AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Shqipëria pritet të hapë një kamp për refugjatët që zbarkojnë në Itali

Kryeministrja e Italisë Giorgia Melloni dhe kryeministri shqiptar Edi Rama deklaruan në një konferencë të përbashkët për shtyp se mijëra refugjatë nga ata që zbarkojnë në Itali do të strehohen në Shëngjin në pritje të trajtimit të aplikimit të tyre për azil.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
3 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama dhe Kryeministrja e Italise, Georgia Meloni gjate ceremonise zyrtare te pritjes para Samitit BE-Ballkan Perendimor, organizuar ne Tirane, ne sheshin Italia. Kreret e Shteteve te BE jane mbledhur ne Tirane per disktuar mbi luften ne Ukraine, emigracionin ilegal dhe luften kunder terririzmit e krimit te organizuar.
Kjo eshte hera e pare qe nje samit i kesaj rendesie organizohet ne nje shtet te Ballkanit./r/n/r/nPrime Minister Edi Rama and Prime Minister of Italy, Georgia Meloni during the official reception ceremony before the EU-Western Balkans Summit, organized in Tirana, in the "Italia"" Square. The EU heads of state have gathered in Tirana to discuss the war in Ukraine, illegal emigration and the fight against terrorism and organized crime.
This is the first time that a summit of this importance is organized in a Balkan country.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama deklaroi sot në Romë se ka pranuar një marrëveshje me qeverinë italiane për pranimin e mijërave refugjatëve nga ata që zbarkojnë çdo ditë në Itali, të cilët do të mbahen në një kamp në Shëngjin në pritje të trajtimit të kërkesës së tyre për azil.

“Shqipëria do të japë mbështetjen e saj për të përdorur disa zona, sipas dhe një pjesë ekonomike me financat e Italisë për të bërë këtë lloj seleksionimi, refugjatët ata që kërkojnë azil do të mbeten në këto territore, mes atyre që kanë të drejtë dhe atyre jo,” deklaroi Melloni.

“Nëse Italia thërret Shqipëria përgjigjet,” deklaroi kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët për shtyp.

Qindramijëra refugjatë zbarkojnë në brigjet e Italisë çdo vit pasi kapërcejnë me shumë vuajtje detin Mesdhe nga brigjet e Afrikës. Italia është vendi më i prekur nga ky problem që prek të gjithë vendet e zhvilluara.

Procedura e zakonshme është që refugjatët aplikojnë për azil në vendin ku mbërrijnë ndërsa autoritetet vendëse gjykojnë nëse atyre u rrezikohet jeta në vendin e origjinës dhe kanë nevojë për mbrojtje sipas ligjit ndërkombëtar, apo janë vetëm emigrantë ekonomikë, të cilët duhet të kthehen në vendin e origjinës.

Shumë forca të të djathtës fobike në Evropë kanë ëndërruar të ushqejnë votuesit e vet me ndjesinë se po e luftojnë fenomenin duke planifikuar ndërtimin e “qendrave të procesimit” të emigrantëve jashtë territorit të vet, mundësisht në një vend sa më të varfër.

Qeveria britanike synoi të dërgojë azilkërkuesit për “procesim” në Ruanda, në Afrikë, por një gjykatë britanike ndaloi qeverinë të bënte dërgesa të tilla.

Aktualisht është Australia vendi që ka arritur të dërgojë azilkërkuesit në kamp në një ishull mijëra kilometra larg Australisë, ku refugjatët mbahen në kushte ‘burgu’ për shumë dhe shumë kohë ndërsa autoritetet gjykojnë kërkesën e tyre për azil.

As kryeministri Rama dhe as kryeministrja Melloni nuk thanë nëse azilkërkuesit që do të duhet të transferohen në Shqipëri do të pyeten nëse dëshirojnë këtë zgjidhje apo do të sillen me detyrim dhe as nuk dhanë ndonjë shpjegim se për çfarë arsyeje, qendra e procesimit duhet të bëhet në Shëngjin dhe jo në ndonjë vend tjetër në Itali.

Etiketa: AustraliaazilazilkërkuesAzilkërkuesitdetyrimEdi RamaFinancatGiorgia MelloniItaliItaliakampKryeministri Edi RamamarrëveshjembrojtjeQeveriaRamaromSHShëngjinshqipShqipëriShqipëriavotuesitvuajtje
Tjetri
Qeveria rikthen në prag të festave koncesionin e rrugës Thumanë-Kashar

Koncesionet dhe PPP-të dështuan, kostoja rritet

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.