AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Korrupsion në zgjedhje, SPAK dërgon në gjykatë kryebashkiakun e Rrogozhinës

I sapo zgjedhur pas dy raundesh votimi në krye të Bashkisë së Rrogozhinës, kryebashkiaku Edison Memolla do duhet të përballet në Gjykatën e Posaçme me akuzën e “Korrupsionit aktiv në zgjedhje”. Bashkë me Memollën nën akuzë janë dhe tre persona të tjerë.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
3 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla duke folur gjatë një konference për shtyp | Foto: LSA

Prokuroria e Posaçme njoftoi të enjten se kishte dërguar për gjykim kryebashkiakun e Rrogozhinës Edison Memolla, i akuzuar për korrupsion aktiv në zgjedhjet e pjesshme lokale të vitit 2022. Bashkë me Memollën nën akuzë janë edhe tre punonjës të OSHEE, Blerim Xhamani, Ndriçim Tafxhafa dhe Isuf Tosku të cilët sipas prokurorisë kanë favorizuar familje apo premtuar favore mbi pagesat e energjisë elektrike për personat që votonin për Memollën.

“Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar dhe është  provuar se i pandehuri Edison Memolla, kandidat për Kryetar i Bashkisë Rrogozhinë, në zgjedhjet e pjesshme lokale të datës 06.03.2022, ndikon tek i pandehuri Blerim Xhamani me detyrë elektriçist pranë FSHU Durrës, dega Rrogozhinë, për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor, me qëllim për të votuar në favor të tij në zgjedhjet e pjesshme lokale”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Prokuroria bën me dije se hetimet për çështjen filluan pas “transmetimit në rrjetet televizive të një regjistrimi audio, ku shtetasi Edison Memolla – kandidat për Kryetar i Bashkisë Rrogozhinë, ndikon tek shtetasi Blerim Xhamani–elektriçist pranë FSHU (Furnizuesi i Shërbimit Universal)”. Episodi në fjalë ka ndodhur sipas prokurorisë në pranverë 2022 kur në vend u mbajtën zgjedhje të pjesshme në 6 bashki që kishin mbetur pa kryetarë.

Memolla, Tafxhafa dhe Xhamani akuzohen për “korrupsion aktiv në zgjedhje”, ndërsa Tosku për falsifikim të një procesverbali të prerjes së dritave të familjes debitorë që favorizohej nga kjo ndërhyrje.

Memolla u rizgjodh kryetar i Bashkisë së Rrogozhinës si kandidat i Partisë Socialiste në zgjedhjet e 14 majit 2023. Megjithatë pas ankimeve nga opozita për parregullsi në kutitë e votimit të Burgut të Rrogozhinës zgjedhjet u përsëritën. Memolla i fitoi ato për herë të tretë në korrik 2023. Nëse gjendet fajtor Memolla mund ta humbasë sërish mandatin e kryebashkiakut.

 

Etiketa: bashkiBlerim XhamaniBurgu i RrogozhinësDurrësEdison MemollaFamiljeFSHUgjykimHetimetIsuf ToskuKorrupsionKorrupsion aktivKorrupsion në zgjedhjekryetarLokaleNdriçim TafxhafaOpozitaOSHEEPartisë SocialisteProkuroriaProkuroria e PosaçmeRrogozhinëRrogozhinësSHSPAKzgjedhjeZgjedhjetZgjedhjet e 14 majitZgjedhjet e pjesshme
Tjetri
Serbi i Kosovës dëshmon për rrëmbimin e djalit nga luftëtarët e UÇK-së

Serbi i Kosovës dëshmon për rrëmbimin e djalit nga luftëtarët e UÇK-së

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.