AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Spiralja e dhunës që solli Hamasin

Në sytë e shumë vëzhguesve të jashtëm, kauza e autonomisë dhe shtetit të Palestinës tashmë është njollosur nga vrasjet mizore dhe rrëmbimet – shumë të kryera në prani të kamerave. Paradoksalisht, nëse palestinezët do të duhet të rifitojnë epërsinë morale, ata duhet të shpresojnë shkatërrimin e Hamasit.

Peter SingerngaPeter Singer
3 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Në këtë foto të vitit 2012, një fëmijë po qëndron para shtëpisë së shkatërruar nga bombardimet izraelite, një nga gati 300 shtëpi të shkatëruara në atë bombardim në të cilin mbetën të vdekur 158 civilë. Foto kortezi: Stephen William dhe Saber Ashor/Flickr

Sulmi i shëmtuar i Hamasit në Izrael është dënuar me të drejtë në të gjithë botën. Nëse kjo është luftë, dhe për këtë të dyja palët bien dakord, atëherë shënjestrimi i qëllimshëm i civilëve nga Hamasi është një krim i rëndë lufte.

Vetëm se brutaliteti i demonstruar nga Hamasi nuk doli nga asgjëja. Leksioni i asaj që po ndodh aktualisht në Gaza dhe në Izrael është vetëm që dhuna ushqen edhe më shumë dhunë.

Shansi i vërtetë i fundit për shmangien e një konflikti të tillë si ai që po zhvillohet mes Izraelit dhe Hamasit u shkatërrua në fakt dy dekada më parë nga një vrasje e vetme: vrazja e kryeministrit të Izraelit Yitzhak Rabin më 1995. Vrasësi në fakt nuk ishte një militant palestinez por një ekstremist izraelit që kundërshtonte Dakordësinë e Oslos, përmes së cilës, Rabin ëndërroi një “tokë të paqes”, një marrëveshje që ishte anatema e radikatëve izraelitë, për të cilët, sovraniteti hebraik në Tokën e Shenjtë është diçka e panegociueshme.

Vrasja e Rabin ndodhi në përfundim të një manifestimi paqeje në të cilin morën pjesë më shumë se 100 mijë izraelitë, shpesëplotë se armiqësia mes Izraelit dhe Palestinës më në fund po mbyllej. Dhe në atë kohë, kjo shpresë ishte me të vërtetë realiste.

Përfituesit më të mëdhenj nga kjo vrasje ishin nacionalistët izraelitë, mbi të gjithë, Binyamin Netanyahu, kreu i partisë Likud të krahut të djathtë. Netanyahu ka kundërshtuar Dakordësinë e Oslos për shkak se kjo marrëveshje i kërkon Izraelit të tërhiqet nga territoret që ka pushtuar gjatë Luftës së Gjashtë Ditëve në vitin 1967. Në protestë kundër Dakordësisë dhe kundër Rabin, Netanyahu në atë kohë udhëhoqi një procesion funerali fals, të plotësuar me një qivur dhe një litar për varje.

Në vitet pas vrasjes së Rabinit dhe në veçanti pas dështimit për të arritur një marrëveshje në bisedimet e zhvilluara në Camp David më 2000, ekstremistët e krahut të djathtë morën pushtetin në Izrael dhe kjo e pakësoj edhe më shumë perspektivën e arritjes së një shteti palestinez në territoret e pushtuara. Në të njëjtën kohë, dështimi i udhëheqësit laik të Palestinës Yasser Arafat dhe lëvizjes së tij Fatah për të krijuar shtetin e Palestinës ishte ajo që fuqizoi Hamasin, e cila, krahas organizatave të tjera militante palestineze e mbështet ligjshmërinë e vet në vrasjen e izralitëve (si dhe të atyre që i akuzon si bashkëpunëtorë të Izraelit).

Ndërsa Hamasi shtriu ndikmin e vet (dhe eksportoi dhunën) nga Gaza, e cila është kontrolluar prej saj që nga viti 2007, për te Bregu Perëndimor i pushtuar nga Izraeli, në të cilin Autoriteti Palestinez i kontrolluar nga Fatah është nominalisht në detyrë, një numër në rritje mes izraelitëve mbështeti masat represive në Netanyahut. Dhe ndërsa Autoriteti Palestinez ishte i pafuqishëm për të ndalur zgjerimin e pambarim të vendbanimeve izralite në tokat e pushtuara në Bregun Perëndimor, rrethi i ekstremizmit dhe dhunës vijoi.

Aktualisht Netanyahu udhëheq qeverinë më fanatike nacionaliste në historinë e Izraelit, një qeveri që përfshin Ministrin e Financave Bezalel Smotrich, përgjegjësia e të cilit përfshin administrimin e pjesëve të mëdha të Bregut Perëndimor të pushtuar. Smotrich ka nxitur dhunë në mënyrë të përsëritur kundër palestinezëve.

Në shkurt, pasi një palestinez qëlloi dhe vrau dy kolonë izraelitë, qindra izraelitë sulmuan Huëara-n, një fshat palestinez aty pranë, në skena që të përkujtojnë pogromet e kozakëve kundër vendbanimeve hebraike në Rusi, një shekull më parë. Izraelitët i vunë flakën Hëara-s, duke lënë një fshatar të vdekur dhe duke plagosur shumë të tjerë. Dhe, njësoj si policia e Rusisë gjatë kohës kur pogromi po kryhej, forcat izraelite në zonë nuk ndërhynë për të mbrojtur banorët apo për të arrestuar dhunuesit.

Asnjë nga këto nuk justifikon krimet e kryera kundër civilëve izraelitë nga terroristët e Hamasit të cilët vranë më shumë se një mijë izraelitë, shumica e të cilëve civilë të pambrojtur, përfshirë gra e fëmijë. Video rrëqethëse tregojnë militantët e armatosur që qëllojnë, me gjakftohtësi, të rinj në një festival muzike. Në përqindje të popullsisë, ky sulm e ka goditur Izraelin dhjetë herë më shumë se sa goditja e SHBA-së nga Al-Kaeda me sulmet kundër Qendrës Botërore të Tregtisë dhe Pentagonit më 11 shtator 2001.

Kur Hamasi sulmon civilët izraelitë, e di se kjo do të sjellë kundërsulm të Izraelit në Gaza, gjë që do të sjellë vrasje dhe plagosje të shumë civilëve. Hamasi i vendos objektet e veta ushtarake në zona rezidenciale, me shpresë se kjo taktikë do t’i pengojë izraelitët t’i godasin, ose së paku do të pakësojë mbështetjen ndërkombëtare për Izraelin.

Hamasi raportohet se po mban aktualisht 150 pengje dhe ka deklaruar se do të vrasë një prej tyre sa herë që një bombë e Izraelit do të godasë një shtëpi të Gazës pa paralajmërim. Udhëheqësit e Hamasit me siguri që e mbajnë mend se më 2011, Netanyahu, si kryeministër, pranoi të lirojë mbi 1 mijë të burgosur palestinezë, disa prej të cilëve terroristë, në shkëmbim të lirimit të një ushtari të vetëm izraelit të marrë peng, Gilad Shalit. Në këtë kontekst, ata mund të besojnë se Izraeli nuk  do të jetë i gatshëm të sakrifikojë jetët e pengjeve në mënyrë që të arrijë objektivat e veta ushtarake.

Nëse udhëheqësit e Hamasit i kanë bërë llogaritë në këtë mënyrë, ata ka gjasa do të zbulojnë se i kanë bërë llogaritë gabim. Mbetet për t’u parë nëse Izraeli do të jetë apo jo në gjendje të eliminojë Hamasin si forcë ushtarake, por është e qartë se në betejën për të arritur këtë objektiv, Izraeli do të duhet të përgatitet të humbasë shumë jetë, mes ushtarëve e me gjasa, edhe mes pengjeve.

Se deri në çfarë pike do të vijojë Izraeli me qëllimin e vet për të bllokuar elektricitet, energji, ushqim dhe ujë për dy milionë banorët e Gazës, shumë prej të cilëve janë fëmijë, kjo është e vështirë për t’u ditur. Ajo që është e sigurt është se krimet brutale të Hamasit nuk i japin të drejtë Izraelit të vdesë urie fëmijët.

Në sytë e shumë vëzhguesve të jashtëm, kauza për autonomi dhe shtet palestinez ka pasur prej kohësh epërsi morale. Tani kjo kauzë është njollosur nga vrasjet dhe rrëmbimet mizore – shumë prej të cilave të bëra para objektivëve të kamerave – të bëra në emrin e saj. Paradoksalisht, nëse palestinezët do të duan të rifitojnë epërsinë morale, ata duhet të shpresojnë për shkatërrimin e Hamasit. Për sa kohë Hamasi mund të pretendojë se i përfaqëson ata, krimet që Hamasi ka bërë do të vijojnë të njollosin kauzën e tyre.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. The Spiral of Violence that Led to Hamas

Etiketa: al-KaedaBanorëBinyamin NetanyahudhunaDhunëgazGazaGazëgraHamasHamasiIzraelIzraeliKrimLindja e MesmeLuftemarrëveshjeParaplagosjePoliciaProject SyndicatePunëPunëtorRusiSHSHBAshtatorSulmTerroristvdesvideoVrasjavrasje
Tjetri
Aventura e Banksy në Rripin e Gazës

Dilema e Izraelit

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.