AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Arrestohet në Dubai Amant Josifi, i akuzuar për skemat mashtruese

Amant Josifi, ish-këshilltar politik i ish-ministres Olta Xhaçka u arrestua në Dubai, pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet spanjolle të drejtësisë si i lidhur me tre kompani “call-center” që dyshohen se kanë mashtruar dhe zhvatur mijëra persona.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
15:53 | 14/09/2023
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Amant Josifi, foto nga Facebook

Amant Josifi, i dyshuar si i lidhur me tre kompani “call-center” të krijuara nga një organizatë kriminale ndërkombëtare e njohur si ‘Milton Group’ është arrestuar në Dubai, i konfirmoi BIRN kreu i Departamentit për Policinë Kriminale në policinë e Shtetit, Neritan Nallbati.

Sipas Europol, autoriteteve spanjolle dhe atyre shqiptare, organizata “Milton Group” ku akuzohet se bënte pjesë Josifi, ka mashtruar mijëra persona në Spanjë dhe vende të tjera të BE-së si dhe ka përfituar përmes mashtrimit dhjetra milionë euro.

Në disa operacione të zhvilluara në tetor-nëntor 2022, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, në bashkëpunime me autoritetet spanjolle dhe Europol,  bastisi 6 qendra thirrjesh telefonike në Shqipëri të lidhura me ‘Milton Group’ dhe arrestoi 4 të dyshuar. Josifi nuk u gjet atëherë, por ai u shpall në kërkim nga autoritete si i lidhur me kompanitë e përfshira në skemën mashtruese.

Para se të shpallej në kërkim si i dyshuar për përfshirje në mashtrim, Josifi punoi nga muaji dhjetor 2018 deri në maj 2020 si këshilltar politik i ish-ministres së Jashtme, Olta Xhaçka gjatë kohës që ajo drejtonte Ministrinë e Mbrojtjes. Ai po ashtë është dhe ish-partner biznesi i vëllait të kryeministrit shqiptar, Olsi Rama.

Hetimet që zbuluan grupin u nisën në Spanjë në vitin 2018. Nëpërmjet gjurmimit të rrjeteve kompjuterike, hetuesit spanjollë arritën t’i gjeolokonin adresat e protokollit të internetit (IP) nga ku funksiononte platforma ‘universe-markets.com’ në Shqipëri, Ukrainë dhe Serbi. Ata gjithashtu zbuluan një duzinë platformash mashtruese të ngjashme – të krijuara nga një organizatë kriminale ndërkombëtare e njohur si ‘Milton Group’, e cila përdorte qendra thirrjesh [call centers] dhe operatorë në Shqipëri, Bullgari, Gjeorgji, Maqedoni të Veriut dhe Ukrainë. Sipas Eurojust, organizata kriminale ka mashtruar qindramijëra viktima prej vitit 2018, duke siguruar të ardhura me vlerë 50 milionë euro çdo tremujor.

Procedurat hetimore të realizuara në Shqipëri nëpërmjet letër-porosisë së dërguar nga autoritetet spanjolle, kanë zbuluar 10 qendra thirrjesh të lidhura me 24 platforma mashtruese të investimeve. Sipas dokumenteve të SPAK të para nga BIRN, mbas tre kompanive kryesore mashtruese qëndron biznesmeni 33-vjeçar, Amant Josifi.

Etiketa: Amant JosifiBEBIRNBullgariCall centerDubaiEuroEurojustEuropolGjeorgjiHetimetMaqedoniMaqedoni të VeriutmashtrimMilton GroupOlsi RamaOlta XhaçkaOrganizata kriminaleorganizatë kriminaleParaPolicia SpanjolleRamaSerbishqipShqipërishqiptareSkemat mashtrueseSPAKStruktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuarviktima
I mëparshmi

Policia arreston qindra shpërndarës droge në vend

Tjetri

Konventa e Bernës kërkon pezullimin e punimeve në aeroportin e Vlorës

Tjetri
Komiteti i Konventës së Bernës i kërkon qeverisë shqiptare ndalimin e punimeve për aeroportin e Vlorës

Konventa e Bernës kërkon pezullimin e punimeve në aeroportin e Vlorës

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.