AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Ndotja e Gjanicës, policia procedon drejtuesit e kompanive Albpetrol dhe Terra Oil

Policia e Fierit deklaron se drejtues të kompanisë publike, Albpetrol dhe të kompanisë së nxjerrjes së naftës, Terra Oil po ndiqen penalisht në gjendje të lirë për ndotjen e radhës të lumit Gjanica nga mbetjet hidrokarbure. Kompanitë mohojnë përgjegjësitë.

Valbona DavidhingaValbona Davidhi
14:57 | 27/10/2023
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Lumi i Gjanicës pas ndotjes nga mbetjet hidrokarbure. Foto: Valbona Davidhi.

Dy drejtues teknikë të kompanisë publike Albpetrol dhe një punonjës i kompanisë së nxjerrjes së naftës, Terra Oil, po hetohen nga policia e Fierit për shkarkimet e naftës që ndotën lumin Gjanica më herët këtë javë.

Policia e Fierit deklaroi përmes një njoftimi për shtyp se kishte verifikuar në terren ndotjen e lumit nga shkarkimet hidrokarbure dhe kishte referuar në Prokurori punonjësit e këtyre dy kompanive.

“Nga hetimet rezulton se 2 kompanitë ku janë punonjës përgjëgjës këta 3 shtetas, nëpërmjet aktivitetit të tyre në fushën e hidrokarbureve, kanë ndotur ujërat e lumit Gjanica, pasi kanë shkarkuar aty, mbetjet e këtyre lëndëve,” thuhet në njoftim.

BIRN mësoi se personat e referuar në Prokurori janë Klaudio Alisinani, drejtor i Qendrës së Prodhimit të Naftës dhe Sokol Ahmetaj, përgjegjës i Sektorit të Dekantimit, Patos, të dy punonjës të Albpetrol si dhe Edmond Bejtaj, drejtor i operacioneve të hidrokarbureve pranë kompanisë Terra Oil.   Policia e Fierit po ashtu bëri të ditur se ka zbuluar vendburimin e ndotjes nga hidrokarburet të lumit Gjanica madje ka publikuar edhe video në të cilën nafta rrjedh në një përrua.

Përfaqësues të dy kompanive mohuan që të kenë shkarkuar hidrokarbure në lumë.

Edmond Bejtaj, drejtori i Terra Oil, pretendoi se inspektorët e Mjedisit dhe IMT nuk gjetën asnjë gjurmë nafte që të vërtetojë lidhjen mes depozitave të tyre të naftës dhe ndotjes së lumit Gjanica.

“Bëhet fjalë për depozitat e dekantimit në “Ofiçinë të Vjetër”. Ekipi i përbërë nga drejtues të Agjencisë së Mjedisit dhe IMT bashkë me policinë zbarkuan pranë depozitave dhe më thanë se kemi shkarkuar mbetje nafte në lumë. Depozitat tona janë 200 metra larg nga shtrati i Gjanicës. Akuza se kemi berë shkarkime nuk qëndron,”, tha Bejtja për BIRN.

Edhe Selfo Kapllani, nëndrejtor teknik në Albpetrol, mohoi që kompania publike të ishte përgjegjëse për ndotjen e Gjanicës.

“Di që këta dy punonjës u morën në pyetje, por nuk di  të  ketë nisur hetim ndaj tyre. Nuk është e vertetë që nga depozitat tona të ketë pasur shkarkim nafte,” tha Kapllani për BIRN.

Ndotja masive e Gjanicës u pa mbrëmjen e së mërkurës dhe vazhdoi deri të premten.

Ngarkesa e naftës në lumë përkoi me reshjet e dendura të shiut në Fier dhe Mallakastër. Sipas policisë së Fierit, shkarkimet janë bërë nga depozita dekantimi që janë aktive dhe jo nga gropat e vjetra ekologjike.

Drejtoria e Mjedisit, IMT dhe policia e Fierit po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e burimeve të tjera të shkarkimeve në Gjanicë, ndërsa kanë gjobitur me nga 5 milionë lekë secilën nga kompanitë.

Për qytetarët që në shumicën e tyre kanë qënë naftëtarë, situata është lehtësisht e zgjidhshme, por hapja e gropave për mbulimin e mbetjeve të naftës u kushton kompanive.

“Varet se sa gjoba vendosin. Po t’u japin gjobë të lehtë, ato kompanitë s’e kanë problem se fitojnë lekë nga nafta. Kjo punë zgjidhet lehtësisht, mjafton te hapin gropa në toka që nuk punohen dhe të hedhin mbetjet e naftës por nuk e bëjnë se kushton kjo”, tha Kujtim Hoxha, një ish-naftëtar.

Ndotja e Gjanciës dhe lumenjve të tjerë pranë vendburimeve të naftës është një fenomen i përsëritur. Për vite me radhë, BIRN ka gjurmuar raste të ngjashme dhe së fundmi rezulton se ndotja është e përmuajshme sipas analizave të kryera nga Agjencia Rajonale e Mjedisit.

Etiketa: Agjencia Kombetare e MjedisitAgjencia Rajonale e MjedisitAhmetajAkuzaAlbpetrolBIRNEdmond BejtajFiergjanicaHetimHetimetIMTInspektorKlaudio AlisinaniLumi GjanicaMallakastërmbetjeMjedisitnaftaNdotjaNdotja e lumenjvePatosPoliciaPolicia e FieritProkuroriSelfo KapllaniShkarkimshkarkimeSokol AhmetajTerra OilTokavideo
I mëparshmi

SPAK sekuestron pronat e ‘investitorit strategjik’ në plazhin e Velipojës

Tjetri

Punëtori vdes gjatë një aksidenti në punë në Durrës

Tjetri
Punëtori vdes gjatë një aksidenti në punë në Durrës

Punëtori vdes gjatë një aksidenti në punë në Durrës

Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.