AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Kuvendi shtyn për në nëntor vendimin për mandatin e Xhaçkës

Dhjetë muaj pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, zyra e kryetares së Kuvendit thotë se çështja e mandatit të Xhaçkës pritet të futet në axhendë për javët e para të nëntorit.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
16:08 | 09/10/2023
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka. Foto: LSA

Zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes Olta Xhaçka vijon të shtyhet në Kuvend prej gati 10 muajsh. Shefi i kabinetit të kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla i tha të hënën BIRN se kjo çështje pritej të diskutohej në javët e para të nëntorit.

“Konferenca e Kryetarëve do të vendosë datën e shqyrtimit dhe brenda 2 javëshit të parë të nëntorit, Këshilli i Rregullores dhe Mandateve do të marrë një vendim,” tha Kosta Barjaba nëpërmjet një bisede telefonike.

Dy javë më parë,  Barjaba shprehu bindjen se Nikolla do ta thërriste së shpejti këtë këshill dhe e justifikoi vonesën me “kalendarin e ngjeshur të punës”. Të hënën, ai pëmendi sërish axhendën e kryeparlamentares për shtyrjen e shqyrtimit të çështjes me një muaj. “Nuk do të jetë në Shqipëri 2-javëshin e dytë të tetorit,” shtoi ai.

Gjykata Kushtetuese shfuqizoi në janar dy vendime të Kuvendit për të bllokuar dërgimin në këtë gjykatë të mandatit të deputetes Olta Xhaçka, pasi opozita kërkoi heqjen e mandatit të saj për shkak se bashkëshorti i saj, Artan Gaçi u shpall nga qeveria “investitor strategjik”.

Opozita akuzon mazhorancën socialiste se po bën “avokaten e shkelësve të ligjit” dhe se “po shkel Kushtetutën”, duke shtyrë pafundësisht zbatimin e  këtyre vendimeve.

“Zvarritja prej muajsh e kësaj çështjeje është shkelje e rëndë e Kushtetutës dhe mungesë respekti ndaj kësaj gjykate,” tha kreu i grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi për BIRN.

Sipas Bardhit, “ky është një tjetër rast që provon se Kuvendi në shkelje të Kushtetutës po mbyll çdo hapësirë institucionale për opozitën”.

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese në janar, çështja e mandatit të Xhaçkës i kaloi Këshillit të Legjislacionit, i cili pasi i mbajti në shqyrtim për disa muaj vendimet e GJK-së, doli në korrik me dy raporte për Kryetaren e Kuvendit, si autoritet ligjor që i duhet të vendosë për hapat e tjerë që do të ndjekë Kuvendi.

Socialistët i vunë në pikpyetje zbatimin e vendimeve dhe i sugjeruan Kryetares rikthimin e çështjes në Këshillin për Rregulloren dhe Mandatet. Ndërsa mendimi i pakicës sugjeronte ndjekjen e praktikës së mëparshme parlamentare për ta dërguar direkt në seancë për votim kërkesën e opozitës që mandati i Xhaçkës të shkojë për interpretim në Kushtetuese.

Diskutimi i papajtueshmërisë së mandatit të deputetes socialiste nisi që në qershor 2022 kur opozita dorëzoi mocionin e saj në Kuvend, por dërgimi i tij në Kushtetuese për interpretim vijon të zvarritet në strukturat e Kuvendit, ku mazhoranca ka drejtimin dhe shumicën vendimmarrëse.

Gjykata Kushtetuese është organi kompetent që vendos për papajtueshmërinë e mandatit të deputetit në bazë të dispozitave kushtetuese që parashikojnë ndalimin e përfitimeve nga pasuria publike. Statusi “investitor strategjik” parashikon përfitime publike për fituesin, reduktim të TVSH-së,  procedura të përshpejtuara administrative, akses në infrastrukturë dhe rrjetin elektrik, si dhe përdorimin e tokës shtetërore si plazh para hotelit.

 

Etiketa: AdministrativeArtan GaçiBashkëshortiBIRNGazmend BardhiGJKGjykataGjykata KushtetueseGjykatëGjykatësGjykatës KushtetueseInvestime strategjikeInvestitor strategjikKosta BajrabakryetarkushtetueseKuvendKuvendiLindita NikollamandatetMandati i deputetesOlta XhaçkaOpozitaParaPartia DemokratikepasuriaPDplazhPunëQeveriashqipShqipëriTVSHVendimVendimetvotim
I mëparshmi

Apeli i organizatave: Asnjë fëmijë nuk është i sigurt në internet

Tjetri

Kolegji rrëzon disa gjetje të KPK, por lë në fuqi shkarkimin e Neritan Cenës

Tjetri
Gjyqtari Neritan Cena shkarkohet nga detyra

Kolegji rrëzon disa gjetje të KPK, por lë në fuqi shkarkimin e Neritan Cenës

Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.