AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Kuvendi përjashton 26 deputetë të opozitës pas bllokimit të seancës

Deputetët e opozitës bllokuan fizikisht zhvillimin e seancës në Kuvend në shenjë proteste ndaj rrëzimit të kërkesave për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare, por u përjashtuan më pas për 10 ditë nga Sekretariati për Procedurat dhe Etikën.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
13:07 | 19/10/2023
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Sali Berisha duke folur për gazetarët pas aksionit për bllokimin e seances plenare. Foto: LSA.

Deputetët e opozitës bllokuan zhvillimin e seancës plenare të enjten, në shenjë proteste pasi në seancën e mëparshme mazhoranca rrëzoi kërkesat e opozitës për ngritjen e dy komisioneve hetimore parlamentare.

Zyra e shtypit e Kuvendit njoftoi shtyrjen e seancën  “për shkak se deputetë të opozitës bllokuan hyrjen në sallë, vendin ku ulet kryetarja e Kuvendit dhe kabineti qeveritar, si dhe hoqën kartat nga ulëset e deputetëve”.

Por deputetët demokratë vijuan të qëndronin në sallë, duke pretenduar se socialistët do të mblidheshin në mënyrë të njëanshme për të vijuar me rendin e ditës nëse ata largoheshin.

Situata u tensionua më tej pasi në një mbledhje urgjente, deputetët e PS-së në Sekretariatin për Procedurat dhe Etikën vendosën masë disiplinore, përjashtim 10 ditë nga pjesëmarrja në seancat plenare, për  26 deputetë të opozitës.

Në oborrin e Kuvendit, kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi u tha gazetarëve se kjo nuk “ishte forma e duhur “, por opozita ishte detyruar të përdorë këtë rrugë, pasi asaj i është bllokuar “çdo rrugë parlamentare”.

“Brenda një jave janë rrëzuar 3 kërkesat tona për ngritjen e komisioneve,” tha Bardhi, duke iu referuar kërkesave për hetim parlamentar për koncesionet në fushën e shëndetësisë dhe rrjedhjen e të dhënave personale, dhe për përbërjen e komisionit për reformën zgjedhore.

Në një situatë të tensionuar në seancën e një jave më parë, socialistët rrëzuan me votë kërkesën e opozitës për ndryshimin e përbërjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore, si dhe 2 kërkesa për ngritjen e komisioneve hetimore.

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se “kurrë në 32 vite, nuk i është caktuar përfaqësuesi i opozitës në komisionin e reformës zgjedhore”, duke e cilësuar përfaqësuesin aktual në këtë komision, Enkelejd Alibeajn, si “peng” të kryeministrit Edi Rama.

Grupimi më i madh i deputetëve të opozitës,  kishin kërkuar ndryshimin e  bashkëkryetarit të komisioni bipartizan, duke zëvendësuar Alibeajn me Oerd Bylykbashin, pas prishjes së balancave brenda kësaj partie.

Hetimi parlamentar për 4 kontratat publike në sektorin e shëndetësisë, që përllogariten në vlerën totale rreth 450 milionë USD, u kërkua nga 45 deputetë të opozitës. Tri prej këtyre kontratave janë në hetim nga Prokuroria e Posaçme, SPAK, për abuzim me fondet publike dhe shkelje ligjore.

Që nga komisioni hetimor për kontratat e inceneratorëve, mazhoranca ka kundërshtuar çdo kërkesë tjetër të opozitës për hetime parlamentar, dhe pse ky është një instrument ligjor që ka në dorë opozita për të kontrolluar qeverisjen.

Sipas administratës së Kuvendit, deputetët e përjashtuar janë: Sali Berisha, Flamur Noka, Albana Vokshi, , Xhelal Mziu, Gazment Bardhi, Bledion Nallbati, Edmond Spaho, Saimir Korreshi, Lindita Metaliaj, Ramadan Likaj, Luan Baçi, Lefter Gështenja, Ina Zhupa, Helidon Bushati, Isuf Çela, Asllan Dogjani, Bujar Leskaj, Lodovik Hasani, Tritan Shehu, Greta Bardeli, Dhurata Çupi, Sorina Koti, Kastriot Piroli, Kasëm Mahmutaj, Tomor Alizoti dhe Qani Xhafaj.

 

Etiketa: abuzimAlbana VokshiAsllan DogjanideputetDhurata ÇupiEdi RamaEdmond SpahoFlamur NokagazetarGazmend BardhiGazment BardhiHetimhetimeIna ZhupaInceneratorKartatKASKasëm MahmutajKomisionKomisioni bipartizanKoncesionetKuvendiLindita MetaliajLindita NikollaLuan BaçiMASMbledhjeOpozitaPartia DemokratikePDProkuroriaProkuroria e PosaçmeprotestePSRamaSaimir KorreshiSali BerishaSHSPAKTritan ShehuXhelal Mziu
I mëparshmi

Shqipëria rrezikohet nga tërmetet, qeveria dhe qeveria, sugjeron Banka Botërore

Tjetri

ONM rekomandon ankimin e konfirmimit të prokurorit Saimir Hysa

Tjetri
KPK konfirmon dhe dërgon për inspektim prokurorin Saimir Hysa

ONM rekomandon ankimin e konfirmimit të prokurorit Saimir Hysa

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.