AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Brukseli nuk është bindur nga lufta e deritanishme kundër korrupsionit

Gjatë këtij viti në Shqipëri u dënua për korrupsion një ministër dhe për abuzim me detyrën një ish-zyrtar i lartë dhe deputet, ndërsa u ngritën akuza për korrupsion dhe pastrim parash ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Këto dhe shumë ngjarje të tjera duket se nuk e kanë bindur Komisionin Evropian të cilësojë zhvillimet si “pak progres” dhe të theksojë se “korrupsioni është i përhapur në shumë fusha”.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
3 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ndërtesa e Bashkimit Europian në Bruksel. Foto ilustruese: Pixabay.

Viti 2023 ka gjasa do të hyjë në historinë e Shqipërisë si viti kur disa nga çështjet madhore të korrupsionit dhe abuzimit me detyrën përfunduan në dyert e gjykatave, me disa ish-zyrtarë të lartë të dënuar apo të akuzuar. Megjithatë, numri i hetimeve dhe gjykimeve të tilla, ndonëse i pazakontë për Shqipërinë, duket se nuk ka bindur ekspertët e Komisionit Evropian, të cilët e kanë klasifikuar situatën aktuale si “pak sukses”, niveli më i ulët në sistemin e vlerësimit që Komisioni përdor për matjen e ecurisë së reformave në vendet kandidate për anëtarësim.

Raporti vjetor i progresit për këtë vit, i publikuar në faqen e internetit të BE-së të mërkurën, përmend si raste pozitive gjyqin kundër ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka dhe hetimin e skandalit të incineratorëve në përgjithësi, por vëren gjithashtu se lufta kundër “kulturës së pandëshkueshmërisë” kërkon më shumë dënime finale.

Komisioni Evropian përdor vlerësimet “regres”, “jo progres”, “pak progres”, “shumë progres” dhe “progres i shkëlqyer” për të raportuar mbi ecurinë vjetore të një vendi anëtar ndërsa përdor togfjalëshat “hapat e parë”, “pak nivel përgatitjeje”, “relativisht i përgatitur”, “nivel i mirë përgatitjeje” dhe “nivel i lartë përgatitjeje” për të shënuar gjendjen në të cilën ndodhet vendi kandidat në një fushë të caktuar.

Lufta kundër korrupsionit është një nga problemet kyçe që pengojnë përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian dhe ka qenë shënjestra e përpjekjeve të vazhdueshme të BE-së dhe të Shteteve të Bashkuara gjatë viteve të fundit. Një reformë madhore në sistemin e drejtësisë që filloi në vitin 2016 synoi nga njëra anë pavarësimin politik të drejtësisë dhe nga ana tjetër, aftësimin e saj për të luftuar korrupsionin politik. Reforma erdhi pas dështimeve të njëpasnjëshme të prokurorisë dhe gjykatës së lartë në sistemin e mëparshëm për të hetuar dhe dënuar rastet e perceptuara të korrupsionit mes zyrtarëve të lartë përgjatë dekadave pas rënies së komunizmit.

Strukturat e reja të drejtësisë dhe Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit filluan të funksionojnë tre vjet më parë ndërsa suksesi i parë duket se u arrit me dënimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për abuzim me detyrën në shkurt të vitit 2022. Por në dhjetor të atij viti, isn-ministri i Mjedisit Lefter Koka u arrestua dhe u akuzua për korrupsion e pastrim parash ndërsa këtë vit, ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj iku në arrati, i akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash në më shumë se një herë.

Po këtë vit, ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako u arrestua dhe është aktualisht në pritje të gjykimit për akuzën e abuzimit me detyrën, ndërsa një numër zyrtarësh të tjerë më të ulët janë dënuar apo janë në proces.

Megjithatë, për Brukselin këto duket se nuk mjaftojnë për të ndryshuar vlerësimin për progresin e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit nga “pak progres” në “shumë progres”. Shqipëria u vlerësua me “pak progres” vitin e kaluar dhe gjithashtu me “pak progres” për këtë vit. Vlerësimi për kategorinë e Luftës Kundër Korrupsionit është që “Shqipëria ka pak nivel përgatitjeje” për anëtarësim. Para se të anëtarësohet, Shqipërisë i duhet të kalojë edhe tre shkallë të tjera vlerësimi.

“Pavarësisht se ka pasur pak progres dhe pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme për të luftuar korrupsionin, përfshirë një numër të lartë dënimesh dhe hetimesh financiare në nivel të lartë, kjo mbetet në fushë shqetësimi serioz,” thuhet në raportin e Komisionit. “Në përgjithësi, korrupsioni është i përhapur shumë në fushat e jetës publike dhe të biznesit dhe masat për ta parandaluar atë vijojnë të kenë impakt të kufizuar,” shkruhet më tej në raport.

Ndërsa përmend rastin e incineratorëve dhe dëninim e Kokës në shkallë të parë si ngjarje pozitive, raporti vëren: “Rritja e numrit të dënimeve finale në rastet e nivelit të lartë mbetet një prioritet i lartë me qëllim luftën kundër kulturës së pandëshkueshmërisë.” Raporti vëren se ndonëse vetingu në sistemin e drejtësisë vijon të prodhojë rezultate, nevojiten përpjekje të mëtejshme në ndjekjen e rasteve të identifikuara nga vetingu që mbartin indice për vepra penale.

Sipas raportit, 186 njerëz u dënuan për korrupsion në sektorin publik gjatë vitit 2022 dhe shtatë ishin nga niveli i lartë krahas 18 të dënuarve nga sistemi i drejtësisë. Megjithatë, Brukseli vëren se sekuestrimi i aseteve të vëna nga korrupsioni “mbetet shumë i ulët dhe duhet të rritet”. Raporti nënvijëzon se shuma prej 38 milionë eurosh të sekuestruara pas hetimeve mbi çështje të lidhura me korrupsionin mbetet shumë e pamjaftueshme.

Etiketa: abuzimAhmetajArben AhmetajBashkimin EvropianBEBrukseliDakoGjykataGjykata e PosaçmeGjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe KorrupsionitGjykatëGjykatësIncineratorKandidateKomisioni EvropianKorrupsionKorrupsioniLefter KokaLuftaMjedisitParaPastrim parashprogresprokurorraportRaportiReformaSaimir TahiriSHshqipShqipëriaVangjush DakoVetingVetingu
Tjetri
Gjykata rrëzon kërkesat e Berishës dhe Malltezit për masat e sigurisë

Gjykata rrëzon kërkesat e Berishës dhe Malltezit për masat e sigurisë

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.