AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

KLGJ kujtohet të emërojë 40 magjistratët e rinj

Kryetarja Naureda Llagami deklaroi se “ishte prioritet emërimi dhe caktimi në detyrë i magjistratëve të rinj”, thuajse dy muaj e gjysmë pasi ky proces mbahet peng nga Këshilli i drejtuar prej saj.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
15:26 | 11/10/2023
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjatë një mbledhjeje të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Foto kortezi: KLGJ

Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami parashtroi në fillim të mbledhjes plenare të mëkurën më 11 tetor shqetësimin lidhur me emërimin dhe caktimin në detyrë të 40 magjistratëve të rinj, proces që po mbahet peng prej dy muajsh e gjysmë nga këshilli që ajo drejton në kundërshtim me ligjin.

Ajo e cilësoi si prioritare mbledhjen e së mërkurës për transferimin e gjashtë gjyqtarëve në Tiranë, Durrës dhe Elbasan, duke theksuar se kjo vinte pasi ishte ‘prioritet emërimi magjistrarëve’. Llagami vërejti se këto transferime të gjyqtarëve në detyrë janë masat që po merr këshilli për të mundësuar emërimin e magjistratëve të rinj, brenda javës së ardhshme. KLGJ njoftoi gjithashtu se emërimi i 40 magjistratëve do të bëhet të enjten.

KLGJ e pyetur më parë nga BIRN lidhur me zvarritjen e procesit të emërimit dhe caktimit në detyrë të 40 magjistratëve të rinj të diplomuar në muajin qershor, u justifikua se ishte duke u kryer ende procesi i lëvizjeve paralele dhe ngritjes në detyrë të gjyqtarëve ekzistues. Mosemërimi për dy muaj e gjysmë i 40 të diplomuarve për gjyqtarë vjen në kundërshtim me ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve…” që parashikon se brenda afatit një mujor nga data e publikimit të listës së të diplomuarve, këshillat emërojnë magjistrat çdo person që është në listën e të diplomuarve, i cili përmbush kriteret e emërimit.

Ndërkohë që KLGJ ka vonuar në kundërshtim me ligjin emërimin e 40 magjistratëve të rinj, të kërkuar vetë prej saj në vitin 2020, gjykatat janë zbrazur nga procesi i vetingut dhe reth 100 mijë dosje mbeten stok për t’u shqyrtuar.

Mbledhjen e të mërkurës, Këshilli mori vendim për transferimin me procedurën e lëvizjes paralele të gjyqtares Thomaida Roça në Gjykatën e Elbasanit. Po me lëvizje paralele u vendos transferimi në Tiranë i gjyqtares Nertila Kape.  Po ashtu, u vendos transferimi i përkohshëm në Gjykatën e Durrësit i gjyqtares Suela Xhani; në Elbasan u transferua gjyqtari Ardit Kuka; ndërsa në Tiranë u transferuan gjyqtarët Ramiz Lala dhe Arben Dosti.

 

Etiketa: Arben DostiArdit KukaBIRNdosjeDurrëselbasanGjykatëGjyqgjyqtarKëshilli i Lartë GjyqësorKëshillit të Lartë GjyqësorKLGJMagjistratMagjistratëtNaureda LlagamiNertila KapeProcesi i vetingutprokurorRamiz LalaSuela XhaniThomaida RoçaVendim
I mëparshmi

Privatizoi tokë me çmimet e vitit ’94, merret sërish i pandehur Arben Ahmetaj

Tjetri

Skeda e pasurisë së deklaruar – Flora Çela– Prokuroria e Vlorës

Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar – Flora Çela– Prokuroria e Vlorës

Skeda e pasurisë së deklaruar – Flora Çela– Prokuroria e Vlorës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.