AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

“Po i harton qeveria”, PS rrëzon paketën ‘anti-korrupsion’ të Tabakut

Socialistët vlerësuan propozimet e deputetes së PD-së, Jorida Tabaku, por i rrëzuan nismat e saj për ndryshimin e ligjit për koncensionet dhe prokurimet publike me argumentin se qeveria po harton një paketë ligjore të ngjashme.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
16:12 | 30/10/2023
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Deputetja Jorida Tabaku duke folur në një seancë parlamentare. Foto: LSA

Komisioni i Ekonomisë rrëzoi të hënën dy nisma ligjore të deputetes së PD-së, Jorida Tabaku për ndryshime në ligjet “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat” dhe “Për Prokurimin Publik”, edhe pse shumica ra dakord me këto propozime.

Propozimet synonin më shumë transparencë në në sektorin e koncesioneve dhe PPP-ve dhe për ndalimin e një grupi kompanish të përfshira në korrupsion, pastrim parash, apo financim të terrorizmit, etj., që të fitonin kontrata publike.

Deputetët socialistë e argumentuan votën kundër me faktin se Këshilli i Ministrave po përgatiste disa ndryshime të ngjashme në dy ligjet, edhe pse në tërësi vlerësuan propozimet e Tabakut.

“Jemi në kushtet kur ka filluar nga ana e Këshillit të Ministrave, rishikimi rrënjësor i legjislacionit për Partneritetin Publik-Privat dhe kjo nismë nuk mund të kalojë e veçuar…,” tha relatorja e PS-së, Enslemvera Zake, duke iu referuar qëndrimit të mbajtur në komisionet e tjera.

Sipas Zakes, FMN ka një vit që po asiston Ministrinë e Financave për rishikimin e ligjit për koncensionet dhe ka dhënë një sërë rekomandimesh që po shihen nga grupet e punës që janë ngritur. Para se të votohej, disa deputetë socialistë e quajtën “të pakuptimtë” kërkesën për ta votuar kundër, ndërkohë që propozimet pranoheshin si të drejta.

“Nuk ka sens kjo, ne i shikojmë si të vlefshme disa nga pikat dhe ndërkohë ia rrëzojmë,” tha Erjon Braçe.

Edhe deputeti Frrok Gjini e quajti “cinike” votën kundër, ndërkohë që relatorët i vlerësuan propozimet.

Por sipas kryetarit të komisionit, Eduart Shalsi, nismat do të rrëzoheshin në tërësi, ndërsa, -“për pikat që ka konsensus të sugjerohet për t’u marrë në konsideratë nga grupi i punës që po përgatit draftin”.

Tabaku tha se ishte humbur kohë për të përmirësuar këto ligje, pasi propozimet e saj ishin depozituar 1 vit më parë.

“Një mundësi për të shpëtuar buxhetin e shtetit nga abuzimet dhe klientelizmi,” e cilësoi ajo paketën e propozimeve të saj.

Tabaku këmbënguli se këto ndryshime rregullonin problematikat kryesore që kanë sot prokurimet publike dhe koncesionet. “Janë një grup operatorësh, të cilët janë duke marrë të gjitha kontratat e koncesioneve dhe PPP-ve dhe kompani pa kapital, pa asete financiare dhe me pronarë të panjohur; kompani të cilat marrin koncesione dhe më pas e shesin të drejtën për të ushtruar këtë kontratë koncesionare por problematika që lidhen dhe me pastrimin e parave”- tha ajo.

Propozimet ligjore që vijnë nga deputetët e opozitës në shumicën e rasteve rrëzohen nga mazhoranca ose futen në kalendat e Kuvendit, duke mos u futur në kalendarin e punimeve në një kohë të arsyeshme pas depozitimit të tyre në Kuvend.

Etiketa: deputetEduart ShalsiEnslemvera ZakeErion BraçeErjon BraçefinancimFMNFrrok GjiniJorida TabakuKëshillit të MinistraveKomisioni i Ekonomisë dhe FinancaveKoncesionetKontrata PPPKorrupsionKuvendnismaParaPastrim parashPDPPPPSPunëQeveriaSHtë drejta
I mëparshmi

Studentët e mjekësisë ndërpresin bojkotin, pasi rektorati pranoi të presë vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Tjetri

Blerina Muço jep shpjegime për problemet e pasurisë dhe profesionalizmit

Tjetri
Blerina Muço jep shpjegime për problemet e pasurisë dhe profesionalizmit

Blerina Muço jep shpjegime për problemet e pasurisë dhe profesionalizmit

SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.