AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Barometri i barazisë gjinore; gratë në politikë pa akses të mjaftueshëm në burime financiare

Rrjeti për Barazi në Vendimmarrje në bashkëpunim me Fondacionin Westminster për Demokraci në Shqipëri prezantoi të martën paradite gjetjet e studimit “Barometri i barazisë gjinore për partitë politike në Shqipëri”, i cili adresoi sfidat kryesore me të cilat hasen gratë në politikë në vendin tonë.

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
3 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Deputete te partike politike ne Shqiperi dhe perfaqesuse te shoqerise civile gjate prezantimit te studimit ‘Barometri i Barazise Gjinore’. Foto_Nensi Bogdani

Rrjeti për Barazi në Vendimmarrje prazantoi në një tryezë të rrumbullakët gjetjet e studimit të titulluar “Barometri i Barazisë Gjinore” për partitë politike në Shqipëri, në praninë e grave deputete dhe atyre përfaqësuese të shoqërisë civile.

“Barriera dhe vështirësia më e madhe e grave në politikë është të qënit grua në politikë”, theksoi Edlira Çepani, koordinatore kombëtare e rrjetit “Barazi në Vendimmarrje”.

“58% e grave të intervistuara e shohin përfaqësimin aktual të grave në struktura të ndryshme të partisë si të pamjaftueshëm”, citojnë më tej gjetjet e studimit.

Studimi “Barometri i Barazisë Gjinore” u bazua në 204 intervista gra të moshës 20-60 vjeçe.

Sipas gjetjeve të këtij studimi, barriera të tjera që pengojnë fuqizimin real dhe shanset e barabarta të grave në politikë janë të tilla si mungesa e një aksesi të balancuar në media midis grave dhe burrave politikanë, dhuna me bazë gjinore në politikë, si edhe aksesi i pabalancuar në financat politike.

“Forumet e partive politike kanë zero akses në financat që partitë marrin nga buxheti i shtetit”, citoi Çepani mbi gjetjet e studimit, duke nënvizuar faktin se 60% e grave kanë hyrë në politikë pikërisht nëpërmjet forumeve të grave.

Edhe vetë gratë deputete të pranishme përgjatë prezantimit, konfirmuan vështirësitë që ato hasin në mungesën e zbatimit të statuteve të partive politike, të cilat në teori përmbajnë rregullore për zbatimin e barazisë gjinore, por çalojnë në realizimin e tyre.

“Në veçanti buxhetimi gjinor do akoma punë. Një prej sfidave më të mëdha mbetet gjithashtu zbatimi i statuteve të partive në realitet”, tha Evis Kushi, deputete e Partisë Socialiste dhe drejtuese e Forumit të Grave në këtë parti.

Kushi gjithashtu nënvizoi faktin se konfliktet politike ndërmjet partive kanë arritur të zbehin edhe rolin dhe vullnetin që dikur Aleanca e Grave Deputete ka patur.

Nga ana tjetër, edhe Albana Vokshi, deputete e Partisë Demokratike dhe drejtuese e Lidhjes Demokratike të Gruas, nënvizoi rëndësinë e rifuqizimit të Aleancës së Grave Deputete, pavarësisht bindjeve politike të secilës.

“Ka patur momente ku në Aleancën e Grave Deputete ne kemi dalë mbi axhendat politike të partive tona, por tani kjo nuk ndodh më”, tha Vokshi gjatë fjalës së saj.

Vokshi theksoi se sipas saj nuk ka barazi gjinore në asnjë prej partive politike, kjo për shkak se sipas deputetes së PD-së burrat kanë zaptuar hapësirat e grave.

Etiketa: Albana VokshiAleanca e Grave Deputetebarazi gjinoreBarometri i Barazisë GjinorebuxhetiBuxheti i ShtetitdeputetedhunaEdlira ÇepaniEvis KushiFinancatgraMediaNATOPartisë DemokratikePartisë SocialistePDPRshqipShqipëri
Tjetri
Qeveria e mban të fshehtë marrëveshjen Rama-Meloni për refugjatët

Qeveria e mban të fshehtë marrëveshjen Rama-Meloni për refugjatët

Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.