AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Prokuroria lehtëson akuzat ndaj fisit Rraja dhe ia faturon hetimin viktimave të dhunës

Prokuroria e Tiranës e klasifikoi dhunën e ushtruar nga nëntë familjarë të ish-deputetit Rraja në Fushë-Krujë si plagosje e lehtë me dashje, bazuar në ekspertimet mjeko-ligjore, ndërsa kërkon ankimin e viktimave të dhunës për vazhdimin ose jo të procedimit penal.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
17:43 | 11/09/2023
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Një muaj pas dhunës barbare të ushtruar nga nëntë anëtarë të fisit Rraja në Fushë-Krujë, Prokuroria e Tiranës ka lehtësuar akuzën dhe u kërkon viktimave të dhunës që të ushtrojnë ankim, ose në të kundërt nuk mund të vazhdohet me ndjekjen penale ndaj autorëve.

Prokuroria e Tiranës e regjistroi procedimin penal më 8 korrik për “plagosje të rëndë me dashje”, pas publikimit të videos së dhunës [link]që shkaktoi zemërim publik, por përmes një shkrese që mban datën 8 gusht, i njëjti institucion thotë se bazuar tek ekspertizat mjeko-ligjore, akuza është “plagosje e lehtë me dashje”, e parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal.

“Vepra penale plagosje e lehtë me dashje, parashikuar nga neni 89 i K.Penal, nuk bën pjesë në ato vepra për të cilat ndjekja penale fillon kryesisht,” shkruan prokurori Ylli Bashaj një kërkesë për depozitim ankimi ndaj vëllezërve Maja.

“Në këto kushte, Bilbil dhe Jashar Maja si viktima të veprës penale kanë detyrimin që të shprehen nëpërmjet ankimit të tyre nëse, kërkojnë ndjekje penale ndaj të gjithë personave të cituar më sipër,” thuhet më tej në dokument.

Kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Maja u rrahën barbarisht me shkopa bejsbolli dhe u kanosën me armë nga të afërmit e deputetit të zonës, Rrahman Rraja më 6 korrik – në shenjë hakmarrje ndaj ankesave dhe denoncimeve që ata kishin bërë për dëmtimin e shtëpive të tyre nga një gurore në pronësi të Rrajave.

Ngjarja u komentua nga publiku i gjerë si tregues i kontrollit të bandave mbi territorin e vendit dhe pafuqishmërinë e Policisë së Shtetit për të ushtruar detyrën e vet kryesore, kontrollin e territorit. Ajo u pasua me dorëheqjen e Rrajës si deputet dhe largimin e Bledi Çuçit nga Ministria e Brendshme.

Sipas shkresës së Prokurorisë së Tiranës, akti i ekspertimit mjeko-ligjor për Jashar Majën tregoi plagë në lëkurën e kokës, shembje të indeve të buta të trupit dhe dëmtime të shkaktuara nga mjet i fortë prehës, ndërsa në trupin e Bilbil Majës u konstatuan edhe thyerje e kockës frontale-parietale e anës së djathtë të kokës si dhe thyerje e kockës ulnare të parakrahut të majtë, përveç dëmtimeve të tjera.

Por sipas ekspertizës, këto dëmtime kanë sjellë humbje të aftësisë së përkohshme në punë, por nuk kanë qenë të rrezikshme për jetën.

Mbështetur në këto konkluzione, prokurori i Tiranës, Ylli Bashaj ka konkluduar se në këtë rast, nëntë të proceduarit Ineidi Rraja, Andi Rraja, Eni Kullaj, Përparim Rraja, Xhelal Rraja, Flamur Rraja, Rexhep Rraja, Klajdi Rraja e Edison Meta kanë kryer veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

Prokurori Ylli Bashaj refuzoi të komentonte mbi pyetjen e BIRN për lehtësimin e akuzave mbi dy viktimat e dhunës. Ndërsa Prokuroria e Tiranës njohu ndjeshmërinë e madhe të opinionit publik për ngjarjen, përmes një reagimi pasdite, ku deklaroi se po vijonte veprimet e tjera proceduriale në lidhje me procedimin penal. Prokuroria nuk sqaroi nëse  kushërinjtë Maja kishin bërë ankim dhe se kush ishin veprimet e tjera hetimore që po kryenin.

Rrahman Rraja ishte deputet i Partisë Socialiste që nga viti 2017, por ai u bë i njohur për publikun e gjerë në vitin 2018, kur një vajzë 25 vjeçare denoncoi të birin e tij Rexhepin, për dhunë. Një ish-oficer policie, Emiljano Nuhu, kërkoi strehim politik në Zvicër pasi deklaroi se ishte kërrcënuar nga familja Rraja. Në vitin 2021, një anëtar tjetër i familjes, Redjan Rraja, u arrestua i dyshuar për pjesëmarrje në atentatin kundër ish-prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja dhe Landi Muharremit, i njohur edhe si Rrumi i Shijakut, një figurë e njohur e krimit të organizuar, aktualisht në kërkim.

Kodi Penal parashikon dënime nga 3-10 vjet burg për plagosjen e rëndë me dashje dhe nga gjobë deri në 2 vjet burg për plagosjen e lehtë me dashje; kjo e fundit vetëm me kushtin që viktimat të paraqesin ankim.

Lehtësimi i akuzës ndaj anëtarëve të fisit Rraja u komentua nga ish-kryeministri Berisha si “skandal”.

“… Thyerja e kockave të kafkës dhe ulnës së parakrahut të qytetarit nga banditët e klanit të partisë mafioze Rraja është plagosje e lehtë. E rëndë jo e jo, po as e mesme. Skandal,” shkroi Berisha.

Etiketa: AkuzaAndi RrajaAnkimAnkimiArens ÇelaArjan NdojaBIRNBurgdeputetDhunëEdison MetaEmiljano NuhuEni KullajFlamur RrajaGuroreIneidi RrajaKlajdi RrajaKodi PenalKodit PenalMetaMinistria e BrendshmePartisë SocialistePërparim RrajaplagosjeProkuroriProkuroriaProkuroria e TiranësRedjan RrajaRexhep RrajaRrahman RrajaRrumiRrumi i ShijakutshembjeTiranëviktimaViktimat e dhunësXhelal RrajaYlli BashajZvicër
I mëparshmi

Kuvendi miraton pa debat ndryshimet në qeveri

Tjetri

Gjyqtari Adriatik Bocaj jep shpjegime për pasurinë dhe profesionalizmin

Tjetri
Gjyqtari Adriatik Bocaj jep shpjegime për pasurinë dhe profesionalizmin

Gjyqtari Adriatik Bocaj jep shpjegime për pasurinë dhe profesionalizmin

revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Kolonializmi në Shqipëri dhe Revolucioni i Flamingove

16:23 | 04/06/2026
Balluku i quan akuzat ndaj saj “baltë, aludime” dhe sulmon opozitën

Sipas SPAK, Belinda Balluku fshehu në emër të Igli Tares një vilë në Dhërmi të përfituar si ryshfet

15:22 | 04/06/2026
media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.