AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

PS rrëzon hetimin parlamentar për koncesionet në shëndetësi

Deputetët socialistë votuan kundër ndryshimit të përfaqësuesit të opozitës në komisionin bipartizan të reformës zgjedhore si dhe kërkesat për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare. Opozita e cilësoi këtë “ekzekutim të pluralizmit politik në parlament”.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
19:01 | 12/10/2023
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Deputetët e opozitës duke protestuar në foltoren e Kuvendit më 12 tetor 2023. Foto: LSA.

Në një situatë të tensionuar në seancën plenare, kur deputetët e opozitës kishin bllokuan foltoren e Kuvendit, deputetët e Partisë Socialiste rrëzuan me votë kërkesën e opozitës për ndryshimin e përbërjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore. Gjithashtu u rrëzua kërkesa për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare për koncesionet në shëndetësi dhe rrjedhjen e të dhënave personale.

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi kishte kërkuar ndryshimin e  bashkëkryetarit të komisioni bipartizan, duke zëvendësuar Enkelejd Alibeajn me Oerd Bylykbashin, pas prishjes së balancave të grupimeve brenda kësaj partie.

Ish-kryeministri Sali Berisha, i cili drejton grupin më të madh të deputetëve në opozitë, tha pas seancës se ky ishte një “ekzekutim i pluralizmit politik në parlament” dhe akuzoi kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla se po “kepërdorej” nga kryeministri Rama.

Sipas tij, Nikolla ka shkelur rregulloren e parlamentit, pasi futi në rend të ditës në momentin e fundit votimin e këtyre çështjeve.

“Në një mënyrë tinzare, banditeske, e keqpërdorura në shkallë ekstreme që kryeson seancat e parlamentit, futi çështjet themelore, kërkesat e opozitës për komisione hetimor parlamentare dhe vendimin e Edi Ramës për t’i përcaktuar opozitës në reformën zgjedhore, AliBashën,” deklaroi ai.

Njoftimi për seancën e së enjtes kishte në rend dite vetëm votimin e rezolutës për Kosovën dhe një interpelancë me kryeministrin, por Nikolla vendosi të hedhë në votim të gjithë ligjet dhe projektvendimet të cilët nuk arritën të votoheshin në seancën paraardhëse, pasi deputetët e opozitës bllokuan fizikisht ulesen e kryetares së Kuvendit dhe ministrave.

Hetimi parlamentar për 4 kontratat publike në sektorin e shëndetësisë, që përllogariten në vlerën totale rreth 450 milionë USD, u kërkua nga 45 deputetë të opozitës.

Tri prej këtyre kontratave janë në hetim nga Prokuroria e Posaçme, SPAK, për abuzim me fondet publike dhe shkelje ligjore.

Që nga komisioni hetimor për kontratat e inceneratorëve, mazhoranca ka kundërshtuar çdo kërkesë tjetër të opozitës për hetime parlamentar, dhe pse ky është një instrument ligjor që ka në dorë opozita për të kontrolluar qeverisjen.

 

 

Etiketa: abuzimdeputetEdi RamEnkelejd AlibeajGazmend BardhiHetimhetimeInceneratorKomisioni bipartizanKoncesionetKoncesionet në shëndetësiKosovëKuvendi i ShqiperiseLindita NikollaOerd BylykbashiOpozitaparlamentPartia SocialistePartisë SocialistePDPPP në ShëndetësiProkuroriaProkuroria e PosaçmePSRamaReforma zgjedhoreSali BerishaSHSPAKvotim
I mëparshmi

Prokurorja Flora Çela jep shpjegime për të tre kriteret e rivlerësimit

Tjetri

Konfiskohen pasuritë e katër personave të akuzuar për krim të organizuar

Tjetri
SPAK njofton sekuestrimin e pasurive të “Ben Qimes” në Fier

Konfiskohen pasuritë e katër personave të akuzuar për krim të organizuar

photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.