AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Reportazhe

Mbetje dhe ujëra të zeza në liqen, pamja tjetër e Belshit

Planet e një Belshi turistik pengohen prej menaxhimit problematik të mbetjeve urbane dhe derdhja pa kriter e ujërave të zeza.

Bardha NergjoningaBardha Nergjoni
3 years më parë
në Artikull kryesor, Reportazhe
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Liqeni i ndotur i Mullizit | Foto: Bardha Nergjoni/BIRN

Pak minuta nga qendra e qytezës së Belshit, në lagjen Shkëndijë gjendet liqeni i Mullizit.  Liqeni zë disa hektarë, por ndërsa kalon rrugën për bri tij era e keqe të bllokon frymëmarrjen dhe panorama që të rrethon nuk është e një zone me fokus turizmin. 

Dy grumbullues mbeturinash mundohen të shkëpusin plastikë apo metale në grumbujt e krijuar buzë liqenit. Ata thonë se mbeturinat vijnë nga banorët e shtëpive përreth, që nuk kanë kosha dhe i hedhin në breg. Ndërkohë ujërat e zeza që derdhen në dy anët e bregut shkaktojnë ndotje që shfaqet nëpërmjet erës së rëndë gjatë stinës së verës. 

Myftar Uruçi, një banor i zonës që kullot bagëtitë thotë se vit pas viti  liqeni është kthyer në një gropë të madhe septike. 

“Kanë ardhur shumë këtu nga bashkia. Do bëhet kështu e do bëhet ashtu, do mbyllet e do mbulohet, por asgjë nuk është bërë. Nuk durohet grahma. Ne jemi më mirë se jemi pak më larg, por këto që janë këtu e dinë si jetojnë”, tha ai.

Belshi, është një prej zonave që tërhoqi investime private dhe publike në dekadën e fundit. Me një pejsazh interesant me thyerjeve të vogla të relievit, bujqësinë, liqenet e shumta dhe detaje arkeologjike që vlejnë të eksplorohen, zona ka një potencial të madh për turizëm. Por menaxhimi i mbetjeve dhe probleme të ngjashme të infrastrukturës, i kanë bërë banorët të dyshojnë mbi suksesin e këtyre investimeve.

I pyetur nga BIRN për situatën në liqenin e Mullizit dhe menaxhimin e mbetjeve në Bashkinë e Belshit, kryetari i saj Arif Tafani këmbënguli se “Belshi është një nga bashkitë më të pastra në Shqipëri”. 

Tafani i vuri fajin personave të papërgjegjshëm për mbetjet e hedhura jashtë koshave. Ai po ashtu tha se kishin hartuar projektin për pastrimin e ujërave të zeza në liqenin e Mullizës.  

Mbetjet urbane 

Liqeni i Belshit | Foto: Bardha Nergjoni

Me një vëzhgim në rrugët e Belshit nuk është e vështirë të gjesh kazanë të djegur mbetjesh. Ndërkohë që mbetjet gjatë rrugëve kryesore i sheh ngado jashtë kazanëve.

Myftar Uruçi, banorë i zonës, thotë se në lagje si Shkëndija mungon tërësisht infrastruktura për mbetjet dhe ato përfundojnë në gropa. “Njerëzit nuk i sjellin këtu, por i hedhin nëpër gropa. Ndonjëherë i hedhin këndej dhe i djegin që të mos bëhen shumë. Secili djeg të vetat”,  thotë  Uruçi. 

Njëkohësisht ka denoncime të banorëve të zonës se herë pas here në ish-fushën e grumbullimit të mbetjeve dhe pranë liqenit që mbledh ujërat e zeza digjen mbetje urbane. 

Kryebashkiaku Tafani mohoi një situtaë të tillë. Ndërsa tha se mund të kishte persona të papërgjeshëm që i hidhnin mbetjet jashtë vendeve të caktuara, ai pretendoi se bashkia mbulonte 90 për qind të territorit. “Unë mendoj që kjo është betejë e përditshme kundër ndotësve dhe besoj që do të fitojmë kundër një pakice ende e pandërgjegjshme”, tha Tafani.

Ai këmbënguli se shumica e mbetjeve të hedhura jashtë koshava ishin mbetje organike nga bujqësia dhe tha se ato depozitoheshin nga bashkia për dekompostim. 

Megjithatë, Tafani pranoii se kishte probleme. Ai tha se koshat ishin në gjendje të keqe, shumica e tyre ishin blerë prej vitit 2015. Tafani theksoi se kishin plane për të blerë të rinj vitin e ardhshëm. 

Në përgjigje të një kërkesë për informacion Bashkia Belsh tha se bënte ndarjen e një pjese të mbetjeve që në burim.  

“Bashkia bën një seleksionim paraprak të mbetjeve organike që përpunohen në fushën e kompostimit si dhe seleksionim të mbetjeve të kartonit”, thuhet në përgjigjen me shkrim. 

Por nga ana tjetër problemi me ujërat e ndotura nuk duket se ka një zgjidhje të shpejtë, pavarësisht alarmit të ngritur nga banorët. 

Bardhyl Staka, një banor i zonës pranë liqenit të Mullizit, tha se gjendja aty është e rrezikshme. “Ky liqen është i rrezikshëm. Nuk përdoret për asgjë. Ka vite që përdoret për ujërat e zeza e sa vjen do bëhet edhe më keq se shtohet sasia”, tha Staka.

Një tjetër banor i kthyer nga emigracioni përkohësisht thotë se kjo është pamja e pasme e Belshit. “Këtu ka vite që përdoret për ujërat e zeza. Era e keqe dhe rruga këtu janë shumë keq. Unë tani jam kthyer pasi nuk jetoj këtu. Nuk di për mbeturinat, por ky liqen është shumë problem”, thotë emigranti. 

I pyetur në lidhje me këtë situatë Tafani premtoi se bashkia kishte një projekt dhe po kërkonte financim nga AKUM-i.  “Bashkia ka bërë procedurë për hartimin e projektit ” Impianti i pastrimit të ujrave të zeza të qytezës”, e disponojmë këtë projekt, e kemi depozituar pranë AKUM- it dhe shpresojmë në financimin e këtij projekti shumë të domosdoshëm për liqenin Mullizë”, tha Tafani.

Turizimi në ngërç 

Ardjan Hoxha, pronar i një anije turisktike në ;iqenin e Belshit | Foto: Bardha Nergjoni/BIRN

Bashkia Belsh ka rreth 33 mijë banorë të regjistruar, por bashkia llogarit që aty jetojnë 23,400 banorë dhe ka të regjistruara rreth 500 biznese. Një pjesë e këtyre janë investime që u bënë vitet e fundit me shpresën e një bumi turistik.

Por banorët dhe pronarët e bizneseve të lidhura me turizmin nuk janë edhe aq optimistë për situatën në të cilën ndodhen. 

Ardjan Hoxha, pronar i një anije panoramike që bën xhiron e liqenit kryesor të Belshit tha se numri i vizitorëve nuk i arrin pritshmëritë e tyre. 

“Tani shikoni disa emigrantë që kanë mbushur sheshin ditë pazari, por në kohë të tjera njerëz nuk ka fare”, tha ai. Vetë Hoxha bën një jetë emigranti. Në pjesën më të madhe të vitit ai punon në Selanik dhe kthehet në Belsh vetëm për sezonin tursitik ose në fundjava. 

“Që turistët të vijnë ne nuk mund t’i ofrojmë vetëm panoramën” theksonHoxhai, duke listuar një sërë fushash ku mund të investohej për të rritur mundësitë ekonomike të zonës.  

Megjithatë Hoxha nuk është optimist. 

“Kush do të punojë në Belsh. Këtu kanë mbetur të moshuar vetëm. S’ka kush punon tokat dhe nëse nuk bashkohen, nëse nuk mekanizohet (bujqësia) dhe të ketë çmime të pranueshme, nuk do ofrojmë asgjë dhe turistët do vijnë një herë e nuk do vijnë më”, thotë ai.

Por plakja prej emigracionit nuk është problemi i vetëm. Lumturi Hysa, një prej administratorëve të strukturave turistike, tha se ndërsa po marrin vlerësime pozitive për hotelin, ushqimin dhe shërbimet e tjera, turistët kërkojnë më tepër se sa mund të sigurohet prej nismave private. 

“Përshtypjet e turistëve janë ato që na bëjmë të mendojmë e të përmirësojmë shërbimet, por ka gjëra që nuk janë në dorën tonë”, tha ajo. 

Hysa theksoi se turizmi ka nevojë për lehtësira që mund të vijnë vetëm prej qeverisjes si për shembull të ketë banjo publike, parkimi të jetë me një pagesë simbolike dhe që mbetjet të pastohen çdo ditë.

Etiketa: AKUMAnijeArdjan HoxhaArif TafaniBanorëBashkiaBashkia BelshBelshBIRNfinanciminfrastrukturainvestimeLiqeni i MullizitmbetjeMbetjet urbaneMenaxhimi i mbetjeveMyftar UruçindotjePanoramaSHshqipShqipërituristTurizmiUjërat e zeza
Tjetri
Klodi Leka

Lëvizja Bashkë proteston për miratimin e projektligjit për minimumin jetik

naslovna sjeverna koreja hack

“Pse mua?”: Hakerët koreano-veriorë vjedhin identitete nga Serbia dhe Bosnja

21:07 | 15/06/2026
policia cakri

I pandehuri dhunohet në kafazin e xhamtë të Gjykatës së Posaçme

15:09 | 15/06/2026
meta

Si u nda Gjykata Kushtetuese për mënyrën e arrestimit të Ilir Metës

10:16 | 15/06/2026
protest 2 e1781101587638

“Revolucioni i Flamingove” shkon përtej Kushnerit dhe zogjve

09:31 | 15/06/2026
Saga e ‘seancës paraprake’ për çështjen Veliaj, 4 muaj jashtë afatit

Lobimi i Erion Veliajt fokusohet tek institucionet që mbështesin SPAK në SHBA

09:28 | 15/06/2026
marjana koceku

Deputetja braktis PS-në ndërsa protestat kundër qeverisë zmadhohen

19:52 | 14/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.