e Bashkuara të AmerikësvotuesitZgjedhjetZgjedhjet e pjesshme
I mëparshmi

Pesë gjyqtarë dhe shtatë prokurorë në garë për KLGJ dhe KLP

Tjetri

Kolegji u nda në vlerësimin e pasurisë së Nure Drenit

Tjetri
Fati i karrierës së gjyqtares Nure Dreni, në dorë të analizës financiare

Kolegji u nda në vlerësimin e pasurisë së Nure Drenit

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.