Prokurorja Flora Çela e Prokurorisë së Vlorës do të përballet të enjten më 12 tetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Etleda Çiftja dhe Lulzim Hamitaj.
Flora Çela përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2008 dhe punon prej asaj kohe si prokurore në Prokurorinë e Vlorës.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë familjare të prokurores Flora Çela nga viti 2007 deri në fund të vitit 2019. [Kliko për skedën në PDF].
Prokurorja Flora Çela nuk zotëronte asnjë pasuri në vitin 2007, ndërsa në fund të vitit 2019, pasuria e saj familjare kap vlerën e 5.5 milionë lekëve. Ajo zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 4.1 milionë lekë, kursime të akumuluara në cash prej 764 mijë lekësh, automjet me vlerë 586 mijë lekë si dhe likujditete bankare prej 850 lekësh.
Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë rreth 19 milionë lekë, nga të cilat 68% kanë si burim pagën e subjektit, 30% pagën e familjarëve, 1.2% nga dhuratat në cash dhe 0.5 nga shitja e një automjeti.
Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 10 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.
Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” një detyrim të mbartur prej 6 mijë eurosh që subjekti ka ndaj një kompanie ndërtimi.
Subjekti Flora Çela në deklarimin Periodik/Vjetor 2012 deklaron një kontratë shitblerje paraprake të një apartamenti banimi, për të cilin shlyen 10,000 USD në vitin 2012; 14,000 USD në vitin 2015, ndërsa shuma 6,000 USD vazhdon të mbetet detyrim i pashlyer deri në fund të vitit 2019.
Deklarata Para Fillimit të Detyrës
Deklarata e pasurisë së vitit 2007
Deklarata e pasurisë së vitit 2008
Deklarata e pasurisë së vitit 2009
Deklarata e pasurisë së vitit 2010
Deklarata e pasurisë së vitit 2011
Deklarata e pasurisë së vitit 2012
Deklarata e pasurisë së vitit 2013
Deklarata e pasurisë së vitit 2014
Deklarata e pasurisë së vitit 2015
Deklarata e pasurisë së vitit 2016
Deklarata e pasurisë së vitit 2017
Deklarata e pasurisë së vitit 2018
Deklarata e pasurisë së vitit 2019
Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al