AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Reportazhe

‘Është skëterrë’: Vlonjatët dhe rezidentët e huaj protestojnë kundër djegies së plehrave

Një peticion i inicuar nga qytetarët italianë dhe amerikanë që jetojnë në Vlorë me rreth 2 mijë firma i është dorëzuar bashkisë së Vlorës – përmes së cilit kërkohet ndalja urgjente e djegies së fushës së mbetjeve dhe gjetja e përgjegjësve.

Jerola ZiajngaJerola Ziaj
15:12 | 09/11/2023
në Artikull kryesor, Mjedisi, Reportazhe
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Zjarrfikës duke u përpjekur të shuajnë zjarrin në vendgrumbullimin e mbetjeve në Vlorë. Foto arkivë nga Jerola Ziaj.

Pas një serie zjarresh gjatë verës, fusha e mbetjeve në Vlorë u ndez sërish në muajin tetor duke krijuar mjegull tymi dhe ndotje mbi qytet. Zjarri i tetorit vijoi i pashqetësuar prej më shumë se 25 ditësh, derisa rrebeshi i së mërkurës që përmbyti qytetin, i shoi flakët vetvetiu.

Për banorët e qytetit të Vlorës, situata është bërë e padurueshme.

“Jam banore e kësaj lagjeje, këtu nuk mund të rrish. Ndërsa tani është skëterrë, nuk futemi dot brenda. Shtëpia është bërë njësoj sikur jam aty në plehra. Le që vuajmë, unë jam e sëmurë, jam astmatike mezi ngopem me frymë,” thotë një e moshuar që jeton pranë venddepozitimit.

Të mërkurën, 23 organizata jo-fitimprurëse lokale dhe  përfaqësues të komunitetit italian dhe amerikan që jetojnë në Vlorë, i dorëzuan bashkisë së qytetit një peticion, në të cilin kërkojnë zgjidhje të menjëhershme të situatës dhë ndëshkimin e përgjegjësve.

“Ka tre muaj që jemi dëshmitarë të djegieve të përditëshme të mbetjeve urbane në vendgrumbullimin e tyre në Rajonin Nr.4. Kjo situatë ka shqetësuar me të drejtë mijëra qytetarë vlonjatë dhe jo vetëm,” thuhet në peticionin e nënshkruar nga gati 2 mijë qytetarë, ku shprehet shqetësimi për pasoja të rënda në shëndetin e banorëve.

Ermal Cukani nga organizata Community Hub i tha BIRN se iniciativa kishte nisur nga qytetarë italianë, të cilët janë rezidentë në Vlorë dhe ishte mbështetur edhe nga dhjetra amerikanë, që jetojnë gjithashtu aty.

“Ata kanë mbledhur rreth 200 firma, të cilat do t’ia adresojnë Ambasadës Italiane dhe po ashtu më pak në numër, dhjetëra amerikanë do t’i drejtohen me një peticion ambasadës së tyre për të kërkuar të ndërhyjnë për t’i kërkuar bashkisë së Vlorës të ndalë djegien e mbeturinave, pasi tymi e bën zonën të pajetueshme,” tha Cukani.

“Banorët që jetojnë përreth venddepozitimit na kërkojmë të ngremë zërin për ta,” shtoi ai.

Një ditë pasi u njoh me peticionin, Bashkia e Vlorës duket se u vu në lëvizje. Mjete të rënda u panë të enjten të hidhnin dhe mbi vatrat e zjarrit. Por zyrtarët e bashkisë nuk japin shpresë për zgjidhje afatgjatë.

Adi Likaj, drejtor i Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike pranë Bashkisë Vlorë tha se zjarri nuk fikej dot për shkak të shpërthimeve të metanit dhe se ata nuk e rrethonin dot fushën e mbetjeve.

“Është një sipërfaqe sa Novosela, nuk e rrethojmë dot, po e monitorojmë me polici bashkiake,” tha Likaj, që shtoi se të enjten nuk kishte as zjarr dhe as tym.

Megjithatë për qytetarët, situata që vijoi prej javësh pa reagim është kriminale.

“Nga pikëpamja e ndikimit në shëndet, impakti  është shumë i fuqishëm, nga çlirimi i gazrave të dëmshëm deri në kancerogjen dhe ekspozimi për një kohë tre mujore të pandërprerë përbën elementë të veprës penale,” i tha BIRN, Niko Dumani, ambientalist dhe biolog.  Dumani tha se djegiet kishin filluar qysh në muajin gusht dhe djegia e mbeturinave ka qenë prej kësaj kohe thuajse e pandërprerë.

BIRN mësoi nga Prokuria e Vlorës se kishte nisur një hetim për këtë çështje. Një burim që kërkoi të mos identifikohej tha se nën hetim për veprime dhe mosveprime me pasoja në jetën e qytetarëve si dhe shpërdorim  detyre, janë specialistë të Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike, Policisë Bashkiake, Emergjencave Civile të Bashkisë e Prefekturës.

Ndërkohë, zgjidhja e problemit mbetet pezull. Prefekti i Qarkut të Vlorës, Flamur Mamaj, në një komunikim telefonik i tha BIRN se Bashkia e Vlorës po punon për një projekt për kapsulimin e mbetjeve, por plani është ende i pa-draftuar. Në planin e përgjithshëm të Integruar të Mbetjeve për Vlorën vihet në dukje se në fushën aktuale të grumbullimit gjenden rreth 400 mijë ton mbetje të grumbulluara në më shumë se 30  vite.

Zgjidhja e planifikuar ishte zhvendosja e mbetjeve në landfillin e Sherishtës, por ai ka mbetur i papërfunduar. Pas një zjarri masiv në gusht, kreu i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha premtoi zgjidhje të shpejtë të situtatës.

“Zgjidhja është vënia në punë e Landfilldit të Sherishtës,  punimet e të cilit pothuajse kanë përfunduar por këtë vepër bashkia e Vlorës ende nuk e ka marrë në dorëzim. Jemi aktualisht në tratativa për të arritur paraprakisht të paktën depozitimin ( kapsulimin) e mbetjeve në landfilld,” tha në gusht kryebashkiaku i Vlorës.

Landfilli i Sherishtës duhej të ishte gati që në qershor 2021, por afati për vënien e tij në punë është shtyrë disa herë.  Ndërtimi i tij është pjesë e një projekti të integruar për menaxhimin e mbetjeve në qarkun e Vlorës me vlerë 20.8 milionë euro të financuar nga KfW, nga të cilat 12.5 milionë euro janë kredi dhe pjesa tjetër grante.

Kompania Integrated Technology Services që kreu punimet për ndërtimin e tij është nën sekuestro prej 14 dhjetorit 2021, me urdhër të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ndërsa një pjesë e punimeve nuk janë përfunduar dhe kalimi i tij nën kontrollin e Bashkisë së Vlorës ka ngecur duke e bërë të pamundur transferimin e mbetjeve atje.

Landfilli i Sherishtës është vetëm një nga aktet e sagës së inceneratorëve në Shqipëri. Aksioneri i vetëm i kompanisë që kreu punimet, Klodian Zoto është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Policia e Shtetit, i akuzuar për pastrim parash dhe korrupsion. Zoto është gjetur fajtor në dy çështje të veçanta nga Gjykata e Posaçme që e ka dënuar dy herë me nga 8 vjet burg për korrupsion aktiv, për inceneratorët në Fier dhe Elbasan.

Etiketa: ambientalistAndi LikajBanorëBashkiaBashkia e VlorësBashkia VlorëBIRNBurgCommunity HubDjegia e mbetjeveelbasanErmal CukaniErmal DredhaEuroFierFlamur MamajFushaGjykataGjykata e PosaçmeGjykatëGjykatësHetimInceneratorIntegrated Technology ServicesKFWKlodian ZotoKorrupsionKorrupsion aktivkrediLandfilli i SherishtësLokalembetjendotjeNiko DumanipaktpasojaPastrim parashpeticionpoliciPoliciaPolicia e ShtetitPrefekti i VloresProkuroria e VloresSHshqipShqipëriVlorëZjarr
I mëparshmi

BE nuk u konsultua për marrëveshjen Rama-Meloni për emigrantët

Tjetri

Gjyqtari Sokol Shehu konfirmohet në detyrë

Tjetri
Gjyqtari Sokol Shehu drejt konfirmimit në detyrë

Gjyqtari Sokol Shehu konfirmohet në detyrë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.