AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjykata shqiptare miraton ekstradimin në Hagë të Dritan Goxhajt

Gjykata e Tiranës konfirmoi për BIRN se ka pranuar kërkesën për ekstradim të ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dritan Goxhaj, i akuzuar për zbulimin e emrave të dëshmitarëve të mundshëm të mbrojtur në një rast krimesh lufte në Hagë.

Fjori SinorukangaFjori Sinoruka
3 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Stema e uniformës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Foto: Wikimedia Commons/Adam Jones.

Në një seancë dëgjimore të martën, Gjykata e Tiranës vendosi që Dritan Goxhaj, një ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Shqipëria, mund të ekstradohet në Dhomat e Specializuara në Hagë, tha një zyrtar i gjykatës për BIRN.

Goxhaj u arrestua në korrik nën akuzën e “kanosjes gjatë procedimit penal” dhe “pengimit të zyrtarëve në kryerjen e detyrave zyrtare”.

Ai ka të drejtë ta apelojë vendimin e Gjykatës së Tiranës brenda dhjetë ditëve. Avokati i tij nuk mund të kontaktohej nga BIRN të martën.

Avokati i tij tha për BIRN në gusht se Goxhaj ishte akuzuar për një artikull që ai shkroi për një media ku ekspozonte emrat e disa prej dëshmitarëve të mbrojtur të mundshëm në një gjyq për krime lufte të një ish-guerrili të UÇK-së në Hagë.

Goxhaj u arrestua në Tiranë me një urdhër-arresti të lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë, që po gjykon ish-luftëtarë të UÇK-së për krime të kryera gjatë dhe menjëherë pas luftës së viteve 1998-1999.

Ky është rasti i parë në Dhomat e Specializuara të Kosovës ku arrestohet një shqiptar nga Shqipëria.

Mbrojtja e dëshmitarëve ka qenë një shqetësim kyç për Dhomat e Specializuara të Kosovës që nga fillimi dhe ishte një nga arsyet kryesore pse gjykata për krimet e luftës u themelua jashtë Kosovës dhe përbëhet nga personel ndërkombëtar, megjithëse është pjesë e sistemit të drejtësisë së Kosovës.

Gjyqet e mëparshme të ish-guerilasve të UÇK-së si brenda Kosovës ashtu edhe në Gjykatën Penale Ndërkombëtare të OKB-së për ish-Jugosllavinë janë shoqëruar nga kanosje e dëshmitarëve. Në disa raste, edhe pasi ishin zhvendosur, atyre u afroheshin të afërm ose të tjerë duke u përpjekur t’i bindnin të tërhiqnin dëshmitë e tyre fillestare.

Ish-udhëheqësi dhe nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, tashmë janë burgosur për pengim të drejtësisë dhe kanosje të dëshmitarëve nga Dhomat e Specializuara.

Ata u ndoqën penalisht pasi morën një sërë dokumentesh ligjore të rrjedhura nga Dhomat e Specializuara, të cilat përmbanin informacione konfidenciale për dëshmitarët e mbrojtur, duke përfshirë emrat dhe informacion personal, më pas mbajtën konferenca për shtyp për të nxitur mediat të publikonin ekstrakte nga dosjet e rrjedhura.

Dhomat e Specializuara të Kosovës po gjykojnë ish-guerilët e UÇK-së për krime duke përfshirë vrasje, torturë dhe ndalime të paligjshme.

Në mesin e atyre që tashmë janë në gjyq janë ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-kryetari i parlamentit, Kadri Veseli, të cilët ishin figura të larta të UÇK-së gjatë kohës së luftës. Të dy janë vetëdeklaruar të pafajshëm për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Etiketa: BIRNdëshmitarëDhomat e SpecializuaraDritan GoxhajGjykataGjykata e TiranësGjykatëGjykatësGjyqGucatiHageHaradinajHashim ThaçiHysni Gucatikadri veselikanosjeKosovëKrimekrime lufteLufteMbrojtjaMediaNaser HaradinajNasim HaradinajndalimeOKBshqipShqipëriashqiptareTiranëUCKvrasje
Tjetri
Rama takim me ministrin e jashtëm britanik për krimin e organizuar dhe migrimin e paligjshëm

Rama takim me ministrin e jashtëm britanik për krimin e organizuar dhe migrimin e paligjshëm

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.