AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Kuvendi kalon online përmes një vendimi të kontestueshëm

Pas aksionit të opozitës në Kuvend, Konferenca e Kryetarëve vendosi që mbledhjet e komisioneve parlamentare të zhvilloheshin online – një vendim që kundërshtohet si i paligjshëm dhe që mund të aplikohet vetëm në kushte të jashtëzakonshme.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
17:34 | 06/11/2023
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla. Foto: LSA

Kuvendi i Shqipërisë publikoi të hënën pasdite një vendim të Konferencës së Kryetarëve të marrë më 1 nëntor për zhvillimin e mbledhjeve online të komisioneve parlamentare, një vendim që kontestohet nga opozita si i paligjshëm.

“Për shkak të situatës së krijuar, mbledhjet e komisioneve parlamentare dhe organeve të tjera të Kuvendit mund të zhvillohen online…,” thuhet në pikën 4 të vendimit të publikuar në faqen e Kuvendit.

Por para se vendimi të bëhej publik, komisionet parlamentare bënë disa mbledhje online vetëm me praninë e deputetëve socialistë, pasi deputetët e opozitës tentuan të bllokonin zhvillimin e tyre fizikisht në shenjë proteste për rrëzimin e disa kërkesave për komisione hetimore dhe përfaqësim në komisionin e reformës zgjedhore.

Vendimi për zhvillimin e mbledhjeve online u mor pa praninë e opozitës. Vetëm pjesa e parë e mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve ishte publike, ndërkohë që në njoftimin e Kuvendit të kësaj date nuk përmendej ky vendim, por vetëm vendimet për kalendarin e shqyrtimit të projekt-buxhetit dhe draft-programin e punimeve të Kuvendit për periudhën 6 nëntor -24 nëntor 2023.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla nuk iu përgjigj pyetjes së BIRN për vonesën e publikimit të vendimit dhe për argumentimin ligjor ku është bazuar, ndërsa shefi i saj kabinetit, Kosta Bajraba i tha BIRN se “publikimi do të bëhet sipas rregullores”, por nuk dha përgjigje për bazën ligjore.

Disa deputetë të Partisë Demokratike e kontestuan vendimin si të pabazuar në ligj dhe si tentativë për të shuar zërin e opozitës në Kuvend.

Ish-kryeministri Sali Berisha që drejton aktualisht grupimin më të madh opozitar e cilësoi parlamentin “klandestin”.

“Sot parlamenti i Shqipërisë funksionon në Zoom, i cili parashihet në gjendje të jashtëzakonshme dhe në pandemi, asnjëherë tjetër,” tha ai para gazetarëve të hënën.

Ndërsa sipas nënkryetares së Komisionit të Ligjeve, Dhurata Çupi, rregullorja e Kuvendit përcakton se komisionet parlamentare i zhvillojnë mbledhjet online vetëm në rastet e masave të jashtëzakonshme.

“Përkatësisht gjendjes së luftës, gjendjes së jashtëzakonshme apo fatkeqësisë natyrore (neni 5). Zhvillimi i mbledhjeve online vendoset me mirëkuptim nga Konferenca e Kryetarëve (neni 6),” shpjegoi Çupi.

Sipas Çupit, në njoftimet që sekretaritë e komisioneve kanë nisur për deputetët nuk citohet asnjë vendim dhe asnjë bazë ligjore se pse mbledhjet po thirren online.

Ajo pretendoi se mazhoranca socialiste, “në shkelje flagrante të Rregullores së Kuvendit dhe pa vendim të Konferencës së Kryetarëve, ka vendosur zhvillimin e mbledhjeve të komisioneve parlamentare online, me qëllim të vetëm shuarjen e zërit të opozitës në Parlament”.

Për ekspertët e politikës, situata e krijuar nuk përbën një ‘situatë të jashtëzakonshme’ dhe mbledhjet online cenojnë integritetin dhe besueshmërinë e Kuvendit.

Afrim Krasniqi, drejtor Ekzekutiv i Institutit të Studimeve Politike, një organizatë që monitoron punën e Kuvendit, tha se vendimi i Konferencës së Kryetarëve duhej të bëhej publik që në momentin kur u mor dhe duhej të kishte argumentuar se pse situata aktuale është e jashtëzakonshme, si ajo e pandemisë.

“Mbledhjet online parashikohen në situatë me të vërtetë të jashtëzakonshme, por në rastin aktual nuk kemi të bëjmë me një të tillë, kemi të bëjmë  me një konflik politik, i cili zgjidhet me mjete politike,” tha Krasniqi.

Sipas tij, në raste të jashtëzakonshme kufizohen dhe një sërë lirish që lidhen me parlamentin, por në rastin aktual asnjë prej këtyre standardeve nuk mund të devijohen nga detyrimi i parlamentit për të qenë transparent dhe llogaridhënës.

“Mbledhjet nuk mund të bëhen vetëm për një parti për të votuar aktet në mënyrë formale,” theksoi Krasniqi, – duke shtuar se, “mbledhjet e komisioneve janë për pyetje, debat dhe për të ushtruar transparencë në vendimmarje dhe në kontrollin kushtetues parlamentar, gjë që s’mund ta bëjnë komisionet në mbledhje online”.

Sipas tij, shumica e kërkesave të opozitës lidhen me komisionet hetimore, për të cilën vetë Kuvendi mund të inicojë dërgimin në Gjykatë Kushtetuese, apo reformën zgjedhore për të cilat parlamenti vetë mund të ofrojë zgjidhje duke ofruar mundësi përfaqësimi të gjithë aktorëve duke zgjeruar të drejtën e vetos vendimmarrëse.

Për sa kohë mungon vullneti politik, Krasniqi mendon se palët po i shfrytëzojnë këto incidente për interesat e tyre.  “Mazhoranca për të përfituar nga kriza e opozitës dhe për të avancuar kontrollin e saj të plotë mbi jetën politike të vendit, opozita për të tërhequr vëmendjen nga proceset që po ndodh në SPAK dhe duke keqpërdorur grupin parlamentar,”shtoi ai.

Praktika e mbledhjeve online të komisioneve u vendos për herë të parë në vitin 2020 kur vendi u përfshi nga pandemia e Covid-19 dhe qeveria shpalli gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

Etiketa: Afrim KrasniqiBIRNCOVIDCOVID-19deputetDhurata ÇupigazetarKomisionet parlamentarekonflikKosta BajrabaKrizakryetarkushtetueseKuvendKuvendiKuvendi i ShqiperiseLigjLindita NikollaMbledhjembledhje onlineOpozitapandemipandemiaPandemia e COVID-19ParaparlamentPartisë DemokratikeProtesta e opozitesprotestePunëQeveriaSali BerishashqipSPAKVendimVendimetVendimi
I mëparshmi

Koncesionet dhe PPP-të dështuan, kostoja rritet

Tjetri

Elbasani mbulohet nga tymi pas zjarrit në fushën e skrapit të Kurum

Tjetri
Elbasani mbulohet nga tymi pas zjarrit në fushën e skrapit të Kurum

Elbasani mbulohet nga tymi pas zjarrit në fushën e skrapit të Kurum

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.