AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Shkëlzen Berisha thirret si dëshmitar në gjyqin ndaj Fatmir Mediut për Gërdecin

SPAK kërkoi që të pyeten në gjykatë 52 persona në cilësinë e dëshmitarit, mes tyre edhe Shkëlzen Berisha, djali i ish-Kryeministrit Sali Berisha në kohën kur ndodhi tragjedia e Gërdecit, si dhe deputeti demokrat Aldo Bumçi. Po ashtu, prokuroria kërkoi të pyeten edhe të pandehurit në procesin e mëparshëm të Gërdecit.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
3 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Shkëlzen Berisha pas dëshmisë në Prokurorinë e Posaçme, SPAK. Foto: LSA.

Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Aldo Bumçi, deputet i Partisë Demokratike, janë dy prej 52 personave që Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, kërkoi të thirren në cilësinë e dëshmitarit në procesin penal ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu për përgjegjësinë e tij në ngjarjen tragjike të vitit 2008 në Gërdec, ku si pasojë e shpërthimit të municioneve humbën jetën 26 persona dhe u pagosën qindra të tjerë.

Prokurori Klodian Braho paraqiti në seancën e të premtes më 22 shtator listën e dëshmitarëve që kërkon të pyeten në gjykatë, pas vendimit të gjyqtares Irena Gjoka më 8 shtator për pranimin e kërkesës së Mediut për revokimin e gjykimit të shkurtuar dhe vijimin me gjykim të zakonshëm. “Kemi një listë me 52 persona që kërkojmë të pyeten si dëshmitarë, duke filluar nga Feruzan Durdaj dhe deri tek dy të fundit, Aldo Bumçi dhe Shkëlzen Berisha”, deklaroi prokurori Braho dhe i kaloi listën gjykatës dhe përfaqësuesit ligjor të Mediut, avokatit Henrik Ligori. Pesë prej personave të thirur si dëshmitarë janë shtetas amerikanë.

Po ashtu, u kërkua që të pyetet i pandehuri Fatmir Mediu si dhe në cilësinë e personave të marrë të pandehur të procedimin e mëparshëm për Gërdecit, 19 persona, mes tyre Ylli Pinari dhe Mihal Delijorgji.  Avokati Ligori kërkoi kohë që të njihej me listën e prokurorisë dhe pastaj të jepte qëndrim.

Pasi prokurori Braho u shpreh dakord që avokatit të Mediut t’i jepej kohë, gjyqtarja Irena Gjoka vendosi të shtyjë seancën për më datë 29 shtator, në orën 14:30.

Ndërkohë, përfaqësuesi ligjor i viktimave dhe familjarëve të tyre, avokati Dorian Matlija kërkoi fjalën dhe vërejti se gjykata t’i konsiderojë si palë në proces. Ai kërkoi një kopje të listës së prokurorisë dhe shtoi se mund të kenë edhe ata kërkime për thirrjen e dëshmitarëve të tjerë apo paraqitjen e provave të reja.

Në seancën paraardhëse, edhe avokatët e të pandehurit Mediu parashtruan kërkesë për pyetjen e dëshmitarëve dhe ekspertëve; si dhe marrjen e provave dokumentare dhe realizimin e ekspertimit hetimor.

Ligori renditi një listë të gjatë personash për të cilët kërkojnë të pyeten në cilësinë e dëshmitarit, mes tyre ish-zv/sekretar i departamentit të Mbrojtjes në Shetet e Bashkuara të Amerikës; personalitete ushtarake të NATO-s e Pentagonit në SHBA; ish-ministra të mbrojtjes së vendeve evropiane; përfaqësues të kompanisë amerikane SAC që u përfshi në demontimin e armëve në Gërdec; ish-ministra të qeverisë “Berisha” dhe ish-sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave në atë periudhë; ish-drejtues të Shërbimit Informativ dhe Policisë së Shtetit; këshilltarë të sigurisë dhe deputetë, anëtarë të komisioneve të sigurisë; zyrtarë të nivelit të lartë ushtarak në Shqipëri; të hetuar që janë shpallur të pafajshëm e të dënuar në procesin Gërdeci, etj..

Rihapja e çështjes ndaj Mediut u vu në lëvizje pas 12 vitesh me iniciativën e familjes së një prej viktimave të shpërthimit në mars 2008 në ambientet e ish “Brigadës së Tankeve”, me 26 humbje jete e qindra të plagosur. Sipas kërkuesve dhe SPAK, pas ndryshimeve ligjore të vitit 2012 dhe 2017, deputeti nuk ka më imunitet parlamentar për ndjekjen penale apo gjykimin e tij dhe për rrjedhojë nuk ekziston me asnjë pengesë për hetimin e Mediut.

Prokuroria e Posaçme kërkoi revokimin e vendimit të vitit 2009 të Gjykatës së Lartë për pushimin e çështjes në ngarkim të ish-ministrit të Mbrojtjes, por kjo gjykatë ia pasoi Gjykatës së Posaçme çështjen, duke shpallur moskompetencën për shqyrtimin e kërkesës.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë vendosi rrëzimin e kërkesës së SPAK për rihapjen e çështjes dhe fajësoi prokurorinë për mosushtrim të ndjekjes penale për 8 vite ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, duke argumentuar se vepra penale është parashkruar. Ky vendim u rrëzua si i pabazuar nga Gjykata e Posaçme e Apelit më 24 shtator 2021, që i hapi rrugë procedimit të Mediut.

Etiketa: Aldo BumcciAldo BumçiArmëdeputetdëshmitarëDorian MatlijaFatmir MediaFatmir MediuFeruzan DurdajGërdecGerdeciGjokaGjykataGjykata e PosaçmeGjykata e Posaçme e ApelitGjykata e Posaçme e Shkallës së ParëGjykatëGjykatësgjykimHenrik LigoriIrena GjokaKëshillit të MinistraveKlodian BrahoMihal DelijorgjiNATOPartisë DemokratikeProkuroriProkuroriaProkuroria e PosaçmeProkuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarSali BerishaSHSHBAShetet e Bashkuara të AmerikësShkelzen BerishashqipShqipërishtatorSPAKVendimYlli Pinari
Tjetri
NDI: Grupet e nënpërfaqësuara hasin pengesa në pjesëmarrjen politike

NDI: Grupet e nënpërfaqësuara hasin pengesa në pjesëmarrjen politike

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.