AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Privatizoi tokë me çmimet e vitit ’94, merret sërish i pandehur Arben Ahmetaj

Prokuroria e Posaçme thotë se një parcelë toke mbi të cilën sot është ndërtuar kompleksi tregtar “Emerald” në rrugën 5 Maji, u privatizua nga Arben Ahmetaj duke injoruar një vendim gjykate, pasi llogariti aksionet e pronarëve te truallit me çmimet e vitit 1994, duke u shkaktuar atyre dëm të konsiderueshëm financiar. Ahmetaj kundërshton akuzën nga arratia.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
14:42 | 11/10/2023
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Afera e incineratorëve, SPAK përfundon hetimin ndaj Arben Ahmetajt
Ish- zv.kryeministri Arben Ahmetaj duke dale nga zyrat e SPAK.Foto: LSA.

Një parcelë toke me sipërfaqe 6370 metra në pronësinë e familjes Myderizi në rrugën 5 Maji në Tiranë, e cila u privatizua duke përdorur çmimet e vitit 1994 në kundërshtim me një vendim gjykate të formës së prerë, pritet të shtojë një akuzë tjetër për veprën penale të shpërdorimit të detyrës ndaj  ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj, i cili është aktualisht në arrati për akuza të tjera për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Ahmetaj kundërshtoi akuzën nga arratia. Në një postim në Facebook, ai pretendoi se akuza është pasojë e një komploti që sipas tij, financohet nga incineratorët dhe që synojnë ta kthejnë atë në shënjestër të keqbërjeve në vend.

“Në lidhje me lajmin që qarkullon, nuk e di sa e vërtetë është, por nuk do të habitesha aspak në vazhdën e përndjekjes së organizuar në tashmë gati një vit e gjysëm e më shumë,” deklaroi Ahmetaj.

Privatizimi 

Në rrugën 5 maji në Tiranë, familja Myderizi kishte dikur një parcelë toke me sipërfaqe 7,680 metra katrorë. Në kohën e komunizmit, një fabrikë buke u ndërtua dhe zuri 6,370 metra nga toka e tyre. Pronarët morën njohjen e pronës nga Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në fillim të viteve ’90. Shteti shqiptar në atë kohë deklaroi konvertimin në aksione të vlerës së tokës në ndërmarrjet që supozohej se duhej të ishin funksionale dhe operative. Ndërmarrja në fjalë, Buka sh.a., në fakt raportohet në dokumentet e prokurorisë si Ish-Fabrika, d.m.th., një ngrehinë që nuk ekziston. Pronarët u ankuan për faktin se ligji i vitit 1994 për konvertimin e vlerës së tokës në aksione ishte i padrejtë, sepse vlera e tokës nuk llogaritej sipas çmimit të tregut.

Një kalvar i gjatë ligjor përfshiu një vendim të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2011, në të cilën qeveria urdhërohej të llogariste vlerën e aksioneve sipas çmimit të tregut, si dhe një vendim të formës së prerë të Gjykatës së Apelit, e cila urdhëronte Ministrinë e Ekonomisë, të drejtuar asokohe nga Ahmetaj, që të rillogariste vlerën e aksioneve të pronarëve të tokës. Sipas njoftimit të akuzës, të disponuar nga BIRN, pronarëve të tokës u takonin 26% të aksioneve të kompanisë nga më pak se 5% të vlerësuara nga Ministria e Ekonomisë përmes përdorimit të tarifave të vitit 1994, të cilat ishin rrëzuar si antikushtetuese nga Gjykata Kushtetuese. Dhe as vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe as vendimi i formës së prerë të Gjykatës së Apelit nuk e ndaluan Ministrinë e Ekonomisë që ta privatizonte kompaninë në ankand, duke i shitur aksionet e shtetit te një shtetas, i cili, sipas dokumenteve të prokurorisë, rezulton se ka njohje me Arben Ahmetajn.

Pas privatizimit, toka e ish-ndërmarrjes shtetërore u zhvillua për të ndërtuar qendrën Emerald. Prokuroria vë në dukje faktin se sipas dokumenteve të marrjes së lejes, zhvillimi i kësaj prone kërkoi një investim prej 1.13 miliardë lekësh, ose mbi 10 milionë euro. Ndërkohë, pronarëve të tokës u mbetën në dorë 5% të aksioneve nga 26% që u takonin.

Ahmetaj pretendoi se llogaritja e vlerës së aksioneve të pronarëve të truallit nuk ka sjellë humbje për shtetin, i cili më pas i shiti këto aksione si të vetat.

“Ish-pronarët e njërës prej aseteve të asaj kompanie, kanë kundërshtuar vlerësimin e pavarur të aksioneve të kompanisë. Vlerësuesit e pavarur, në bazë të ligjit, kanë bërë vleresimin, që nuk i ka kënaqur ish-pronarët e njërit prej aseteve të kompanisë. Nëse do të realizohej ajo që kërkonin ish-pronarët, aksionet e shtetit do të reduktoheshin me herë. Pra në thelb, duke u zbatuar ligji, janë mbrojtur aksionet e shtetit,” deklaroi Ahmetaj në Facebook nga arratia.

Ndryshe nga sa pretendon Ahmetaj, prokuroria ka ngritur akuzë për shpërdorim detyre në dëm të shtetasve dhe të shtetit.

“Provohet se veprimet e kryera nga i pandehuri Arben Ahmetaj bien në kundërshtim me aktet ligjore [dhe] nënligjore në fuqi dhe me vendimet e gjykatave,” thuhet në aktin e prokurorisë së posaçme të lexuar nga BIRN.

“Procedura e përllogaritjes së vlerës së truallit dhe përqindjes së pjesëmarrjes së ish-pronarëve, nuk është bërë në përputhje me rregullimin ligjor në kohën e nxjerrjes së aktit,” shkruhet më tej në aktin e njoftimit të akuzës.

Akuza për shpërdorim detyre, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal përcakton dënim me gjobë ose me burgim deri në shtatë vjet.

Akti i prokurorisë vëren gjithashtu se Ministria e Financave vijon të mos e ketë zbatuar vendimin e Gjykatës së Apelit në favor të pronarëve të tokës dhe pasojat e paligjshmërisë vijojnë të mos jenë korrigjuar.

“…akoma sot nuk janë rregulluar pasojat dhe nuk janë marrë masa në përputhje me kërkesat e përmbaruesve për ekzekutimin e vendimit të gjykatës, duke sjellë për pasojë dëmtimin e interesave të shtetasve dhe të shtetit,” thotë prokuroria.

Etiketa: 5 MajiAhmetajAkuzaArben AhmetajBIRNEuroFacebookFamilja MyderiziGjykataGjykata e ApelitGjykata KushtetueseGjykatëGjykatësGjykatës KushtetueseIncineratorKodit PenalKorrupsionkushtetueseMasaMinistria e EkonomiseMinistria e FinancaveprivatizimiProkuroriaQeveriaSHShpërdorim detyreSPAKTokaVendimVendimetVendimi
I mëparshmi

Gjykata e Posaçme sekuestron pasuritë e grupit të trafikut të drogës me bazë në Fushë Kuqe

Tjetri

KLGJ kujtohet të emërojë 40 magjistratët e rinj

Tjetri
KLGJ pranon dorëheqjen e dytë të Artan Gjermenit

KLGJ kujtohet të emërojë 40 magjistratët e rinj

Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.