AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Konfiskohen pasuritë e katër personave të akuzuar për krim të organizuar

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi konfiskimin e pasurive të Ahmet Isufajt, xhaxhait të “Ben Qimes”; pronarit të restorant “Kështjellës” në Patos, Zaim Tafa; pronat e Lulzim Zefit; si dhe janë sekuestruar pasuri në Tiranë e Saranë të shtetasit bleg Dries Lonneux, i cili akuzohet në Belgjikë si drejtues i një organizate kriminale.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
12:45 | 13/10/2023
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Foto: Xhemali Moku

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të premten më 13 shtator konfiskimin dhe sekuestrimin e pasurive të katër personave të akuzuar për krim të organizuar si dhe të pronave në emër të personave të lidhur me ta. Tre prej personave të cilëve u janë konfiskuar pasuritë kanë qenë subjekte të Aktit Normativ Nr.1, datë 31.01.2020 “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit të sigurisë publike”, njohur ndryshe si Operacioni Forca e Ligjit, OFL i zbatuar nga Policia e Shtetit.

Sipas SPAK, Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për konfiskimin e pasurive të Ahmet Isufajt, xhaxhait të Arben Isufajt, i njohur ndryshe dhe si “Ben Qimja”, i dënuar më parë në Itali nga Gjykata e Torinos për trafik droge. Në dhjetor të vitit 2019, Ahmet Isufaj u arrestua bazuar në kërkesën e drejtësisë kosovare që e akuzonte për krim të organizuar dhe trafik të lëndëve narkotike, por më pas u la i lirë.

Në njoftim thuhet se janë konfiskuar një kompleks shërbimesh, bar-restorant, lavazh dhe parkim në zonën Sheq i Madh në Fier, në pronësi të Ahmet Isufajt dhe Mariana Isufajt; truall po në Sheq me sipërfaqe 1580 m2 me objekt ku gjenden dyqane me sipërfaqe 1200 m2 dhe një automjet i llojit “Audi A4”në pronësi të Amarilda Isufajt; si dhe një njësi me sipërfaqe 55.16 m2 në pronësi të shtetases E.Bregu(Isufaj) në lagjen 1 maji në Fier.

Në fuqi është lënë dhe konfiskimi i pasurive të shtetasit Zaim Tafa të hetuar për trafik droge dhe personave të lidhur, shtetases Tefta Tafa. Familjes Tafa i janë konfiskuar një ngastër toke arë+truall me sipërfaqe totale 4500 m2 në Grizë të Patosit, nga të cilat 3060 m² është truall  dhe 1160 m² është ndërtesë, bar-restoranti “Kështjella”; tokë arë me sipërfaqe totale 1500 m², e cila ndodhet në Patos, në emër të Zaim Tafa e përdorur për ngritjen e bar-restorant “Kështjella” dhe të ambienteve të saj; tokë me sipërfaqe 440 m2, me adresë në Çukë në qytetin e Sarandës; apartament me sipërfaqe 63 m² në Sarandë; si dhe tre automjete.

Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi edhe konfiskimin e pasurive të Lulzim Zefit dhe personave të lidhur me të, konkretisht 16 garazhe në zonën e Yzberishtit në Tiranë dhe një automjet. Lulzim Zefi është i dënuar për trafik droge në Angli.

Në vijim, SPAK bënë me dije se është bërë e mundur të ekzekutohet vendimi i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë lidhur me sekuestrimin e pasurive të shtetasit belg Dries Lonneux, person i akuzuar në Belgjikë nën akuzën “drejtues i një organizate kriminale”, “Trafikim lëndësh narkotike në bashkëpunim” dhe në veçanti për “Importimin e lëndës narkotike të llojit kokainë”. Sekuestrimet janë bërë mbi bazën e ligjit të quajtur ndryshe “Antimafia”. Shetetasit belg i janë sekuestruar pesë apartamente në Sarandë; ngastër toke arë + truall me sipërfaqe 5150 m2 nga të cilat 849 m2 truall dhe 283 m2 ndërtesë, në pronësi të shoqërisë “Ralet Green” shpk., përfituar me kontratë shitje nga Shoqëria “Ralet Green” shpk, përfaqësuar nga administratori Dries Lonnuex për shumën prej 250 mijë euro; ngastra toke me sipërfaqe 550 m2, 2890 m2, 1180 m2 dhe 1900 m2 në Tiranë, në pronësi po të kësaj shoqërie.

Etiketa: Ahmet IsufajAmarilda IsufajAngliantimafiaApeliArben IsufajBen QimjaDries LonneuxDrogeEuroFierGjykataGjykata e PosaçmeGjykata e Posaçme e ApelitGjykatëGjykatësItaliKrimKrimi i organizuarLigji AntimafiaLulzim ZefiMarina IsufajOFLoperacioniOperacioni Forca e LigjitPatosPoliciaPolicia e ShtetitProkuroriaProkuroria e PosaçmeProkuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarSarandëSHshtatorSPAKTefta TafaTrafikTrafik DrogeVendimiZaim Tafa
I mëparshmi

PS rrëzon hetimin parlamentar për koncesionet në shëndetësi

Tjetri

Prokurori Kujtim Bashaj u përball me barrë prove për bilancet negative

Tjetri
Prokurori Kujtim Bashaj u përball me barrë prove për bilancet negative

Prokurori Kujtim Bashaj u përball me barrë prove për bilancet negative

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.