AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gratë aktiviste në Shqipëri përballen me gjuhë seksiste dhe urrejtje në internet

Sipas një studimi të Institutit për Demokraci edhe Ndërmjetësim, mbi 55 për qind e grave që mbrojnë të drejtat e njeriut në Shqipëri përballen me gjuhë urrejtjeje dhe seksiste në platformat e rrjeteve sociale.

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
13:41 | 06/11/2023
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Qytetarët protestojnë kundër dhunës ndaj grave dhe për barazi gjinore, Tiranë, 10 qershor 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN.

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, IDM, prezantoi të shtunën gjetjet e studimit me titull “Sfidat e grave mbrojtëse të të drejtave të njeriut në internet”, studim i cili hedh dritë mbi tentativat e censurimit dhe abuzimeve në sferën online ndaj grave aktiviste në vendin tonë.

“Gjuha e urrejtjes online ndaj këtyre grave u evidentua si problem kryesor, ku 55.2% raportojnë gjuhën seksiste dhe gjuhë të urrejtjes si shkeljen kryesore,” tha Sara Kelmendi, njëra prej hulumtueseve të studimit të IDM-së.

Studimi i zhvilluar nga IDM me mbështetjen e Qendrës së Gjenevës për Qeverisjen e Sektorit të Sigurisë dhe Zyrës së Jashtme të Komonuelthit dhe Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar u krye në formën e një pyetësori online me 109 gra aktiviste dhe mbrojtëse të të drejtave të njeriut në Shqipëri.

Studimet e kryera në Ballkanin Perëndimor tregojnë se gratë aktiviste të të drejtave të njeriut hasen dhe punojnë nën kushtet e një klime jo miqësore, teksa në Shqipëri më të rrezikuara janë aktivistet që mbrojnë viktimat e trafikimit të dhunës, si edhe ato në mbrojtje të anëtarëve të komunitetit LGBTQ+.

Studimi thekson gjithashtu se shkeljet e privatësisë, kërcënimet dhe bullizmi janë fenomene të tjera që prekin gratë aktiviste në Shqipëri.

“83% e të intervistuarave kanë raportuar se janë prekur të paktën një herë nga sulmet online në punën që ato bëjnë,”, thekson raporti.

Gjithashtu nga përgjigjet rezulton se platforma e raportuar më gjerësisht për kryerjen e këtyre sulmeve është ajo e “Facebook”, raportuar nga 62.4% e të intervistuarave, e ndjekur nga platforma “Instagram” e raportuar nga 19% e tyre.

Shqetësimi i përbashkët që ndajnë gratë aktiviste konsiston në mungesën e seriozitetit të trajtimit të këtyre rasteve që prekin jo vetëm personalisht gratë, por edhe performancën e tyre në punë.

“92% e të intervistuarave mendojnë se shkeljet dhe abuzimet online nuk trajtohen njëlloj me ato ‘offline’, duke theksuar se abuzimet në internet raportohen më pak dhe gjithashtu trajtohen me më pak seriozitet”, citojnë gjetjet e raportit.

Arsyet mbi këto abuzime ndaj grave aktiviste perceptohen të ndryshme nga pjesëmarrëset në sondazh. Disa prej tyre shohin si arsye kryesore profesionin dhe vetë aktivizmin, ndërsa të tjerat raportojnë se shkaku i sulmeve është me bazë gjinore, apo ka të bëjë me përkatësinë etnike.

 

Etiketa: aktivistetAnketaBallkani PerendimorbullizmidemokraciDhunëFacebookGjenevëGjuha e urrejtjesGjuhë seksisteGjuhë urrejtjegraIDMInstagramInstituti për Demokraci dhe NdërmjetesimklimembrojtjepaktPunëRaportiSara KelmendishqipShqipërisondazhTe drejtat e NjeriutTe drejtat LGBTViktimat e trafikimit
I mëparshmi

Derdhet naftë në degën e Devollit, procedohen penalisht dy punonjës të Albpetrol në Kuçovë

Tjetri

Shqipëria pritet të hapë një kamp për refugjatët që zbarkojnë në Itali

Tjetri
Shqipëria pritet të hapë një kamp për refugjatët që zbarkojnë në Itali

Shqipëria pritet të hapë një kamp për refugjatët që zbarkojnë në Itali

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.