AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Opozita me dy qëndrime për hetimin e Berishës, heshtje në PS

Opozita është shfaqur me qëndrime të ndara pasi ish-kryeministri Sali Berisha u mor si pandehur për korrupsion të dielën nga Prokuroria e Posaçme, ndërsa Partia Socialiste ka zgjedhur të heshtë për këtë çështje, edhe pse hetimi u inicua nga denoncimi i Taulant Ballës, aktualisht ministër i Brendshëm.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
3 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Deputeti Gazment Bardhi duke folur për gazetarët jashtë ambienteve të parlamentit. | Foto: LSA

Grupi i deputetëve demokratë të udhëhequr nga Berisha, i njohur si grupi i “rithemelimit”, i kanë dalë menjëherë në mbrojtje dhe kanë sulmuar organet e drejtësisë si të përdorur politikisht.

Deputeti Edi Paloka tha se, “SPAK është bërë vegël e politikës së Ramës”.

“Ishte një akt në finalizim të gjithë luftës që po bën Rama për eliminimin e opozitës në vend”- shtoi ai në një deklaratë për syriTv.

Të njëjtën linjë mbajti dhe deputeti veteran i PD-së, Tritan Shehu, sipas të cilit masat ndaj Berishës ishin “një mase politike për izolim”.

“E ngjashme kjo me veprimet represive të ndërmara disa herë ndaj liderëve demokratë, në vendet ku sundojnë diktaturat a regjimeve autokrate”- shkruajti ai të hënën në Facebook.

Edhe aleati i Berishës, ish-presidenti Ilir Meta, sulmoi organet e drejtësisë se po përdoreshin politikisht nga kryeministri Edi Rama.

“Qëllimi politik i vetëm është shantazhi dhe intimidimi i opozitës, e cila po denoncon me këmbëngulje të vërtetat shumë të hidhura të korrupsionit mafioz të Qeverisë”- shkruajti ai të dielën në faqen e tij në facebook. Sipas tij kufizimi i lirisë me vendim të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për Berishën është antikushtetues.

Ndërkohë, kryetari i Grupit Parlamentar demokrat,  Gazment Bardhi, mbajti një pozicion më të moderuar, por edhe ai e cilësoi vendimin e GJKKO-së antikushtetues dhe kërkesën e SPAK, si të nxituar.

“Kufizimi i lirisë së lëvizjes së z. Sali Berishës, pa autorizim të Kuvendit, është një shkelje e rëndë kushtetuese që ngre pikëpyetje të forta mbi arsyet e nxitimit të SPAK”- deklaroi Bardhi në një konferencë për mediat të hënën.

Por, Bardhi theksoi se,- “askush nuk duhet të qëndrojë mbi ligjin”, dhe se ai, – do të votonte pro çdo kërkese që do të vinte në Kuvend për heqjen e imunitetit të deputetëve.

Sipas Bardhit, opozita nuk do të zhvendosë betejën e saj kundër drejtësisë, edhe nëse ky ka qenë “skenari” për të mosdërguar në Kuvend kërkesën për kufizimin e lirisë ndaj Berishës.

Bardhi me një grup deputetësh iu bashkua së fundmi grupimit të Berishës dhe aleatëve, për të kordinuar aksionin opozitar në parlament.

Qëndrimi i tij nuk është përkrahur nga deputetët e tjerë demokratë që drejtohen nga Lulzim Basha.  Deputetja e Elbasanit, Flutura Açka, tha se qëndrimi i Bardhit nuk përfaqësonte qëndrimin e PD-së.

“PD mbështet drejtësinë dhe nuk ka ndryshuar qëndrim për marrëdhëniet strategjike me SHBA, BE dhe Britaninë e Madhe. Drejtësia duhet të veprojë ndaj kujtdo që ka shkelur ligjin, ka abuzuar me paratë dhe besimin e shqiptarëve”, u shpreh Açka për mediat të hënën.

Vetë Basha, nuk pati një reagim direkt për ngjarjen, por të dielën në darkë në një status në facebook mbi një takim me qytetarët në Dibër ai shkruajti se, -“sot është jetike t’i jepet fund pandëshkueshmërisë”.

“Të korruptuarit duhet të japin llogari para drejtësisë e paratë që u kanë marrë shqiptarëve t’u kthehen mbrapsht”- thotë Basha.

Prokuroria e Posaçme bëri të ditur të dielën se ka marrë të pandehur ish-kryeministrin Sali Berisha dhe bashkëshortin e vajzës së tij, Jamarbër Malltezi, nën dyshimin se kanë përfituar 5.4 milionë euro në formën e pagesës në shkëmbim të veprimeve qeveritare në favor të kompanive Homeplan dhe Magnet, bashkëpronari i së cilës, Fatmir Bektashi, u mor i pandehur për pastrim parash.

Berisha deklaroi veten i pafajshëm dhe akuzoi Ramën se po kërkon të eliminojë opozitën përmes atë që ai aludoi se është “prokurori politike”.

 

Etiketa: BashaBEdeputetDrejtësiaEdi PalokaEdi RamaEuroFacebookFatmir BektashiFlutura AçkaGazment BardhiGJKKOGjykatëGjykatësIlir MetaizolimJamarbër MallteziKryeministri Edi RamakushtetueseKuvendKuvendiLulzim BashambrojtjeMetaOpozitaParaparlamentPastrim parashPDProkuroriProkuroriaProkuroria e PosaçmePSRamaSali BerishaSHSHBASPAKTritan ShehuVendim
Tjetri
Prokurorja Anila Bebeci jep shpjegime për bilancin negativ të pasurisë dhe për profesionalizmin

Prokurorja Anila Bebeci jep shpjegime për bilancin negativ të pasurisë dhe për profesionalizmin

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.