AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjykata e Posaçme sekuestron pasuritë e grupit të trafikut të drogës me bazë në Fushë Kuqe

Gjykata ka pranuar kërkesën e SPAK për sekuestrimin e një lokali, katër gomoneve, katër automjeteve dhe një sasie monetare që dyshohet se janë krijuar me të ardhura nga veprimtari të paligjshme të grupit të strukturuar kriminal të kryesuar prej Gëzim Çelës nga Fushë Kuqe, i proceduar prej vitesh për trafik droge, por që ka mundur t’i shpëtojë arrestimit.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
3 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Foto: Xhemali Moku

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të mërkurën më 11 tetor sekuestrimin e pasurive të kryera në kuadër të procedimit penal ndaj të shpallurit në kërkim ndërkombëtar për trafik droge e grup të strukturuar kriminal, Gëzim Çela nga Fushë Kuqe, i quajtur dhe si “Baroni i Drogës”; anëtarëve të tjerë të këtij grupi; si dhe dhe të pasurive në emër të personave të lidhur me ta.

Sekuestrimi pasurive është kryer menjëherë pas ndalimit nga Policia e Shtetit të shefit të Komisariatit të Laçit, Dritan Metaj, i akuzuar si pjesëtar i këtij grupi me aktivitet kryesor trafikun e drogës.

Hetimi i SPAK filloi në fund të muajit mars, kur i dyshuari Armando Papa u arrestua në flagrancë me një sasi prej rreth 41.6 kilogramë heroinë.

Në vijim të këtij procedimi janë siguruar informacione se nga pjesëtarët e këtij grupi, me datë 14 Gusht 2023, do trafikohej një sasi e konsiderueshme lënde narkotike e llojit cannabis sativa nga vendi i quajtur Patok-Kurbin me mjete lundruese dhe se do të shkëmbehej në det me kokainë që do të transportohej me një mjet tjetër lundrues i cili drejtohej nga shtetas të huaj. Droga më pas do të trafikohej.

Gjatë operacionit në muajin gusht të koduar me emrin “Flakë në det”, u ndaluan katër shtetas shqiptarë dhe dy ukrahinas, të cilët pasi dogjën një mjet lundrues të llojit velierë, tentuan të largohen me një barkë të vogël shpëtimi.

Në vijim, me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë caktoi masat e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata krimianle  dhe grupi i strukturuar kriminal”, për shtetasit Gëzim Çelaj, banues në Fushë Kuqe; Arben Dalipaj, banues në Vlorë; Roland Guza, banues në Durrës dhe Dritan Metaj, me detyrë shef i Komisariatit të Policisë Laç, ky i fundit i arrestuar të hënën. Tre të tjerët arritën t’u shpëtojnë prangave dhe janë shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Nga hetimi i kyer për pasuri të përfituara nga të ardhurat e aktivitetit kriminal të këtij grupi është kërkuar dhe vendosur sekuestrimi i shoqërisë “Royal Blue” Sh.p.k, e themeluar më datë 26 Tetor 2022 me administratore dhe ortake të vetme me 100% të kuotave shtetasen M.Th. me objekt aktiviteti një Bar Restorant në Laç; katër gomone; katër automjete; si dhe shuma monetare.

 

Etiketa: Arben DalipajArmando PapaArrestBaroni i drogësBurgcannabisDritan MetajDrogaDrogeDurrësFushë-KuqeGëzim ÇelajGjykataGjykata e PosaçmeGjykata e Posaçme e Shkallës së ParëgomoneKurbinLaçLaguna PatokutNarkotiknarkotikëPatokPoliciaPolicia e ShtetitProcedimiProkuroriaProkuroria e PosaçmeProkuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarRoland GuzaSHSPAKTrafikTrafik Droge
Tjetri
Afera e incineratorëve, SPAK përfundon hetimin ndaj Arben Ahmetajt

Privatizoi tokë me çmimet e vitit ’94, merret sërish i pandehur Arben Ahmetaj

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.