AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Punonjëset e fasonerisë protestojnë për zvarritje e hetimeve ndaj kompanisë që nuk i pagoi

70 gra e vajza, ish-punëtore të fabrikës “Ozgun Kan Albania” protestuan para Prokurorisë së Rrethit Fier, pasi sipas tyre hetimi ndaj kompanisë, e cila nuk u ka dhënë pagat, po zvarritet.

Valbona DavidhingaValbona Davidhi
3 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Nga protesta e punonjëseve të fasonerisë në Fier. Foto: Valbona Davidhi

Një grup grash e vajzash, ish-punonjëse të fabrikës “Ozgun Kan Albania” protestuan të shtunën para Prokurorisë së Rrethit Fier, pasi pretendojnë se hetimet ndaj kompanisë e cila nuk u ka dhënë pagat për dy muaj, po zvarriten.

Protesta mbështetet nga “Koalicionit për Punë të Denjë”, e cila i ka mbështetur punëtorët në ngritjen e padisë.  Kallëzimi penal ndaj pronarëve të fasonerisë është bërë  dy muaj më parë dhe përmes tij punëtorët kërkojnë të shtrëngojnë kompaninë që tu shlyej detyrimet.

“Jemi organizuar sot me ndihmën e “Koalicionit për Punë të Denjë” që të protestojmë për zvarritjen e proceseve të hetimit, për zvarritje të kontrolleve tatimore të ndërmarrjes ku punuam dhe për të protestuar që i gjithë sektori i fasonerisë të ketë paga dhe kushte pune të denja”, thuhet në deklaratën e protestuesve.

Punonjësit thonë se nuk kanë asnjë informacion se çfarë ka ndodhur me kallëzimin. “Ne na thirrën përpara dy muajve për të dëshmuar dhe që atëherë nuk kemi asnjë informacion nga prokuroria për pronarin e fasonerisë dhe hetimin”, tha Ornela Bruhamaj, një nga protestueset.

Prokuroria e Fierit nuk qe e arritshme për koment.  Kompania dhe drejtues të saj nuk ishin të arritshëm. Punëtoret po ashtu thane se nuk kanë më kontakte me përfaqësues të fasonerisë.

Protestueset pretendojnë se janë lënë pa paga për 2 muaj e 10 ditë, ndërsa thonë se megjithëse e vogël, kjo pagesë është e rëndësishme për ta.  “Ne jemi gra e vajza që punojnë në të ashtuquajturat “fasoneri”. Ne punojmë në punë të vështirë dhe të paqëndrueshme, me paga të ulëta dhe të pasigurta për vazhdimësinë. Ne jetojmë në vështirësi financiare dhe në limitet e mbijetesës”, tha Selvi Vrapi, një prej punëtoreve.

Vrapi tha se mungesa e pagës për dy muaj i penalizonte dhe ndikonte familjet e tyre. Protestuesit thanë se ata kishin punuar në kushte të vështira dhe me pagesa minimale dhe pa të drejta minimale.

Organizimi i protestës në 7 tetor u lidh me faktin se ajo njihet si dita e ndërgjegjësimit për punëtorët e fasonerisë.

“Në të gjithë vendin sektori ka probleme të mëdha me kontratat e punës, me kushtet e punës dhe shumë mangësi në zbatim e Kodit të Punës” , tha Gertjana Hasalla, përfaqësuese e Koalicionit për Punë të Denjë.

Përfaqësuesit e  Koalicionit Për Punë të Denjë duan që ky rast të kthehet në një precedent që përkrah punonjësit për t’i dhënë fund abuzimeve nga kompanitë në këtë sektor.

“Konkretisht sot ne kerkojmë nga organet e prokurorisë dhe gjykatës që këtë rast ta shndërrojnë në precedent për të detyruar punëdhësit të shlyejnë punëtorët dhe të mos ketë më situata si kjo e këtyre zonjave”, tha Hasalla.

Etiketa: FasoneriFierGjykatëGjykatësgraHetimetKoalicionit Për Punë të DenjëOrnela BruhamajOzgun Kan AlbaniaPagatParaProkuroriaProkuroria e FieritProtestaPunëPunëtorPunëtorëSelvi Vrapitë drejtaThirrë
Tjetri
Tradita e sportit te shahut ka rrënjë të thella në Durrës

Tradita e sportit te shahut ka rrënjë të thella në Durrës

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.