AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Zyrtarja e lartë e Ministrisë së Shëndetësisë dënohet me 2.8 vjet burg

Sekretarja e Përgjithshme, Joana Duro dhe tre të pandehurit e tjerë u shpallën fajtorë për vepra penale të korrupsionit në lidhje me një tender të zhvilluar në Ministrinë e Shëndetësisë.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
17:30 | 13/11/2023
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjykata rrëzon akuzën e grupit të strukturuar kriminal në aferën e sterilizimit
Godina e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Foto LSA

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të hënën më 13 nëntor të deklarojë fajtore sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro si dhe tre të pandehurit e tjerë të akuzuar për korrupsion me një tender.

Gjykata vendosi të pranojë kërkesën e prokurorisë për dënimin e Duros me 4 vjet burgim në cilësinë e funksionarit të lartë shtetëror, që në aplikim të gjykimit të shkurtuar u reduktua në 2 vjet e 8 muaj burgim. Laura Shteto, Vladimir Topi dhe Silvi Shehi u dënuan me nga një vit burg, që në aplikim të gjykimit të shkurtuar u reduktua në 8 muaj heqje lirie.

Joana Duro u arrestua më 2 qershor, pasi u akuzua se kishte përfituar ryshfet në vlerën 330 mijë lekë për të favorizuar shoqërinë Dricons sh.p.k në një procedurë prokurimi me fond limit 805 mijë lekë. Duro u dënua për veprën penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.

Veç Duros, SPAK mori të pandehur për korrupsion aktiv Laura Shteton, administratorin e kompanisë Dricons, Vladimir Topi si dhe Silvi Shehin, inxhinier pranë këtij operatori ekonomik. Sipas prokurorisë, shuma e parave që ka marrë Duro është dhënë nga Topi, i cili akuzohet se ka përfituar në mënyrë të paligjshme nga tenderi i zhvilluar. Shehi akuzohet se pas komunikimit me administratorin e kësaj shoqërie, ka marrë shumën e parave dhe ja ka dërguar të pandehurës Laura Shteto, e cila më pas i ka dhënë Duros.

Në seancën parardhëse, Duro shprehu pendesë nëpërmjet avokates së saj për faktin se nuk kishte qenë e kujdesshme të kontrollonte se çfarë gjendej në zarfin e përcjellë nga Shteto. Ajo pretendoi se nuk kishte pasur dijeni se aty gjendej shuma e parave që u sekuestrua. Edhe Shehi pretendoi pafajësi me pretendimin se nuk e dinte çfarë kishte në zarf, ndërsa Shteto dhe Topi pranuan fajësinë.

Ndërkohë, përfaqësuesit ligjorë të të pandehurve kërkuan të ndryshohet cilësimi i veprës penale, duke pretenduar se funksioni i Duros nuk mund të kualifikohet si funksion i lartë shtetëror, kërkesë e cila u rrëzua nga gjykata.

Etiketa: BurgGjykataGjykata e PosaçmeGjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarJoana DuroKorrupsionKorrupsion aktivKorrupsion me tenderinKorrupsioniKorrupsioni pasivLaura Shtetoministria e shendetesiseryshfetSHSilvi ShehiSPAKtenderVladimir Topi
I mëparshmi

KQZ shqyrton mandatin e kryebashkiakut të Kuçovës

Tjetri

Apeli rrëzon kërkesën e zyrtarit të Kadastrës së Sarandës për rishqyrtim gjyqësor

Tjetri

Apeli rrëzon kërkesën e zyrtarit të Kadastrës së Sarandës për rishqyrtim gjyqësor

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.