AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

BE nuk u konsultua për marrëveshjen Rama-Meloni për emigrantët

Ambasadori i delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, tha të enjten në Tiranë se Shqipëria dhe Italia nuk ishin konsultuar me Komisionin Europian për nënshkrimin e memorandumit që parashikon ndërtimin në territorin shqiptar të kampit për refugjatët që zbarkojnë në brigjet italiane.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
14:19 | 09/11/2023
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ambasadori Luigi Soreca gjatë konferencës për shtyp me zv.kryeministren Belinda Balluku. Foto: LSA.

“Komisioni Europian është informuar, por nuk është konsultuar për memorandumin e mirëkuptimit,” tha ai gjatë një konference për shtyp me zëvendëskryeministren Belinda Balluku, ku prezantoi progres-raportin e ri të KE-së për Shqipërinë.

Soreca bëri të ditur se Brukseli e ka marrë tekstin e marrëveshjes vetëm 2 ditë më parë duke e vlerësuar të parakohshëm një vlerësim për dokumentin,  i cili, sipas tij, -“ka më shumë vlerë politike, por jo vlerë ligjore”.

“E kuptojmë që ky është hapi i parë dhe do të duhet të përkthehet në ligj dhe këtu do të bëjmë vlerësimin tonë, ka detaje që duhen identifikuar në ligj,” tha më tej ai, duke sqaruar se marrëveshje të tillë mund të bëhen, por ato duhet të respektojnë ligjet ndërkombëtare.

Për numrin dy të qeverisë shqiptare, Belinda Balluku, marrëveshja e firmosur të hënën në Romë nga kryeministri Edi Rama me homologen italiane Giorgia Meloni nuk cënon të drejtën ndërkombëtare.

“Nëse do të ishte bërë mes dy shteteve të BE do ishte normale apo jo?” tha Balluku duke shtuar se “nuk duhet të shqetësohet njeri për qëllimin dhe as nuk cënon të drejtën ndërkombëtare”.

Sipas Ballukut, marrëveshja nuk e ka kryer rrugëtimin e saj ligjor pasi pritet të miratohet në Kuvend, ndërsa akuzoi kritikuesit e marrëveshjes se “për arsye të luftës politike arrijnë deri në pikën që merren me ngjyrën e lëkurës së emigrantëve”.

Kryeministri shqiptar është angazhuar që të vendosë në dispozicion të qeverisë italiane territorin e vet për të ngritur kampe të ngjashme me burgjet si dhe të presë mijëra emigrantë nga vendet e treta për të paktën një periudhë 5-vjeçare, sipas protokollit të nënshkruar nga Rama dhe Meloni.

Marrëveshja kritikohet nga opozita në Itali dhe Shqipëri si dhe nga organizatat e të drejtave të njeriut.

Organizata ndërkombëtare e të drejtave të njeriut, Amnesty International, kritikoi marrëveshjen si “të paligjshme dhe të pazbatueshme”, një nga kritikat më të ashpra në drejtim të shkeljes së të drejtave të njeriut ndaj Ramës në të gjithë karrierën e tij politike.

 

 

Etiketa: Amnesty InternationalBashkimi EuropianBEBelinda BallukuBrukseliEdi RamaEmigranteGiorgia MeloniItaliKampet e refugjateveKEKomisioni EuropiankonferenceKryeministri Edi RamaKuvendLigjLuigi SorecaMarrëveshjamarrëveshjeMeloniOpozitapaktprogresRamaromshqipShqipërishqiptareTe drejtat e Njeriut
I mëparshmi

Skeda e pasurisë së deklaruar – Sokol Shehu– Gjykata e Shkodrës

Tjetri

‘Është skëterrë’: Vlonjatët dhe rezidentët e huaj protestojnë kundër djegies së plehrave

Tjetri
Vendgrumbullimi i mbetjeve të Vlorës digjet pak ditë pas përplasjes në këshill për landfillin e ri

‘Është skëterrë’: Vlonjatët dhe rezidentët e huaj protestojnë kundër djegies së plehrave

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.