AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Detyrimet për pagat, përmbarimi bllokon llogarinë e thesarit të Prokurorisë së Përgjithshme

Prokuroria e Përgjithshme dhe SPAK kërkuan një zgjidhje nga Kuvendi për ngërçin e rritjes së pagave të magjistratëve, që sipas tyre po bllokojnë funksionimin normal të këtyre institucioneve.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
16:14 | 10/11/2023
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela dhe kreu i SPAK, Altin Dumani gjatë një aktiviteti. Foto: LSA.

Prokuroria e Përgjithshme u ankua të premten në Kuvend se i është bllokuar llogaria e thesarit nga përmbaruesit, si shkak i moshlyerjes së detyrimeve për shtesat e pagave të punonjësve sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Luan Abazi, sekretari i Përgjithshëm i Prokurorisë së Përgjithshme, i tha Komisionit Parlamentar të Ligjeve se “kemi qenë shumë në vështirësi për të kryer veprime financiare me thesarin, sepse nga ana e përmbaruesve është bllokuar thesari”.

Gjatë prezantimit të buxhetit të ri, Abazi kërkoi nga qeveria që të marrë masa për këtë çështje, pasi sipas tij, “vazhdojnë proceset gjyqësore dhe gjykata në mënyrë sistematike po jep vendime në favor të tyre”.

“Nga ana jonë është njohur detyrimi për të gjithë punonjësit, kjo është bërë për të kursyer shpenzimet gjyqësore dhe ato të përmbarimit,” shtoi ai, duke e vlerësuar situatën si shumë problematike.

“T’i kërkohet Ministrisë së Financave që të vendosë që ky detyrim që kemi të likuidohet menjëherë, sepse prokuroria është në vështirësi të përditshme për të kryer veprime në funksionin kushtetues që ka,” këmbënguli ai.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i shpallur një vit më parë u njeh një  shtesë page prej 14 mijë lekësh të gjithë magjistratëve që nga viti 2019, por qeveria ka bërë një vesh të shurdhër për alokimin e fondeve për zbatimin e tij.

Të njëjtin shqetësim ngriti dhe Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, gjatë dëgjesës në këtë komision të premten.

Armand Shini, drejtor i Buxhetit dhe Menaxhimit Financiar në SPAK tha se “struktura po përballet me vendime gjyqësore që janë në ekzekutim dhe shpenzime gjyqësore, përmbarimore”, duke kërkuar që të gjendet një zgjidhje.

Sipas tij, efekti financiar i këtyre detyrimeve arrin në 130 milionë lekë për këtë institucion.

Gjatë kërkesave për buxhetin e ri 2024, kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, këmbënguli që qeveria të parashikonte zërin e investimeve në shumën 550 milionë për rikonstruksionin e godinës së re brenda vitit që vjen, jo të ndarë në 2 vite, siç e kishte parashikuar Ministria e Financave.

“Jemi para faktit që godinën e kemi përballë, por punojmë tej kapaciteteve dhe s’mund të plotësojmë stafin pasi s’kemi ambjente ku t’i vendosim,” u tha Dumani deputetëve.

Në lidhje me detyrimet për shtesat e pagave, kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka tha se shqetësimi ishte i drejtë, por ajo ripërsëriti qëndrimin se Kuvendi dhe qeveria po kërkojnë një zgjidhje institucionale-ligjore për këtë çështje

Punonjësit e organeve të drejtësisë po fitojnë në masë gjyqet për zbatimin e këtij vendimi duke futur në ngërç financiar funksionimin e tyre dhe duke i shtuar detyrimeve financiare dhe shpenzimet gjyqësore e përmbarimore.

Gjatë dëgjesave për buxhetin, Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Komisioni i Pavarur i Apelimit theksuan se kjo ishte një çështje sensitive për mbarvajtjen e punës dhe për pavarësinë e këtyre institucioneve.

 

 

Etiketa: Altin DumaniArmand ShinideputetdetyrimGjykataGjykata KushtetueseGjykatëGjykatësGjykatës KushtetueseGjyqKëshilli i Lartë GjyqësorKlotilda BushkaKomisionKomisioni i LigjeveKomisioni i Pavarur i KualifikimitkushtetueseKuvendKuvendiLuan AbaziMagjistratMASMasaMinistria e FinancavePagatParaProkuroriaProkuroria e PërgjithshmePunëQeveriaRritja e pagaveSHshpenzimeSPAKStruktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarVendimi
I mëparshmi

Shqipëria bëri “progres të paktë” ose “të kufizuar” në reforma gjatë vitit të fundit, thotë Brukseli

Tjetri

‘Në dorë të Zotit’: Bashkitë i lënë fermerët në mëshirë të kushteve të motit

Tjetri
‘Në dorë të Zotit’: Bashkitë i lënë fermerët në mëshirë të kushteve të motit

‘Në dorë të Zotit’: Bashkitë i lënë fermerët në mëshirë të kushteve të motit

meta

Si u nda Gjykata Kushtetuese për mënyrën e arrestimit të Ilir Metës

10:16 | 15/06/2026
protest 2 e1781101587638

“Revolucioni i Flamingove” shkon përtej Kushnerit dhe zogjve

09:31 | 15/06/2026
Saga e ‘seancës paraprake’ për çështjen Veliaj, 4 muaj jashtë afatit

Lobimi i Erion Veliajt fokusohet tek institucionet që mbështesin SPAK në SHBA

09:28 | 15/06/2026
marjana koceku

Deputetja braktis PS-në ndërsa protestat kundër qeverisë zmadhohen

19:52 | 14/06/2026
Lufta për tregun e kokainës hedh dritë mbi lidhjet e krimit shqiptar në Suedi

Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës

10:44 | 14/06/2026
Nërtime, Tiranë, beton, pallate

Drogë – Beton: Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës

10:26 | 13/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.