AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Apeli rrëzon kërkesën e zyrtarit të Kadastrës së Sarandës për rishqyrtim gjyqësor

Gjykata e Posaçme e Apelit nuk e pranoi një kërkesë për rishqyrtim gjyqësor të depozituar nga zyrtari i Kadastrës së Sarandës, Saimir Braho, i cili akuzohet për korrupsion në procesin e regjistrimit të pronave.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
14:41 | 14/11/2023
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Pamje molit dhe varkave ne qytetin e Sarandes. Foto: LSA

Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi të martën më 14 nëntor kërkesën e zyrtarit të Kadastrës së Sarandës, Saimir Braho, i dënuar në shkallën e parë për korrupsion pasiv për rishqyrtim gjyqësor të çështjes. Kryetarja e trupit gjykues, Daniela Shirka deklaroi se gjykata nuk e kishte vlerësuar të arsyeshëm rishqyrtimin gjyqësor të çështjes dhe për këtë arsye nuk e pranoi. Në vijim, gjykata ftoi palët të paraqesin konkluzionet përfundimtare, por avokati i të pandehurit Saimir Braho kërkoi kohë me pretendimin se do të parashtronin edhe lidhur me vendimin e ndërmjetëm të gjykatës për rrëzimin e kërkesës, si dhe se në këto kushte do t’i duhej që të konsultohej me të përfaqësuarin prej tij.

Avokatët e tre të pandehurve të tjerë paraqitën konkluzionet. Mbrojtësi i Laert Pashës, nëpunësit tjetër i Kadastrës së Sarandës, i akuzuar për korrupsion në procesin e regjistrimit të pronave, u shpreh se e kishin pranuar fajësinë. Por, ai kundërshtoi kualifikimin e veprës penale, duke pretenduar se Pasha mund të akuzohet vetëm për ushtrim të ndikimit të paligjshëm dhe jo për korrupsion, pasi nuk provohet bashkëpunimi.

Mbrojtësi i të pandehuit Hamza Tola i cilësoi provat e prokurorisë të pamjaftueshme për ta shpallur fajtor të përfaqësuarin prej tij. Sipas mbrojtësit të Tolës, akuza e ngritur ndaj klientit të tij nuk lidhet me episodin korruptiv për të cilin akuzohen zyrtarët e Kadastrës së Sarandës. Ai argumentoi se Tola jo vetëm që se ka kryer veprën penale të ushtrimit të ndikimit tek nëpunësit e Kadastrës së Sarandës, por as nuk mundej ta kryente një gjë të tillë, pasi ai punonte si shofer në Ministrinë e Drejtësisë dhe nuk kishte asnjë lidhje. Pretendimet dhe deklarimet e kallëzuesit dhe të pandehurit Kastriot Kreku se i ishte sygjeruar pagesa në këmbim të certifikatës së pronës, u cilësuan prej Tolës dhe avokatit të tij në mospërputhje me njëra-tjetrën.

Ndërsa mbrojtësi Kastriot Krekut, u shpreh se duhej të kryente mbrojte të trefishtë, nga gjykata, prokuroria dhe prej kolegëve. Sipas tij, Kreku ka kryer kallëzim për shkak të vështirësive që kishte hasur në legalizimin e objektit të tij. Ai parashtroi se Kreku jetonte në Angli prej vitesh dhe kur i ishte kërkuar shuma prej 3000 euro, kishte kujtuar se ishte taksa për procesin e legalizimit të objektit. Avokati u shpreh se kur Kreku e kishte kuptuar se bëhej fjalë për ryshfet, i ishte drejtuar SPAK-ut me kallëzim penal dhe pasi kishte pritur disa muaj pa përgjigje, e kishte denoncuar situatën pranë emisionit “Stop”.

Prokurori Elvin Gokaj kërkoi që konkluzionet t’i paraqesë pasi të njihet me bisedimet përfundimtare të të gjithë të pandehurve. Për rrjedhojë gjykata vendosi të shtyjë seancën më datë 20 nëntor, në orën 14:00. Duke e vlerësuar të padrejtë kërkesën e avokatit të Brahos për shtyrje, gjykata vendosi të pezullojë afatet e masave të sigurimit personal për të pandehurit.

Në maj të vitit 2022, Policia e Shtetit njoftoi se pas transmetimit në emisionin investigativ “Stop”, të denoncimit të një rasti korruptiv në ASHK Sarandë, u krye ndalimi i 41-vjeçarit Laert Pasha për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Në regjistrimin video të publikuar, Pasha shfaqej teksa merrte një shumë parash kundrejt premtimit për regjistrimin e një prone. Në vijim të hetimeve u ngritën akuza dhe për dy të pandehurit e tjerë, si dhe ndaj vetë kallëzuesit Kastriot Kreku, pasi për këtë të fundit u urdhërua nga gjykata.

 

Etiketa: AkuzaAngliApeliASHKDaniela ShirkaElvin GokajEmisioni StopEuroGjykataGjykata e PosaçmeGjykata e Posaçme e ApelitGjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarGjykatëGjykatësGjyqHamza TolaKadastraKorrupsionkorrupsion pasivKorrupsioniKorrupsioni pasivLaert Pashaministria e drejtesisePoliciaPolicia e ShtetitProkuroriProkuroriaPunëryshfetSaimir BrahoSarandëShoferShtyrjeSPAKtaksavideo
I mëparshmi

Zyrtarja e lartë e Ministrisë së Shëndetësisë dënohet me 2.8 vjet burg

Tjetri

Nuk deklaroi dënimin në Greqi, kryebashkiaku i Kuçovës ruan mandatin

Tjetri
KQZ shqyrton mandatin e kryebashkiakut të Kuçovës

Nuk deklaroi dënimin në Greqi, kryebashkiaku i Kuçovës ruan mandatin

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.