AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

NDI: Grupet e nënpërfaqësuara hasin pengesa në pjesëmarrjen politike

Raporti mbi përfaqësimin politik dhe pjesëmarrjen e grupeve të nënpërfaqësuara në procesin zgjedhor, i përgatitur nga Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri me mbështetjen e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), nxori në pah mungesën e diversitetit dhe shkallën e ulët të pjesëmarrjes të grupeve të nënpërfaqësuara në politikë.

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
3 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
AWEN dhe NDI prezantuan gjetjet e raportit mbi përfaqësimin dhe pjesëmarrjen e grupeve të nënpërfaqësuara në politikë. | Foto: Nensi Bogdani

Ditën e premte Rrjeti për Fuqizimin e Gruas në Shqipëri (AWEN) me mbështetjen e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI) në Shqipëri prezantuan në një tryezë të përbashkët gjetjet e raportit në lidhje me përfaqësimin dhe pjesëmarrjen e grupeve të nënpërfaqësuara në proceset zgjedhore në vendin tonë.

Ky raport nxori në pah problematikat kryesore lidhur me mungesën e diversitetit të grupeve vulnerabël në përfaqësimin politik.

“Partitë politike nuk kanë dispozita të dedikuara në statuset e partive dhe as strategji për fuqizimin grupeve të nënpërfaqësuara, të tilla si komuniteti LGBTIQ+, minoritetet Rome dhe Egjiptiane, personat me aftësi të kufizuar, etj”, citon raporti.

Raporti u fokusua kryesisht në procesin e zgjedhjeve lokale të këtij viti, ku u vu re një mungesë e theksuar e përfaqësimit të këtyre grupeve.

“Nuk ka pengesa ligjore për pjesëmarrjen e këtyre grupeve në partitë politike apo proceset zgjedhore, por të gjithë jemi të ndërgjegjshëm që ka pengesa shoqërore dhe individuale”, tha Edlira Ngjeci gjatë prezantimit të gjetjeve të raportit.

Sipas raportit, personat me aftësi të kufizuar nuk përfshihen në asnjë statut zgjedhor të asnjë partie politike.

“Barrierat kryesore që pengojnë pjesëmarrjen e plotë të personave me aftësi të kufizuar përfshijnë aksesin e kufizuar të mjedisit fizik dhe informacionit, të dhënat e ndara të padisponueshme për aftësinë e kufizuar, si edhe stereotipet dhe paragjykimet ndaj tyre”, citojnë gjetjet e analizës që kreu rrjeti AWEN.

Raporti gjithashtu ngre problematikën e pjesmarrjes së ulët politike të komunitetit Rom dhe Egjiptian, si pasojë e ngurrimit të anëtarëve të komunitetit prej diskriminimit që u bëhet.

“Nuk kemi arritur akoma pas tërë këtyre viteve të kemi një përfaqësues në Këshillin Bashkiak”, u shpreh Romina Sefa, drejtuese ekzekutive e Qëndra për Advokim Social.

E njëjta dukuri ndodh edhe me anëtarët e komunitetit LGBT.

Raporti citon se nuk ka anëtarë të komunitetit LGBTIQ+ që kandidojnë apo marrin pjesë hapur si pjesë e këtij komuniteti në procesin zgjedhor në Shqipëri.

“Partitë politike ngurrojnë për të mbështetur pjesëmarrjen e tyre”, shtoi Edlira Ngjeci, gjatë prazantimit të gjetjeve.

Një tjetër problematikë që thekson raporti është ajo e parfaqësimit të grave dhe të të rinjve në politikë.

“Qasja e grave në financa konsiderohet si një ndër pengesat kryesore që pengoujnë pjesëmarrjen e grave në politikë. Gratë kanë më pak akses në rrjetet që ngrenë fonde për fushatat”, u shpreh Edlira Çepani, bazuar në raportet studimore të Rrjetit për Barazi në Vendimarrje.

“Sfida më e madhe e tyre, kur ne i kemi pyetur, ishte ‘të jesh grua në politikë’ dhe kultura patriarkale akoma e pranishme ”, përfundoi Çepani.

Etiketa: AnalizëAWENEdlira ÇepaniegjiptianFondegraKulturaLGBTLGBTIQLokaleminoritetMjedisitraportRaportiromRomina SefashqipShqipërizgjedhjeZgjedhje 2023
Tjetri
“Përpjekje për të paraqitur në mënyrë të pasaktë pasuritë”, KPK ngre dyshime mbi transaksionet e Bardhyl Shehut

Gjyqtari Murat Lleshi doli në pension të parakohshëm kur u njoh me rezultatet e vetingut

SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.